LIVE UPDATES
Insights

Visaret e Kadaresë apo “kalcunjat e Ismailit”?

28 Janar 2021, 19:35 Nga DOSJA
Visaret e Kadaresë apo “kalcunjat e Ismailit”?

Para pak ditësh mediat përcollën një lajm periferik: Ismail Kadare kishte takuar një grup lexuesish në Kavajë. Binte në sy një detaj i vogël, por gjithsesi intrigues. Disa e quanin ‘shkrimtari i shquar’, të tjera ‘shkrimtari i …njohur’, të tjera thjesht ‘shkrimtari Ismail Kadare’.

Natyrisht që kjo amplitudë vlerësimesh nuk ka lidhje me Kadarenë; pas gjasash dëshmon formimin e vobektë të disa reporterëve të kulturës. Gjithsesi e ke vështirë të vësh dorën në zjarr e të thuash se nuk është edhe refleks i një fakti grotesk: sot e kësaj dite qëndrimet ndaj Kadaresë shtrihen në një amplitudë humnerore, nga idealizimi e hyjnizimi tek denigrimi e mohimi total.

Kjo s’është gjë e re, kështu ka ndodhur në dekada. Kurdoherë vepra dhe personaliteti i Kadaresë kanë ngjallur diskutime dhe janë shoqëruar me qëndrime pro dhe kundra. Dukuria është e moçme, por raportet mes simpatizantëve dhe skeptikëve, mes pohuesve dhe mohuesve, kanë ndryshuar gradualisht e me këmbëngulje, gjithnjë në favor të ithtarëve.

Aq e vërtetë është kjo saqë vitet e fundit nuk mungojnë zërat që ndruhen se prirja pohuese, duke shkelur në viset e idealizimit, mund ta kthejë Kadarenë në idhull, por veprën ta zhysë në pezhishkat e harresës.

Prirja për t’u marrë me Kadarenë e për të lënë disi në hije veprën e tij apo për ta thjeshtëzuar atë vetëm në rrafsh politik, është mjaft e fuqishme dhe nxitet nga një varg faktorësh tejet veprues. Nisin këta faktorë me pëlqimin e mediave për njerëz të famshëm, për qasje të lehta, argëtim e intrigë dhe vijnë tek kërshëria jonë masive për politikë e histori.

2.

Ligjërimi i sotëm publik për Kadarenë veç një hapësire përherë e më të gjerë glorifikuese, përmban edhe një vis jetë e mot të trazuar: marrëdhëniet e shkrimtarit me diktaturën.

Në vija kryesore kjo marrëdhënie është hulumtuar dhe vështirë se mund t’i shtosh gjë tjetër, përpos detajesh e nuancash. Prej vitesh pranohet përherë e më gjerë fakti se Kadare nuk ka qenë disident, madje në korpusin e veprave të tij nuk mungojnë edhe romane e sidomos poema me qasje favorizuese e glorifikuese për diktaturën dhe diktatorin.

Por pranimi i kësaj të vërtete nuk eklipson dot një fakt tjetër: vepra e Ismail Kadaresë ka shërbyer si një faktor i fuqishëm emancipues për shoqërinë shqiptare nga vitet gjashtëdhjetë e deri më sot, sidomos gjatë periudhës totalitare.

Si çdo letërsi e madhe edhe vepra e Kaderesë ka ndikuar e ndikon jo vetëm me mesazhet që përcjell, por me tërësinë e vet, duke nisur nga përmbajtja e forma, nga teksti e nënteksti e duke ardhur tek leximi a pritja prej publikut.

Kadareja, bashkë me Fatos Arapin, Dritëro Agollin dhe breza shkrimtarësh që i pasuan u hapën rrugë rrjedhave moderne në letërsinë tonë, krijuan modele të ikjes nga retorika politike, nga qasjet folklorizante e etnografike, nga skemat, shabllonet etj., për të ardhur tek poezia e metaforës dhe e mendimit, tek proza moderne, konçize dhe e pasur në nëntekst e intertekst.

Në ato vite Ismail Kadareja mbetej idhull për një shumicë të rinjsh që aspironin krijimtarinë letrare dhe, ç’është më e rëndesishmja, i nxiste këta që të kërkonin modernen, novatoren, jetën urbane, vlerat bashkëkohore.

Disa tipare të veprës së Kadaresë vinin në kundërshtim me ideologjinë e kohës, paçka se, për arsye të njohura nuk artikuloheshin verbalisht në tekst. Për ta perceptuar sado përciptas këtë, le të shqyrtojmë kalimthi një element, që përbën madem të çmuar të shtrirë tejembanë korpusit kadarean: prirjen e fuqishme çmitizuese.

Jo një herë, në poezi e në prozë, Kadareja rimerr subjekte e motive të njohura e të trajtuara më parë në mite e legjenda apo edhe në kryevepra të letërsise botërore. Risjell psh Laokontin, Prometeun, Zeusin, Hamletin, Ledin Makbeth, Doruntinën, legjendën e urës që s’mban, marrëdhënie të eposit të kreshnikëve me epet homerike etj. Dhe këtë e bën për të çmitizuar, për të zbuluar interesa dhe motive të fshehta, krejt të ndryshme nga ato që thonë tekstet origjinare.

Prirja për të mitizuar e çmitizuar ka qenë kurdoherë avëlmend ku janë endur shumë nga visaret e letërsisë botërore, por në një rregjim totalitar kjo merrte edhe një funksion plus: ushqente dyshimin për dogmat zyrtare si dhe nxiste kërshërinë për të gërmuar e gjetur çfarë fshihet poshtë tyre.

Mund të vazhdonim kështu edhe me tipare të tjera të qenësishme të veprës së Kadaresë, tipare që s’janë element dosido por dëshmi arti soili. Gërshetimi i imazheve lokale me tingëllimin universal psh, aq i hasur në korpusin e Kadaresë, është tipar i gjithë letërsisë jetëgjatë, që i reziston kohës, por merrte edhe ngarkesa të tjera e lexuar në klimën e një shoqërie totalitare dhe të vetëizoluar.

Gjëra të ngjashme mund të thoshnim edhe për ambiguitetin dhe shumëkuptimësinë, që aq shumë hasen në veprën e Kadaresë. Është në natyrën e metaforës dhe më tej të artit të madh ta thonë një gjë me një gjë tjetër, ta grishin lexuesin të luajë me domethëniet e nënkuptimet, por në regjimin totalitar të gjitha këto bënin që thuajse çdo vepër e re e Kadaresë të shoqërohej me diskutime masive, me qëndrime pro e kundra. Parë kështu, krijimtaria e tij ka qenë, në mos shkollë, të paktën kurs pluralizmi e debati, grishje për të parë jo vetëm skenën, por edhe prapaskenën e ideologjisë së kohës.

3.

Ambiguiteti dhe shumëkuptimësia e veprës së Kadaresë të shtyjnë drejt një shqetësimi real që ka nisur të artikulohet në ligjërimin tonë publik dhe që përmbledhtas mund të përcillej: sot dhe në të ardhmen, kur censura totalitare s’ekziston më, kur aludimet e Kadaresë për rendin totalitar lenë e do të lenë indiferent lexuesin e kohës, a do të lexohet vepra e tij me po të njëjten etje e kërshëri si dikur, në vitet e regjimit totalitar?

Përgjigjen kësaj pyetjeje ia ka dhënë dhe po ia jep fakti që Ismail Kadare vazhdon të përkthehet e të botohet në gjuhë te ndryshme si dhe të marrë çmime prestigjoze ndërkombëtare. Vështirë të thuash se vepra e Kadaresë lexohet e përjetohet nga të huajt si dëshmi e qëndrimeve politike të autorit. Madje ky aspekt vështirë se përbën shtysë të qenësishme qoftë për lexuesin e huaj, qoftë për juritë prestigjoze që vazhdojnë ta nominojnë e ta vlerësojnë.

“Arsyeja kryesore dhe më e rëndësishmja pse duhet të lexojmë Ismail Kadarenë është se na shfaqet si rrëfimtar i shkëlqyer. Rrëfen histori të mrekullueshme – dhe rrëfen shumë.” Kështu shkruan tani së fundi David Bello në revistën “World Literature Today”dhe rendit një varg elementësh që e bëjnë shkrimtarin tonë interesant për lexuesin e huaj. Me një fjalë Kadare lexohet dhe, në të ardhmen ca më shumë do të lexohet si letërsi, jo s’i dokument, si histori dhe aq më pak si politikë.

Nuk është gjë e keqe që diskutohen edhe aspektet politike të veprës, edhe elementë biografikë që lidhen me raportet mes tij dhe diktaturës. E keqja nxjerr krye kur diskutimet e këtyre aspekteve absolutizohen dhe lenë në hije vlerat e qenësishme të krijimtarisë, ato që lidhen me ashtin e veprës së tij, me dimensionin human, kombëtar e universal.

Për më shumë se shtatëdhjetë vjet Kadare me një punë këmbëngulëse e talent të rrallë lëroi arat e shqipes dhe krijoi një korpus letrar me vlera të paçmueshme. Tani është në dorën tonë dhe të atyre që do të vijnë që të zgjedhim nëse këto visare do t’i qarkullojmë dhe riprodhojmë, apo do i mbyllim në muze dhe do vazhdojmë sherret provinciale me politikë e histori.

Kjo alternativa e dytë apo, thënë më qartë, rreziku për t’u marrë me autorin e për të lenë në hije veprën, bëhet edhe më vepruese nga që mediat e sotme, të lektisura pas audiencës dhe klikimeve, kanë prirjen t’u ikin vlerave dhe gjithçka ta kthejnë në argëtim, intrigë e kërshëri. Me një fjalë ekziston rreziku që ligjërimi ynë publik t’u ikë vlerave që ka krijuar Shkrimtari dhe të merret me biografinë e tij, t’u ikë visareve që ka sjellë Kadareja dhe të merret me “kalcunjat e Ismailit”.

P.S.

Tek “Ftesë në studio” gjëndet edhe një detaj biografik plot humor e qesëndi: “Kur në moshën dymbëdhjetëvjeçare botova vjershat e para, nisa të dëgjoj përherë e më shpesh komentet e shoqeve të gjyshes: do të bëhet i dëgjuar si Ismail Kadareja. Kështu quhej stërgjyshi im, i cili paskësh qenë i dëgjuar në Gjirokastër për… kalcunjat (lloj çorapesh) e bukura që mbante. Me fjalë të tjera, për ndjekjen e modës. Paskëshin qenë kaq të bukura kalcunjat e tij, saqë në një këngë të njohur gjirokastrite, ku këngëtari rendiste gjërat që mund ta bënin të lumtur një njeri, krahas “sarajeve të vezirit”, “kopshtit të Çelo Kailit”, “nuseve të Dane Bakirit” dhe “zërit të bilbilit”, ishin dhe “kalcunjat e Ismailit”. Kështu që më pëlqente ose jo, ideja e famës iu shfaq së pari ndërgjegjes sime në formë çorapesh të bukura.”

“Në vitet studenteske, sidomos në ato të Moskës, – vazhdon autori, – kur pasioni për letërsinë m’u zbeh ca kohë, për shkak të ndjekjes së modës, disa herë më janë kujtuar kalcunjat e stërgjyshit. Me sa dukej, fama u mëdysh në fisin tonë midis sqimës në të veshur dhe letrave, dhe turbullira ime moskovite s’qe veç një shenjë e fundit që më dërgonte im stërgjysh për të më mbushur mendjen se lavdia më e sigurt ishte ajo e tij.”

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

opinione opinione 85-vjetori i ismail kadare çapajev gjokutaj ismail kadare 85-vjetori i ismail kadare çapajev gjokutaj ismail kadare

Sondazh

Poll
Insights 26 Janar 2021, 19:39

Për të mos vdekur nga MAFIA, z.Kryeministër!

E dëgjova Kryeministrin para gazetarëve të na thoshte: Merrni shembulll nga STOP-i dhe Fiksi! Medet, mendova! Paguajmë nga taksat tona një ngrehinë të tërë drej...

Insights 25 Janar 2021, 20:35

Momentumi i Albin Kurtit

U çmend dhe Liburni, mendova për një cast ndërkohë që ndiqja seancën parlamentare ku po votohej mocioni për rrëzimin e qeverisë Kurti. Ai që kishte ndarë...

Insights 22 Janar 2021, 16:48

Më fal, i miri Mil, më fal o njeri i madh

Sot ndesha përballë Milin, kushëririn tim. I mpakur,i dobët,i zverdhur,me vêshtirësi hiqte zvarrë ca këpucë tê rënda ushtarake. Jeta e tij një mallkim. Internua...

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete

Berisha: Protesta 46-ditore që vazhdon është tërësisht antidiktatoriale

Berisha: Gjithçka zhvillohet sot në rrugë dhe sheshet e Tiranës është një betejë e kauzës

Këshilli Kombëtar/ Berisha prezanton emrat e propozuar për anëtarët e Këshillit të Diasporës

Dua Lipa: Frymëzuese të shoh qytetarët në protestë, ndërkohë që qeveria anashkalon ligjet