FOTO/ Sherri në Sarandë, del fotoja e autorit
6 Tetor, 21:50
Detaje të reja nga vrasja në Sarandë/ V...
Bota
Vijon kriza energjitike në Kosovë, KEDS: Do të ketë ndërprerje nga dy orë në ditë
22 Dhjetor 2021, 13:40Nga DOSJA
PRISHTINË – Kompania Kosovare për Distribuim të Energjisë Elektrike (KEDS) ka bërë të ditur se gjatë ditëve të fundit, sistemi elektroenergjetik i vendit është mbingarkuar tej mase. Sipas KEDS-it, do të fillohet me kufizime të energjisë elektrike, të cilat pritet të janë rreth dy orë dhe do të prekin të gjithë konsumatorët në kohë të ndryshme.
“Gjatë ditëve të fundit, sistemi elektroenergjetik i vendit është mbingarkuar tej mase. Të njëjtën kohë, duke u ballafaquar me krizën më të rëndë elektroenergjetike botërore, Operatori i Tregut- KOSTT, duke u bazuar në ligjet në fuqi, ka udhëzuar që të fillohet me kufizime të energjisë elektrike. Këto kufizime do të jenë rreth dy orë dhe do të prekin të gjithë konsumatorët në kohë të ndryshme, përveç atyre emergjentë”, thuhet në njoftimin e KEDS.
Kjo situatë do të mbizotërojë gjatë 24 orëve të ardhshme, ku sipas KEDS-it, për ditët në vijim janë në pritje të instruksioneve nga KOSTT-i.
“Sistemi elektroenergjetik i vendit është afektuar tashmë komplet nga kriza botërore dhe pasojat e saj përballohen më lehtë, nëse secili nga ne jep kontributin e tij. Pra, që kriza të ketë ndikim sa më të vogël, KEDS apelon për kursim maksimal të energjisë elektrike dhe përdorim të formave alternative të ngrohjes, aty ku ka mundësi”, përfundon njoftimi i Kompanisë Kosovare për Distribuim të Energjisë Elektrike.
BUDAPEST – Hungaria është shprehur e vendosur se nuk do t’i ndryshojë politikat e saj të imigracionit pavarësisht një vendimi të fundit nga gjykata e lart...
BEOGRAD – Gjykata e Apelit në Serbi ka refuzuar ankesën e Kryetarit të Këshillit Kombëtar Shqiptar, Ragmi Mustafi ndaj vendimit të Gjykatës së Lartë në Be...
MALISHEVË – Nxënësit e gjimnazit “Hamdi Berisha” në Malishevë të Kosovës kanë bojkotuar sot mësimin, ndërsa kanë protestuar pas dyshimeve për një ras...
WALTER REED, SHBA – Brenda disa javësh, shkencëtarët në Institutin e Kërkimeve të Ushtrisë Walter Reed në SHBA presin të njoftojnë se kanë zhvilluar një v...
SHBA– Studentja Madeline Allen u zhduk më 13 dhjetor të këtij viti dhe u gjet nga policia pesë ditë më vonë. Rrëmbyesi dhe përdhunuesi i dyshuar pretendon...
MADAGASKAR – Ministri i Rendit në Madagaskar ka notuar për gati 12 orë pa pushim për të arritur në breg pasi helikopteri i tij u rrëzua në det të martën. ...
RUSI-Një gazetare në kanalin Russia 1 kërcënon se NATO duhet të sprapset vullnetarisht, ose do të jenë rusët ata të cilët do t’i përzënë me forcë, duke iu refer...
PRIZREN – Një shqiptar ka rënë në prangat e policisë së Prizrenit pasi ka tentuar të kalojë pa certifikatë vaksinimi kundër COVID-19, duke i ofruar 50 eur...
BEOGRAD – Një deklaratë e kreut të AAK-së, ish-kryeministrit të Kosovës, Ramush Haradinaj, në lidhje me buxhetin që i nevojitet Ushtrisë së Kosovës, ka sj...