LIVE UPDATES
Bota

VIDEO/ Rriten tensionet mbi të ardhmen e të drejtës së abortit në SHBA

10 Prill 2022, 20:57 Nga DOSJA
VIDEO/ Rriten tensionet mbi të ardhmen e të drejtës së

SHBA- E ardhmja e të drejtës për abort po shkakton debate të ashpra në Shtetet e Bashkuara, ndërsa Gjykata e Lartë pritet ta shqyrtojë këtë çështje në qershor. Që nga shtatori, Teksasi ka ndaluar abortet pas javës së gjashtë të shtatzënisë. Shumë gra që duan të bëjnë procedurën e abortit tani janë në garë me kohën.

Amy, një poete, së fundmi vendosi të ndërpresë shtatzëninë. Kjo nuk ishte e lehtë për të. Nëna e divorcuar e një 3-vjeçareje, e cila banon në Taksas, thotë se nuk kishte kohë të mjaftueshme për të peshuar vendimin e saj, pasi mësoi se ishte shtatzënë.

“Nëse do të kisha patur pak më shumë kohë për të analizuar këtë çështje, për të ulur tensionin, ndoshta do të kisha marrë një vendim tjetër”, thotë ajo.

Në shtator, Teksasi miratoi ligjin më kufizues të abortit në Shtetet e Bashkuara. Amy, e cila nuk pranoi të jepte mbiemrin e saj, e dinte se kishte vetëm pak ditë për të marrë vendimin dhe për të gjetur klinikën ku do të bënte procedurën e abortit.

Para se të merrja rezultatet nga testi i shtatzënisë fillova të hulumtoja në internet për klinikat ku mund të bëja procedurën e abortit në Teksas sepse doja ta dija që e kisha këtë opsion“, thotë ajo.

Përvoja e Amy-t në Teksas së shpejti mund të bëhet realitet për më shumë gra në Shtetet e Bashkuara.

Gjykata e Lartë pritet të vendosë për një çështje aborti në qershor, që mund të nxisë një valë kufizimesh të të drejtave të abortit në të gjithë vendin.

Aktivistët e mbrojtjes së të drejtave të abortit flasin me shqetësim për jetën në Teksas, pas miratimit të ligjit të ri, ku gratë duhet të bëjnë një abort deri në momentin kur mund të dëgjohen rrahjet e zemrës së fetusit, që ndodh rreth javës së gjashtë të shtatzënisë për shumicën e grave.

Ligji gjithashtu parashikon mundësinë e ngritjes së padive ndaj atyre që ndihmojnë gratë të bëjnë procedurën e abortit, pas javës së gjashtë të shtatzënisë.

Realiteti për shumicën e grave është se afati për të marrë një vendim për abortin është edhe më i shkurtër. Amy kishte më pak se një javë kohë për të marrë vendimin, pasi mësoi se ishte shtatzënë, por pas thirrjeve të shumta telefonike, ajo arriti të caktonte kohën për të bërë procedurën në një klinikë.

“Nuk kisha kohë as të vlerësoja mendimet e mia, ndjeva se koha po kalonte me shpejtësi”, thotë ajo.

Për aktivistët kundër abortit, ky kufizim kohor është një hap i madh në drejtimin e duhur.

“Qëllimi ynë është krijimi i një shoqërie ku asnjë grua nuk do të mendonte të bënte një abort nga frika e mungesës së një alternative tjetër. Ne kemi alternativa të shumta”, thotë Joe Pojman nga Aleanca e Teksasit për Jetën.

Në vend që të kërkojnë një abort, zoti Pojman dëshiron që gratë shtatzëna të vizitojnë afro 200 qendra të shtatzënisë në krizë të Teksasit, ku ai thotë se ato mund të marrin mbështetjen e duhur.

“Pra, ky është butiku ynë i foshnjave për nënat. Kur vijnë të ndjekin kurset tona, atyre u jepet mundësia të blejnë gjërat e nevojshme. Për çdo kurs që ato ndjekin fitojnë pikë që mund t’i përdorin më vonë për të marrë gjërat që u nevojiten. Këtu ato mund të bëjnë një sonogram dhe u japim atyre mundësinë përmes pajisjeve tona për të parë beben e tyre”, thotë Brittany Green-Benningfield nga Qendra e Shtatzënisë në Pflugerville.

Qendrat gjithashtu ndihmojnë gratë të caktojnë vizitat mjekësore dhe ofrojnë gjëra të tjera si produkte të konservuara për fëmijët deri në moshën 3 vjet e gjysmë. Zoti Pojman thotë se ky është një hap i madh në drejtimin e duhur, por se duhet shumë më tepër punë.

Ndërsa numri i aborteve është ulur ndjeshëm dhe gratë po kërkojnë më shumë agjenci që ofrojnë alternativa ndaj aborteve, vazhdon të ketë ende dhjetëra mijëra aborte në Teksas“, thotë ai.

Në disa mënyra, Amy ishte skenari më i mirë për dikë që kërkon një abort në Teksas. Ajo e dinte ligjin, e dinte se duhej të lëvizte shpejt dhe kishte burime për të bërë një abort dhe ndoshta të udhëtonte jashtë shtetit nëse ishte e nevojshme. Por gratë e varfra nuk i kanë këto mundësi dhe ato dëmtohen më së shumti nga ligji, thonë aktivistët e mbrojtjes së të drejtave të abortit.

“Pasi ato mësojnë dhe informohen në klinikat tona se ligji i Teksasit nuk ua lejon të bëjnë proedurën e abortit këtu, ato ndeshen me pengesa shumë të mëdha, si mungesa e transportit ose mungesa e mundësisë për të marrë pushim nga puna për të bërë procedurën jashtë shtetit, ose nuk kanë njeri që mund të kujdeset për fëmijët e tyre. Kjo krijon një situatë të patejkalueshme”, thotë Sarah Wheat nga organizata “Planned Parenthood”.

Sipas Universitetit të Teksasit, mes shtatorit dhe dhjetorit të vitit të kaluar mbi 4000 gra nga Teksasi dolën jashtë shtetit për të bërë procedurën e abortit. Shumë gra të tjera që kaluan afatin blenë ilaçe aborti në internet, të cilat shoqërohen me rreziqe kur përdoren pa mbikëqyrje mjekësore. Amy thotë se kjo e shqetëson atë.

“Gratë do të bëjnë abort. Ato e kanë bërë këtë për shekuj, edhe kur kjo ishte e paligjshme dhe gratë vdisnin nga abortet. Kështu që nëse e drejta për të marrë këtë vendim u hiqet grave, në fund kjo mund të shkaktojë vdekjen e shumë prej tyre”, thotë ajo.

Ata që kundërshtojnë abortin thonë se edhe abortet marrin jetë njerëzish. Sigurisht, një debat i vështirë pa marrë parasysh se cilën perspektivë mbështesin palët e përfshira në të.

Marrë nga VOA

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

bota bota aborti brittany green-benningfield joe pojman sarah wheat aborti brittany green-benningfield joe pojman sarah wheat

Sondazh

Poll

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete

Berisha: Protesta 46-ditore që vazhdon është tërësisht antidiktatoriale

Berisha: Gjithçka zhvillohet sot në rrugë dhe sheshet e Tiranës është një betejë e kauzës

Këshilli Kombëtar/ Berisha prezanton emrat e propozuar për anëtarët e Këshillit të Diasporës

Dua Lipa: Frymëzuese të shoh qytetarët në protestë, ndërkohë që qeveria anashkalon ligjet