Protesta për Zvërnecin/ Protestuesit çajnë kordonin metalik, policia i sulmon me ujë. Tubimi shpërndahet në gjithë Tiranën
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Tragjedia me dy viktima në Shëngjin, policia jep detaje: Të gjithë shtetas nga Kosova, tre persona në spital 3 Qersho...
“Ka forca në Shqipëri dhe jashtë që janë kundër”/ Rama: Të rreshtohesh me PS, do të thot&eum...
"Shqipëria është e shqiptarëve"/ Qytetarët mbushin rrugët e Tiranës, kërkojnë anulimin e pr...
UKRAINË- Forcat ukrainase po pastrojnë shkatërrimet e lëna pas nga trupat ruse, ndërsa vijojnë të zbulohen varre masive me civilë të vrarë. Rusia nga ana tjetër po grumbullon të gjitha trupat për një përballje të pritshme në Ukrainën lindore. Ekspertët thonë se një ofensivë e plotë ruse mund të fillojë brenda disa ditësh dhe kjo do të jetë një periudhë vendimtare për luftën. Megjithatë, ka shumë pikëpyetje për aftësinë e forcave ruse, për të cilat zbulimi perëndimor thotë se janë të demoralizuara.
Ukraina bëri thirrje të dielën për një tjetër raund sanksionesh nga Bashkimi Evropian kundër Moskës dhe më shumë ndihma ushtarake. Autoritetet thonë se po përgatiten për një ofensivë të madhe ruse në lindje të vendit. Pamjet satelitore të publikuara nga kompania amerikane “Maxar Technologies” tregojnë një autokolonë ushtarake ruse prej 13 kilometrash që është nisur në jug drejt Donbasit.
Rusia ka dështuar të marrë nën kontroll ndonjë qytet të Ukrainës, që kur nisi agresionin në 24 shkurt, por tani autoritetet ukrainase thonë se trupat ruse do të kryejnë sulme masive në lindje të vendit dhe iu kanë kërkuar banorëve që të largohen. Presidenti ukrainas Volodymyr Zelenskiy shkroi në rrjetin social “Twitter” se kishte folur në telefon me kancelarin gjerman Olaf Scholz për sanksione shtesë ndaj Rusisë si dhe për më shumë armë dhe mbështetje financiare për vendin e tij.
Në një fjalim me video të shtunën në mbrëmje për ukrainasit, zoti Zelenskyy tha se “Rusia nuk ka për qëllim të kufizohet vetëm në Ukrainë” dhe “i gjithë projekti evropian është në shënjestër”.
“Prandaj nuk është vetëm detyrë morale e të gjitha demokracive, të gjitha forcave të Evropës, të mbështesin synimin e Ukrainës për paqe. Kjo është në fakt një strategji mbrojtjeje për çdo shtet të qytetëruar”, theksoi ai.
Vrasja e civilëve nga trupat ruse, sidomos në qytetin Buça, ka shkaktuar një indinjatë ndërkombëtare si dhe ka ndikuar në rivendosejn e sanskioneve ndaj Rusisë. Një tjetër varr masiv është zbuluar në fshatin Buzova pranë Kievit, njoftuan autoritetet ukrainase, megjithatë informacionet e verifikuara në mënyrë të pavarur janë të pakta.
Moska ka hedhur poshtë akuzat për krime lufte. Ajo ka mohuar të ketë vënë në shënjestër civilët në atë që e quan një “operacion special” për të çmilitarizuar dhe “denazifikuar” Ukrainën. Disa qytete në lindje të Ukrainës janë duke u bombarduar dhe dhjetëra mijëra njerëz janë të paaftë për t’u evakuuar. Të dielën, forcat ruse bombarduan Kharkivin, qytetin e dytë më të madh të Ukrainës, në verilindje dhe dërguan përforcime drejt Izyumit në juglindje në përpjekje për të thyer mbrojtjen e Ukrainës. Rusët vazhduan gjithashtu rrethimin e Mariupolit, një port kyç jugor që ka qenë nën sulm dhe i rrethuar për gati 1 muaj e gjysmë.
Një zëdhënës i Ministrisë ruse së Mbrojtjes tha se ushtria ruse përdori raketa të lëshuara nga ajri për të goditur sistemet raketore të mbrojtjes ajrore të Ukrainës S-300 në rajonin jugor të Mykolaiv dhe në një bazë ajrore në Chuhuiv, një qytet jo larg Kharkiv. Raketat ruse të lëshuara nga deti shkatërruan gjithashtu selinë e një njësie ushtarake ukrainase të stacionuar më në perëndim në rajonin e Dnipro, sipas zyrtarit rus.
Vlerësimet perëndimore shfaqin besim në rritje në aftësinë mbrojtëse të Ukrainës për të zmbrapsur sulmet e Rusisë, duke i portretizuar trupat ruse me moral të ulët dhe me viktima në rritje. Ministria britanike e Mbrojtjes tha të dielën se ushtria ruse po përpiqet të mbulojë humbjet në rritje duke shtruar numrin e trupave me personel që është liruar nga shërbimi ushtarak që nga viti 2012. Agjencia e OKB-së për refugjatët raportoi të dielën se më shumë se 4.5 milionë njerëz janë larguar nga vendi që kur nisi lufta.
Marrë nga VOA
Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?
UKRAINË- Numri i të vdekurve në sulmin e stacionit të trenit në Kramatorsk, Ukrainë, u rrit në 57, tha të dielën kreu i administratës ushtarake rajonale të...
FRANCË- Presidenti Emmanuel Macron ka del në skenë duke përshëndetur mbështetësit. BBC shkruan se ai falënderoi ata që e votuan, si dhe kandidatët e tjerë ...
FRANCË- Emmanuel Macron mund të ketë fituar raundin e parë me pesë pikë, por ky sondazh i cili është transmetuar nga një prej dy rrjeteve të mëdha televizi...
FRANCË- Kandidati francez i ekstremit të djathtë, Eric Zemmour, tani, siç pritej, u ka kërkuar mbështetësve të tij që të votojnë për udhëheqësen e e...
TIRANË- Analisti dhe njohësi i Ballkanit, Janush Bugajski ka reaguar pas lajmeve se Serbia ka blerë armatim në mënyrë të fshehtë nga Kina. Me anë të një po...
SHBA- Shtetet e Bashkuara janë të angazhuara t’i ofrojnë Ukrainës “armët që i duhen” për t’u mbrojtur nga Rusia, tha të dielën këshillta...
FRANCË- Tani e dimë se kush do të shkojë në raundin e dytë – por pyetja për votuesit që nuk mbështetën as Emmanuel Macron dhe as Marine Le Pen është ...
FRANCË- Marine Le Pen ka folur pas përfundimit të raundit të parë të zgjedhjeve. BBC shkruan se Le Pen u ka bërë thirrje atyre që nuk e kishin votuar Macro...
FRANCË- Kandidatja konservatore Valerie Pécresse sapo ka folur dhe u ka kërkuar votuesve të zgjedhin Emmanuel Macron në raundin e dytë. BBC shkruan se sipa...
SERBI- Presidenti i Partisë për Drejtësi dhe Pajtim (SPP) në Serbi, Usame Zukorliç, tha më 10 prill se analizat e dy laboratorëve të huaj tregojnë se bab...