Politike

‘Media’/ Paketa Anti-shpifje sjell debate të forta, Ekonomi: Mos ma qaj hallin… Dhimitri përplaset me Beqirajn: Arrogante!

Ka qenë gazetari Ylli Rakipi ai që i ka quajtur dy projektligjet e Paketës Anti-shpifje si diçka totalitare dhe fashiste, teksa ka debatuar edhe me deputeten e PS-së Milva Ekonomi.

TIRANË– Komisioni Parlamentar për Edukimin dhe Median ka nisur punimet mbi 2 projektligjet e Paketës Anti-shpifje të propozuar nga kryeministri Edi Rama. Mbledhja është shoqëruar me debate të forta, teksa të pranishëm ishin edhe gazetarë e përfaqësues të mediave. Ka qenë gazetari Ylli Rakipi, që, i pranishëm në mbledhje (video e publikuar nga Faxweb), ka quajtur dy projektligjet e Paketës Anti-shpifje si diçka totalitare dhe fashiste, teksa ka debatuar edhe me deputeten e PS-së Milva Ekonomi.

Qeveria socialiste është investuar prej 2 vitesh në krijimin e një pakete të quajtur “Paketa Anti-shpifje” e cila do të kalojë në Kuvend në 19 dhjetor. Kjo paketë, e cila synon të vendosë rregulla në mediet online, është pritur negativisht nga gazetarët dhe organizatat që mbrojnë fjalën e lirë.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Me këtë ligj, Shqipëria kthehet në vendin e vetëm në Evropë që gazetarët dhe mediat gjobiten me vendime administrative. Por përveç gjobave media online do të përballet dhe me mbyllje, ku parashikohet një gjë e tillë kur publikohet 5 “fake news”, bllokohet për një vit.

(f.m;f.g/dosja.al)

  • 12:26

    Ylli Rakipi ia 'zbraz' socialistëve: Rama vishet si profeti Muhamed, shan gazetarët 'hale', 'qenef' nëpër rrugët e Kasharit. Po kaloi ligji, turpi do jetë i juaji!

    Ylli Rakipi, gazetar

    Gazetari Ylli Rakipi ka replikuar me të pranishmit në Komisionin e Medias për paketën Anti-shpifje. Rakipi iu tha socialistëve se Rama vishet si profeti Muhamed, teksa shtoi se dy projektligjet për paketën Anti-Shpifje janë në shkelje me Konventën për të Drejtat e Njeriut.

    Mos pëlqimi i kryeministrit është e njohur publikisht dhe e demostron nga mënyrat më të ndryshme.  Ndoshta një pjesë nga ju jeni të kënaqur me daljet e tij, e liderit tonë, që përveç përmbajtjes, demonstron edhe në formë,. Vishet si profeti Muhamed” “Me një gjuhë denigruese, fyese, “qenef”, “hale”, “pusho atë qenin”, “atë analist”, na shan nëpër rrugët e Kasharit.  Projektligjet e medias online kanë frymë fashiste dhe e vendosin median onlinë nën kontrollin e dy institucioneve që i kontrollon qeveria. Ju është dërguar një pr/ligj që ta ktheni në ligj për të ligjëruar urdhrin administrativ të Enver Hoxhës.  Do të ngrihet AKEP dhe AMA e do të marrin vendime për të goditur mediat, sic kërkon lideri ynë suprem.  Urdhri adminsitrativ të vihet mbi vendimin e gjykatës. Këtë po ju kërkohet zotërinj deputetë. Bëjeni, por turpi do të jetë i juaji”, tha Rakipi.

  • 12:26

    'Më vjen turp që të shoh kështu', Ylli Rakipi kapet me Milva Ekonomin, ish-ministrja: Mos ma qaj hallin mua

    Milva Ekonomi dhe Ylli Rakipi

    Gazetari Ylli Rakipi, i pranishëm në Komisionin e Medias ku është diskutuar paketa anti-shpifje ka replikuar me ish-ministren e Ekonomisë, Milva Ekonomi.

    Pjesë nga debati

    Ylli Rakipi: Ju qenkeni kështu, mua më vjen turp që t’ju shikoj në këtë gjendje! Më vjen turp.

    Milva Ekonomi: Mos ma qani hallin mua.

    Ylli Rakipi: Po ti je arrogante, nuk lë kolegen tënde të flasë. Do hidhesh të më mbytësh ti mua? Hidhu more zotëri…(I drejtohet Beqirajt)

    Ndërsa Fatjona Dhimitri bëri thirrje se të gjithë përfaqësuesit e maxhorancës mund të largoheshin nëse nuk kishin dëshirë të merrnin pjesë në debat, duke e quajtur paketën e propozuar si ligjin e çensurës.

    Fatjona Dhimitri: Nëse të gjithë do merrni fjalën për të thënë të njëjtat gjëra është e kotë. Kush të dojë të largohet

    Ismet Beqiraj: Do marrim fjalë për proçedurë, mos trego arrogancë

    Fatjona Dhimitri: Arrogancën e ka sjellë qeveria juaj me këtë ligj

    Ismet Beqiraj: Të lutem, të lutem më dëgjo

    Fatjon Dhimitri: Absolutisht s’të dëgjoj fare, absolutisht, çfarë do, çfarë kërkon? Ti kërkon që të aporovohet çensura ndja medias

    Ismet Beqiraj: Të gjithë do t’i dëgjojmë respekto rregulloren.

    Fatjona Dhimitri: Kush ka ankesa për mua, t’i paraqesë atje ku duhet.

    Ismet Beqiraj: S’jemi këtu për të bërë shoë televiziv, ka një rregullore dhe respektojeni. Nëse ju si media doni të shkelet rregullorja….

    Fatjona Dhimitri: Vazhdo,…vazhdo, hapim seancën dëgjimore.

Shto Koment