LIVE UPDATES
Aktualitet

Vettingu i Elbana Llurit, Jacobs i bën “namin”: Makineri pastrimi parash, s’kam parë kështu

28 Mars 2022, 20:03 Nga DOSJA
Vettingu i Elbana Llurit, Jacobs i bën “namin”: Makineri

Në parashtrimet e saj në seancën dëgjimore në Kolegjin e Posaçëm të Apelimit të hënën, gjyqtarja e Gjykatës së Apelit të Tiranës e vuri disa herë theksin te lidhja e veçantë me motrën që i kishte dhuruar disa milionë lekë në forma të ndryshme. Lluri i dha këto argumente ndërsa këmbënguli në seancë që vendimi i Komisionit të Pavarur të Kualifikimit, i cili e kishte konfirmuar atë në detyrë të mbetej në fuqi, pavarësisht ankimimit të Komisionerit Publik.

Por vëzhguesi i Operacionit Ndërkombëtar të Monitorimit, Theo Jacobs ngriti dyshime mbi argumentet e gjyqtares. Pas një seance të shkurtër pyetje-përgjigje të fokusuar mbi dhurimet që Lluri pretendonte, Jacobs tha se i dukej sikur motra e gjyqtares kishte shërbyer për të “mbushur gropat” në deklaratat e saj të pasurisë. Sipas Jacobs, deklarimet e Llurit për dhurimet nga motra ishin të pambështetura në asnjë provë që të tregonin ekzistencën e tyre.

“Kjo më bën të mendoj që ose ju nuk e njihni ligjin për ILDKPKI, ose kjo është makineria më e madhe e pastrimit të parave që unë kam hasur gjatë procesit të rivlerësimit,” tha Jacobs.

Gjyqtarja i kundërshtoi konstatimet. Ajo tha se e motra dhe bashkëshorti i saj kishin 30 milionë euro pasuri të luajtshme dhe të paluajtshme, dhe i konsideroi dhurimet për të si normale nisur nga “marrëdhënia e veçantë”.

Debati mes Llurit dhe Jacobs u zhvillua në fund të seancës në Kolegji e Posaçëm të Apelimit, ku gjyqtarja po përballet me ankimin e Komisionerit Publik që kërkon rihetimin e pasurisë së saj dhe ngre dyshime mbi të ardhurat e përdorura për blerjen e dy apartamenteve dhe dy makinave.

Gjyqtarja e Apelit të Tiranës, Elbana Lluri u konfirmua në detyrë më 2 shkurt 2021, por Operacioni Ndërkombëtar i Monitorimit rekomandoi apelimin e saj, duke arsyetuar se hetimi nuk kishte qenë i plotë ose ishte në kundërshtim me praktikën e vendosur tashmë nga Kolegji i Posaçëm i Apelimit. Komisioneri Publik ankimoi gjithashtu vendimin e konfirmimit duke kërkuar rihetim për Llurin.

Trupa e KPA, me kryesuese Natasha Mulaj, relatore Ina Ramën dhe anëtarë Albana Shtylla, Mimoza Tasi, Sokol Çomo, vendosi të hënën të rihapë hetimit për gjyqtaren, pasi pranoi disa prova të reja prej saj dhe dëgjoi parashtrimet e palëve.

Parashtrimet dhe mbrojtja

Komisioneri Publik, Florian Ballhysa i qëndroi ankimit të bërë më herët. Ai tha në fjalën e tij se kërkonte nga Kolegji hetim më të thelluar mbi pasuritë e Llurit, konkretisht sa i përket blerjes së një apartamenti 125 metra katrorë në Tiranë, një apartamenti 126 metra në Vlorë, mundësive të prindërve për të dhënë hua 25 mijë euro, burimet për të mbuluar 2.6 milionë lekë në shpenzime udhëtimi.

Komisioneri Publik i kërkoi KPA-së që të kryejë një analizë të re financiare për subjektin dhe të riçelë hetimet për të.

“Mbështetur në parashikimet e nenit F, pika 3 e aneksit të Kushtetutës, kërkojmë që shkaqet e parashtruara në këtë ankim të merren në konsideratë nga ana e Kolegjit të Posaçëm të Apelimit, duke disponuar çeljen e hetimit dhe marrjen e provave përkatëse, sipas kërkimeve të ankimit dhe kësaj parashtrese”, lexoi Ballhysa.

Ballhysa po ashtu këmbënguli që KPA të hetonte lidhjen mes subjektit dhe një Audi Q7, e blerë nga ish-vjehrri i saj dhe në përdorim nga ish-bashkëshorti, gjyqtari Gerd Hoxha, vendimi për konfirmimin në detyrë të të cilit po ashtu është ankimuar në Kolegj. Ai tha se Kolegji duhej të hetonte pretendimet e Llurit mbi mungesën e detyrimit për ta deklaruar këtë makinë.

Gjyqtarja u mbrojt duke i vënë në dukje Kolegjit se pasuria e saj ishte hetuar dy herë nga dy trupa të ndryshme të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit dhe se në të dyja rastet nuk ishin gjetur probleme. Ajo tha se edhe pse procesi ndaj saj dhe procesi ndaj ish-bashkëshortit, Gerd Hoxha ishin të veçantë, pasuria e saj u ishte nënshtruar verifikimeve dhe ishte konsideruar si e ligjshme në të dy rastet.

Në të njëjtën kohë, Lluri këmbënguli se nuk kishte lidhje me makinën, një Audi Q7 në emër të vjehrrit, por në përdorim nga bashkëshorti, për të cilën ONM ka ngritur dyshime se ishte pasuri e fshehur. Lluri tha se kontrata e përdorimit ishte para martese dhe se ajo nuk e kishte ngarë asnjëherë makinën edhe pse kishte qenë në udhëtime me ish-bashkëshortin.

Në fjalën e saj, Lluri po ashtu pretendoi se të ardhurat e prindërve të saj ishin të mjaftueshme për të kursyer shumën 25 mijë dollarë. Ajo tha se kishte bërë versione të ndryshme të analizave dhe në të gjitha rastet të ardhurat mjaftonin.

Ajo po ashtu vuri në dukje marrëdhënien me të motrën, që sipas saj e kishte ndihmuar, duke i dhënë një pagë mujore që kishte variuar nga 30 mijë në 40 mijë lekë deri në vitin 2004, një dhuratë prej 2 milionë lekësh pas përfundimit të shkollës së Magjistraturës dhe i kishte dhuruar gjysmën e vlerës së apartamentit 125 metra në Tiranë, që sipas përllogaritjeve ishte 6.5 milionë lekë.

Gjyqtarja tha se shuma prej 30-40 mijë lekësh në muaj i ishte dhënë nga të afërmit në formë dhurate dhe jo si pagesë për punën në kompaninë e ndërtimit. Ajo sqaroi se deklarimi që bëhej fjalë për pagë ishte një lapsus dhe këmbënguli që termi punë ishte përdorur në kuptim të shpërblimeve për ndihmë në shtëpi kujdesi për fëmijët e të ngjashme.

Lluri ndërkohë lexoi edhe qëndrimin e saj mbi 4 denoncime që ishin bërë gjatë kohës që çështja e saj ndodhej në Kolegj. Gjyqtarja tha ndër të tjera se kallëzimet kishin të bënin me arsyetimin e çështjeve, ndërsa referoi se vendimet e saj ishin lënë në fuqi në gjykatat më të larta dhe se ajo kishte vendosur për rastet bazuar në prova.

Debati me Jacobs

Kur trupa gjykuese u kthye pas një tërheqje në dhomë këshillimi për të vendosur në lidhje me hapjen apo jo të hetimeve, vëzhguesi ndërkombëtar, Theo Jacobs mori fjalën për disa pyetje.

Jacobs i kërkoi Llurit detaje mbi marrëdhëniet financiare me motrën, duke pyetur disa herë nëse kishte prova për dhurimin e 2 milionë lekëve apo për pagesat mujore. Jacobs tha se e shikonte të dyshimtë transferimin e shumave kaq të mëdha dhe mungesës së dokumenteve.

Lluri këmbënguli se fakti që këto para ishin dhënë para marrjes së detyrës dhe ajo i kishte deklaruar ato si kursime cash në deklaratën e parë, kjo duhej të merrej si provë nga Kolegji dhe ato duhej të konsideroheshin të ligjshme. Lluri këmbënguli se motra ishte në gjendje të mirë financiare, këmbëngulje së cilës Jacobs iu përgjigj se nuk ishin aty për të ardhurat e motrës së saj.

Vëzhguesi tha se pavarësisht deklarimit para detyrës, Lluri kishte pasur detyrim të provonte me dokumentacion ekzistencën e këtyre të ardhurave. Ai tha se ishte po ashtu i dyshimtë fakti që fillimisht pagesat mujore ishin deklaruar si të ardhura pune dhe më pas si dhurime.

Jacobs tha se ndryshimi në deklaratën noteriale të kunatit të gjyqtares në vitit 2018 në të cilën thuhej se gjyqtarja ishte paguar për punë në kompaninë e ndërtimit dhe asaj të vitit 2020 në të cilën thuhej se ajo ishte paguar si dado, dukej se ishte bërë pasi ai ishte ndjerë ngushtë se KPA “do të kërkonte të verifikonte librat e kompanisë për këto pagesa”.

Ai po ashtu tha se ishte e dyshimtë që paratë që prindërit e saj merrnin nga motra për të jetuar një jetë dinjitoze, ishin kursyer për t’iu dhënë më pas gjyqtares. Jacobs po ashtu theksoi se marrja e kredisë dhe investimi i një shumë 25 mijë euro në një shtëpi, të cilën Lluri e bleu vetëm 3 vjet më vonë, ishte po ashtu jo bindës.

Lluri në qëndrimet e saj përsëriti disa herë se marrëdhënia me motrën e madhe ishte e veçantë dhe se ajo kishte qenë e larguar për një periudhë kohe nga familja biologjike e se kishte qenë motra e madhe që e kishte rritur. “Unë isha si vajza e saj e madhe,” tha ajo për të shpjeguar marrëdhënien.

Por Jacobs i konsideroi argumentet e gjyqtares jo-bindëse. Ai përsëriti disa herë se nuk kishte asnjë provë të lëvizjes së këtyre parave dhe se gjyqtarja kishte detyrim në bazë të ligjit për deklarimin e pasurive që jo vetëm të deklaronte pasurinë, por edhe të provonte me dokumente atë. Ai tha se bazuar në sa ishte thënë në proces i dukej se motra e Llurit ishte ajo që “mbush gropat në deklaratat e tua të pasurisë”.

Këmbënguljes së Llurit për gjendjen e mirë financiare të së motrës duke e llogaritur kapitalin e saj dhe bashkëshortit në shumën 30 milionë euro, Jacobs iu përgjigj me ironi.

“Unë kam lindur natën, por jo mbrëmë”, tha ai.

Në fund të këtij debati, KPA njoftoi hapje të hetimit, bërjen e një analize të re financiare dhe caktimin e seancës së radhës në 4 maj.

Marrë nga BIRN

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

aktualitet aktualitet elbana lluri theo jacobs tirane elbana lluri theo jacobs tirane

Sondazh

Poll

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete

Berisha: Protesta 46-ditore që vazhdon është tërësisht antidiktatoriale

Berisha: Gjithçka zhvillohet sot në rrugë dhe sheshet e Tiranës është një betejë e kauzës

Këshilli Kombëtar/ Berisha prezanton emrat e propozuar për anëtarët e Këshillit të Diasporës

Dua Lipa: Frymëzuese të shoh qytetarët në protestë, ndërkohë që qeveria anashkalon ligjet