LIVE UPDATES
Aktualitet

“Zoti” i Romës! Përgjime të reja për Elvis Demçen: Dua të blej 20 mijë € armë , kam ca…

28 Mars 2022, 18:05 Nga DOSJA
“Zoti” i Romës! Përgjime të reja për Elvis

ITALI– Droga dhe “respekti”; armë dhe para; shtëpi të sigurta dhe fëmijë të padisiplinuar. Ekziston një fije e përbashkët që lidh të gjitha këto bashkë: Elvis Demçe – shqiptari që ka marrë një pjesë të rëndësishme të tregut të kokainës në kryeqytetin e Italisë, e që planifikonte zhdukjen e gjyqtarëve Francesco dhe Giuseppe Cascini – dhe ‘Ndrangheta-s’.

Janë bisedat e deshifruara nga specialistët e Interpolit që zbuluan bandën e Demçes dhe “miqtë” e tij ‘Ndrangheta’ teksa “recitojnë” duke u ndjerë të sigurt pas ekranit të aplikacionit “Skyecc”, kompanisë kanadeze që krijoi iluzionin e garantimit të paprekshmërisë absolute për klientët e saj. Pikërisht në bisedat e zbuluara çuan hetuesit e karabinierëve të Romës në zbardhjen e enigmës së ndërlikuar dhe pjesërisht ende për t’u deshifruar që solli në goditjen e bandës. Ka ende emra të koduar që nuk janë zbuluar dhe kode identifikimi që vërtetojnë rolin e kalabrezëve si furnizues të “shitësësve me shumicë” që operojnë si psh: “Zio” dhe “Spartaco”, “Rangara”, “er Chiappa” dhe “Nooddles”. Të gjitha janë ingranazhet e një mekanizmi që, sapo të vinte në punë, mund të garantonte deri në 50 kilogramë kokainë gati për dërgesë. Kjo organizatë, nëse ishte e nevojshme, mund të përdorte edhe kallashnikovë dhe automatikë Uzi.

“Ai thotë se nesër do të shkojnë te të afërmit e tyre në Tiburtinë, vetëm duhet t’i marrësh në stacion dhe t’i çosh në shtëpi. Ju them të qëndroni me këta djem që të dukemi në rregull,”– shkruhet në dosjen e zbardhur të përgjimeve. Emisarët e Ndraghetës po mbërrijnë në Romë: Do të jenë ata që do të garantojnë qarkullimin e kokainës në pikat e shitjeve. Demçe shqetësohet nëse gjithçka do të shkojë në mënyrën më të mirë. “Kam ndikim dhe peshë në Kalabri dhe jam i interesuar për kapot e tyre ndaj duhet pasur kujdes”- thuhet në përgjime. Kanali i komunikimit dhe trafikimit të kokainës mes bandës shqiptare dhe furnitorëve kalabrezë është duke u konsoliduar. I takon organizatës së tij të kujdeset për nevojat logjistike. Kanali mes bandës shqiptare dhe furnitorëve kalabrezë – ende pa emër – po konsolidohet. Ngarkesat e para shkuan mirë dhe tani janë marrëveshje edhe më të shijshme, por për t’u ulur në tryezën e djemve të mëdhenj, duhet të provoni se jeni gangsterë të vërtetë. Edhe kur bëhet fjalë për shlyerjen në kohë të borxheve: në pjatë ka 400 mijë euro për një ngarkesë kokainë cilësore.

“Do bëjmë ndonjë gjë?,”- thotë shefi shqiptar duke udhëzuar një mik. Bëhet fjalë për një operacion që duhet të shkojë pa probleme: Ti dhe Braçio sillni lekët, duhet të qëndroni aty dhe duhet t’i numërojnë para jush dhe të konfirmojnë dërgesën. Thuajini shefit tuaj të shkruajë “xhaxhi” si sinjal se gjithçka është në rregull dhe lëreni t’u dërgojë një foto shefave të tij, që unë e di se janë njerëz të mirë.”

Biznesi është biznes

Me kalabrezët duhet të silleni me respekt dhe nderim, dhe të jeni gjithmonë të gatshëm për kërkesat e tyre, të paktën kur bëhet fjalë për goditje të mëdha dhe këtë gjë Demçe e di. Dhe kjo është arsyeja pse bosi shqiptar niset të organizojë logjistikën për mbërritjen e një ngarkese të destinuar për trafikantët e tjerë: Duhet të shkoni në San Cesareo! Por kriminelët mbeten kriminelë dhe rregulli qëndron “qeni nuk e ha qenin”.

Kalabrezët duhet të blejnë një shtëpi të izoluar jashtë qytetit dhe me një copë tokë ku mund të fshehin “paketat” e drogës që vijnë. Por është grupi i Demçes që duhet të merret me këtë punë.

“E ka urgjente që duhet një shtëpi e izoluar me tokë për këto dele,” – thotë shefi në telefon.

Por grupi kalabrez nuk merret vetëm me furnizimin me kokainë.  Është vetë Demçe që e tregon gjatë një bisede të deshifruar me kalabreze, ai vetë fshihet pas kodit të identifikimit “6ffefa”.

“Shoku im, më parë përdorja një mikun tim të dashur nga Siderno që merrej me ta, por tani është brenda.  Dua të blej armë 20 mijë euro, a mund të më ndihmoni? Me duhet nje Ak47, nje Uzi, M12 Scorpion. Pastaj gjykatave u duhen Glok 17 , Beretta 9 × 21 parabellum dhe nja 3-4 granata dore ananasi. E kisha pyetur “Rangarën” por ai nuk ishte i interesuar”. 

Demçe i beson bashkëbiseduesit dhe rrëfen se i duhen armë për të edukuar një fëmijë të padisiplinuar. 

Marrë nga icalabresi.it

(k.m/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

aktualitet aktualitet elvis demçe itali elvis demçe itali

Sondazh

Poll

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete

Berisha: Protesta 46-ditore që vazhdon është tërësisht antidiktatoriale

Berisha: Gjithçka zhvillohet sot në rrugë dhe sheshet e Tiranës është një betejë e kauzës

Këshilli Kombëtar/ Berisha prezanton emrat e propozuar për anëtarët e Këshillit të Diasporës

Dua Lipa: Frymëzuese të shoh qytetarët në protestë, ndërkohë që qeveria anashkalon ligjet