LIVE UPDATES
Aktualitet

Vetëm 20 vjeç! Historia e Artanit që u përdor pa e kuptuar nga grupi i ‘hackerave’ në Tiranë që zhvatën 330

30 Maj 2021, 13:14 Nga DOSJA
Vetëm 20 vjeç! Historia e Artanit që u përdor pa e kuptuar

TIRANË– Dija e tepërt dhe gatishmëria për ta vënë atë në ndihmë të të tjerëve, shpesh mund të të përplasë me telashe të mëdha. Në fund të muajit prill, Artani* festoi 20-vjetorin e lindjes. Ditëlindjet janë gjithmonë të bukura, por këtë të 20-vjetorit thotë se do ta mbajë mend më shumë jo për kapërcimin e dy dekadave, por për telashet që i mbinë atë ditë.

“Më mori në pyetje policia”, thotë ai në një rrëfim ekskluziv për gazetasi.al.

Pse-në e shpjegon fill pas kësaj fjalie.

Ishte hapur një hetim për disa aktivitete të dyshimta online dhe IP-të e mia figuronin te kanalet e komunikimit të personave të dyshuar”, shton ai.

Hetimet lidheshin me grupin e të rinjve që u arrestua dhe procedua me akuzën e mashtrimit kibernetik, pasi dyshohen për përvetësimin e shumave të konsiderueshme të parave, ku vetëm në një kompani celulare, siç njofton policia, dëmi ishte rreth 33 mln lek.

Çfarë e lidhte me këtë grup?

“I njihja pak ata çunat, dy prej tyre i kam pasur në klasë. Më kërkonin ndihmë për zbërthimin e ndonjë algoritmi, apo mënyrën e funksionimit të një programi, a aplikacioni. I ndihmoja me naivitet pa dyshuar në asnjë moment se për çfarë po përdoresha”, rrëfen ai.

Fatmirësisht, hetimi zbuloi se ai nuk ishte pjesë e këtij grupi, ndërsa në lidhje me njohuritë që ka mbi programimin, kompjuterin dhe internetin shpjegon se pjesën më të madhe të tyre i ka mësuar vetë.

“Kam pasur PC personal në shtëpi që në moshën 12-13 vjeçare. Babai e kishte mbushur me lojëra, por mua nuk është se më tërhiqnin shumë. Më tërhiqte ideja të kuptoja se si funksionon gjërat brenda atij PC dhe sa më shumë mësoja, që më shumë kisha për të mësuar. Kureshtja shtohej vazhdimisht”, thotë ai.

Pasionin e ndoqi edhe në rrugën që përzgjodhi për t’u arsimuar, pavarësisht se prindërit dëshironin që të ndiqte studimet për mjekësi jashtë vendit. Fillimisht u arsimua në një shkollë private teknologjike dhe më pas në një institut teknologjik po privat në Tiranë. Pa mbushur 17 vjeç thotë se për çështje minutash i rrëmbyen një shpërblim të majmë nga Facebook.

Raportova një bug (problem sigurie) te Facebook. Kishte të bënte me rrjedhjen e të dhënave dhe sa lehtë mund të aksesoheshin ato nga hakerat në internet. Për të njëjtën problematikë kishin raportuar rreth 50 mijë vetë në mbarë botën dhe unë isha i treti në kohë. Shpërblimi i shkoi të parit, që me sa mbaj mend ishte nga Bangladeshi, a Pakistani”, thotë ai.

Na thotë se gjendja e mirë ekonomike e financiare e familjes ja ka hequr gjithmonë mëdyshjet për të vënë njohuritë që ka në shërbim të përfitimeve të paligjshme.

As që më shkon ndër mend”, thotë Artani.

Sfida e fundit që i ka vënë vetes është të zbërthejë për shqiptarët mënyrën se si funksionon ai që njihet si “Deep Web” dhe “Dark Web”.

Duken njësoj, por janë dy koncepte të ndryshme. Te i pari janë të gjitha faqet, apo përmbajtja e internetit është e indeksuar te motorët e kërkimit, por që aksesohen vetëm me ftesë, ose regjistrim. I dyti është e gjitha bota e internetit e paindeksuar te motorët e komunikimit. Zakonisht aksesohet me Browser (shfletues) TOR. Këtu 50 deri në 60 për qind e përmbajtjes është e jashtëligjshme”, rrëfen ai.

Shpreson që në një të ardhme jo fort të largët të nxjerrë edhe një libër shpjegues për këto dy forma të internetit, me theksin te ndërgjegjësimi i të rinjve për t’u qëndruar larg tundimeve dhe krimeve kibernetike.

Por, ëndrra e madhe është një tjetër.

“Dua të ndjek studime shtesë në Institutin e Teknologjisë në Masaçusets, një prej më të mirëve në botë”, vazhdon ai.

*Shënim: Emri Artan nuk është emri i vërtetë i personazhit të këtij shkrimi. Ky emër është vënë nga gazetasi.al pas kërkesës për anonimat prej tij

Marrë nga GazetaSi.al

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

aktualitet aktualitet hakerat ne shqiperi hakerat ne shqiperi

Sondazh

Poll

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin