LIVE UPDATES
Politike

Verifikimi paszgjedhor, Celibashi: Në prokurori rastet që rezultojnë me shkelje

5 Nëntor 2021, 10:17 Nga DOSJA
Verifikimi paszgjedhor, Celibashi: Në prokurori rastet që

TIRANË- Kreu i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Ilirjan Celibashi ka prezantuar ditën e sotme rezultatet e procesit të rinumërimit. Ai u shpreh se do t’i adresohen Prokurorisë të gjitha rastet që rezultojnë me shkelje pas procesit të verifikimit pas zgjedhor.

Më tje në deklaratën për mediat, Celibashu u shpreh se 520 qendra votimi iu nënshtruan procesit të verifikimit, ndërsa shtoi se 40 qendra votimi ishin me diferencë për kandidatët rezultoi nga 10 20 vota.

Në fjalën e tij, Celibashi bëri të ditur se është pro votimit elektronik në Shqipëri. Pasi publikoi rezultatin përfundimtar të zgjedhjeve të 25 Prillit dhe parregullsive të këtij procesi, Celibashi u shpreh se votimi elektronik mund të shmang shumë parregullsi, por nuk zgjidh të gjitha problemet.

DEKLARATA:

KQZ ka përfunduar procesin e verifikimit paszgjedhor të fletëve të votimit të dokumentacionit zgjedhor si edhe ka realizuar procesin e kryqëzimit të të dhënave daktiloskopike të përfituara nga procesi i identifikimit elektronik. Procesi i kryqëzimit të të dhënave daktiloskopike ka përfshirë 4 procese. Procesin e importimit të të dhënave nga pajisjet e identifikimit elektronik në QV në serverët përkatës. Është bërë konsolidimi i këtyre të dhënave në serverët përkatës. Është bërë ekzaminimi i këtyre të dhënave dhe është përfituar raporti vijues.

Nga rezultati i kryqëzimit të të dhënave janë 5023 QV në të cilat është realizuar procesi i identifikimit të zgjedhësve nëpërmjet pajisjes së identifikimit elektronik nga 5199 QV. Janë 1.602.741 zgjedhës të identifikuar nga PEI gjatë ditës së zgjedhjeve. Janë 2.81% e zgjedhësve të cilët nuk ka qenë e mundur t’u bëhej skanimi i shenjës së gishtit, kryesisht për shkak të moshës, ose të dëmtimeve të shenjave biometrike.

Janë 1006 raste të dyshuara. Pra nga procesi i kryqëzimit të të dhënave dhe shenjave të gishtërinjve janë 1006 raste të dyshimta, që nuk do të thotë që janë 1006 persona, por janë 1006 shenja gishtërinjsh, të cilat më shumë se një herë dyshohet se janë të njëjta, kanë ngjashmëri.

Prej këtyre kemi identitet të njëjtë në qendra të ndryshme të votimit të 20 zgjedhësve. Pra janë 20 zgjedhës të cilët dyshohen se kanë votuar në 2 QV të ndryshme. Rezultojnë që këta janë komisionerë të cilët kanë votuar tek QV ku ata kanë pasur emrin e tyre në listën e votimit, por kanë votuar edhe në QV ku ata kanë ushtruar funksionin e tyre si komisioner. Gjithësesi kjo mbetet për t’u verifikuar akoma më tej.

Janë 224 shenja gishti unike të cilat janë skanuar më shumë se dy herë. Pra një shenjë gishti lidhet me 2 numra identifikimi personal. Kjo do të thotë që kur një person i caktuar ka shkuar, ka vendosur gishtin, është lexuar karta e tij e identitet, ky person ka edhe një lexim të një karte tjetër, po me këtë shenjë gishti. Dhe shenjat e gishtit të cilat rezultojnë të skanuara më shumë se dy herë janë 44 shenja gishti të skanuara për 528 herë, pra asnjë shenjë gishti lidhet me disa, më shumë se dy karta identiteti të lexuara.

Janë 520 QV të cilat i janë nënshkruar këtij procesi verifikimi. Janë 40 QV të cilat kanë diferencë për kandidatët nga 10 deri ën 20 vota. Pra 40 QV. Janë 19 QV , të cilat kanë diferencë mbi 20 vota për kandidatë, pra plus ose minus. Pra kandidatët kanë më shumë se 20 vota, ose në disa raste kanë edhe më pak se 20 vota nga ato, të cilat ne kemi gjetur në procesin e verifikimit.

Janë zero QV me diferencë mbi 30 vota dhe janë 0.8% QV me diferencë 10-30 vota për subjektet zgjedhore. Pra vetëm 4 QV nga 520 të këqyrur. Janë 371 QV nga 519, pra 71% e QV nuk k pasur diferenca për partitë politike dhe për subjektet, është zero. Janë 28% e QV nga 519 të këqyrura të cilat kanë diferencë nga 1 deri në 9 vota. Pra ose u janë dhënë 9 vota më shumë, ose u janë hequr 9 vota partive politike. Janë 1% e QV, pra vetëm 4 QV nga 519 në të cilat diferenca është 10-30 vota. Dhe nuk ka asnjë QV në të cilat diferenca e votave për partitë politike të jetë mbi 30 vota. Por në tërësi vlen të evidentohet që këto diferenca kanë qenë të shpërndara në QV të ndryshme votimi.

Nga këqyrja që i kemi bërë dhe rivlerësimi fletëve të votimit të klasifikuara si të pavlefshme, 41% e këtyre fletëve të votimit janë të pavlefshme sepse janë votuar për më shumë se një subjekt zgjedhor. 25% e fletëve të votimi të pavlefshme janë të tilla sepse është votuar për një subjekt zgjedhor dhe për kandidatin e subjektit tjetër zgjedhor. 15% e fletëve të votimit të pavlefshme janë të tilla sepse ka qenë e pamundur për t’u vlerësuar dhe për t’u lexuar zgjedhja e votuesit. Dhe 19% janë raste të tjera.

KQZ do të bëjë një vlerësim të natyrës të parregullsive të evidentuara. Me siguri në ato raste, sidomos sa i përket procesit të të identifikimit elektronik ku kemi konstatuar shenja gishti të lidhura me më shumë se një dokument identifikimi do të kenë një verifikim më të thelluar nga ana e kQZ. Por mund ta them që në krye të herës, ato raste në të cilat shenjat e gishtit janë gjetur në 2 QV të ndryshme votimi meritojnë adresimin e kësaj çështje tek organi i prokurorisë për hetim penal dhe do të jenë ata të cilët do të vendosin nëse jemi përpara një vepre penale, apo jemi përpara një gabimi njerëzor, apo gabimi teknik. Edhe për rastet kur janë konstatuar shenja të identifikimit të gishtërinjve të lëna në më shumë se 2 herë, ose të lidhura me më shume se 2 dokumente identifikimi edhe pse janë në një qendër votimi. Këto do t’i identifikojmë nga pikëpamje administrative më së pari dhe nëse rezulton se shkelja është më shumë se administrative do të bëjmë kallëzim për ndjekje penale pranë organit të prokurorisë. Por në çdo rast nga pikëpamja administrative mund ta them paraprakisht që jemi përpara shkeljeve të rënda administrative dhe do ketë penalitete. Dhe për ato raste kur këto penalitete janë të karakterit penal ne do ti kërkojmë organit të prokurorisë që të bëjë hetimet përkatëse.

Kjo vlen edhe për rastin e gjetjeve dhe parregullsive të verifikuara nga procesi i këqyrjes së fletëve të votimit dhe i tabelave të rezultateve. Natyrshëm që kur këto diferenca janë 1,2,3,4,5 po dhe këto mbeten për t’’u verifikuar apo 10 mund të ngelemi tek sanksionet penale. Por në ato raste dhe në ato QV ku në të njëjtën QV një subjekti zgjedhor apo dhe një kandidati i janë hequr 10, 20, 30 apo dhe më shumë vota, këto raste ne vlerësojmë që kërkojnë angazhimin e organit të prokurorisë.

ZHVILLIMET: 

Prokuroria ktheu përgjigje për Tom Doshin, Celibashi: Do ta shqyrtojmë

(a.b)/dosja.al

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

politike politike ilirjan celibashi kqz zgjedhjet e 25 prillit 2021 ilirjan celibashi kqz zgjedhjet e 25 prillit 2021

Sondazh

Poll

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete

Berisha: Protesta 46-ditore që vazhdon është tërësisht antidiktatoriale

Berisha: Gjithçka zhvillohet sot në rrugë dhe sheshet e Tiranës është një betejë e kauzës

Këshilli Kombëtar/ Berisha prezanton emrat e propozuar për anëtarët e Këshillit të Diasporës

Dua Lipa: Frymëzuese të shoh qytetarët në protestë, ndërkohë që qeveria anashkalon ligjet