LIVE UPDATES
Art&Argëtim

VEPRAT/ Ekspozita e tregon regjisorin Federico Fellini si vizatues

21 Nëntor 2021, 08:07 Nga DOSJA
VEPRAT/ Ekspozita e tregon regjisorin Federico Fellini si vizatues

Me filmat si “La Dolce Vita”, “La Strada” dhe “Amarcord” regjisori italian Federico Fellini (1920-1993) u bë i pavdekshëm. Falë fuqisë, dëshirës për jetën dhe imagjinatës që rrezatojnë, filmat e fituesit të shumëfishtë të çmimit Oskar kanë edhe sot efekt mbresëlënës. Por pak adhurues të kinemasë e dinë, se Fellini nuk ka qenë vetëm regjisor shumë i talentuar, por ai ka shkruar edhe skenarë për regjisorë të tjerë dhe libra.

Por sot vështirë që dikush ta dijë, se Fellini ka qenë edhe një vizatues jashtëzakonisht i talentuar. Për Fellinin vizatimet ishin një mjet i pazëvendësueshëm në rrugën nga ideja në realizimin e filmit. Qoftë si skica apo si vendngjarje me shumë detaje dekorative, vizatimet e Fellinit janë shprehja e fantazive të tij, që e ndihmuan t’i kalonte ato në personazhe, kostume dhe skena, dhe në fund t’i realizonte.

Në rininë e tij Fellini hapi një studio të vogël portretesh për pushuesit në plazhin e Riminit në 1936. Në fund të viteve tridhjetë ai publikoi vizatime humoristike dhe tregime të shkurtra në gazeta dhe revista. Nga fundi i Luftës së Dytë Botërore, menjëherë pasi amerikanët morën Romën, Fellini me miqtë e tij hapi një dyqan, ku ushtarët amerikanë mund të dëgjonin muzikë dhe pozonin që t‘u vizatoheshin portretet.

Në profesionin e tij të mëvonshëm si kineast Fellini përfiton nga përvoja e tij shumëvjeçare me laps dhe letër. Me skica dhe vizatime ai vizualizon idetë e tij. „Ashtu siç përbën skenari fazën verbale para prodhimit të filmit, shpesh ndodh, që unë gjatë kohës së përgatitjes të vizatoj bocete dhe figura, sepse dua ta fiksoj një skenë, një rol, kostumin e një personazhi të caktuar, apo gjendjen e tij shpirtërore dhe ta qartësoj nga ana vizuale.

Tani për herë të parë prej tri dekadash punimet e Fellinit në letër mund të vizitohen në një ekspozitë të madhe. Punimet e shfaqura në ekspozitën në Muzeun Folkwang në Essen përfshijnë punën e Fellinit nga fillimi i viteve 1950 deri në fillim të viteve 1980. Fokusi i ekspozitës me titull “Federico Fellini. Nga vizatimi në film” është vendosur në vizatimet e tij për filmat “Amarcord”, “Casanova”, “Qyteti i grave” dhe “Anija e ëndrrave të Fellinit”.

Rreth 200 vizatime të regjisorit mund të shihen dhe të krahasohen me skenat e realizuara filmike, me fragmente skenari dhe regjistrime. Kjo e bën të qartë procesin krijues të Fellinit, nga ideja e parë deri te puna e përfunduar.

Ekspozita “Federico Fellini. Nga vizatimi në film” mund të vizitohet nga data 12 nëntor 2021 deri më 20 shkurt 2022 në Muzeun Folkwang në Essen. Ajo realizohet në bashkëpunim me Kunsthaus Zürich dhe financohet nga Istituto Italiano di Cultura Colonia në Këln.

Marrë nga DW

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

kulture kulture ekspozitë federico fellini ekspozitë federico fellini

Sondazh

Poll
Art&Argëtim 20 Nëntor 2021, 19:11

Dita kur linde tregon GJITHÇKA rreth teje

Çfarë tregon data e lindjes për ju? Lexoni artikullin e mëposhtëm për të mësuar disa detaje më shumë. Numerologët thonë se ditëlindja sjell me vete disa ...

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete

Berisha: Protesta 46-ditore që vazhdon është tërësisht antidiktatoriale

Berisha: Gjithçka zhvillohet sot në rrugë dhe sheshet e Tiranës është një betejë e kauzës

Këshilli Kombëtar/ Berisha prezanton emrat e propozuar për anëtarët e Këshillit të Diasporës

Dua Lipa: Frymëzuese të shoh qytetarët në protestë, ndërkohë që qeveria anashkalon ligjet