LIVE UPDATES
Politike

VENDIMI: Presidenti Meta, Ruçi dhe Rama mund të flasin pa limit në celular! Si ndryshoi “kufizimi” për “ko

8 Shtator 2020, 19:27 Nga DOSJA
VENDIMI: Presidenti Meta, Ruçi dhe Rama mund të flasin pa limit

TIRANË– “Kokat” e shtetit mund të flasin pa limit në celular. Presidenti i Republikës Ilir Meta, Kryetari i Kuvendit Gramoz Ruçi, Kryeministri Edi Rama dhe Kryetari i Gjykatës së Kushtetuese, ende pa një kryetar, edhe pse aktualisht në post përkohësisht Vitore Tusha mund të flasin pa limit me njëri tjetrin. Vendimi është botuar ditën e sotme në fletoren zyrtare, ku edhe shkruhet se tabulatet e tyre do të rimbursohen nga buxheti i shtetit, duke përfshirë edhe shërbimin roming.

Në vitin 2012totali i shpenzimeve për celularin nuk lejohej më shumë se 2% e totalit të shpenzimeve për mallra dhe shërbime të miratuara për vitin buxhetor përkatës.

1. Punonjësve të administratës publike, bazuar në funksionet që kryejnë, u ofrohet shërbimi i telefonisë celulare sipas specifikimeve të këtij vendimi. Shpenzimet për këtë shërbim, në nivel vjetor, përjashtuar shpenzimet për shërbimin sipas pikave 2, 3 e 10 të këtij vendimi, të jenë në çdo rast, jo më shumë se 2% e totalit të shpenzimeve për mallra dhe shërbime, të miratuara për çdo institucion në buxhetin vjetor përkatës,”-thuhej në vendimin e 2010.

VENDIMI I PLOTË I BOTUAR NË FLETORËN ZYRTARE:

VENDIM
Nr. 673, datë 2.9.2020
PËR PAJISJEN ME NUMËR TELEFONI CELULAR TË FUNKSIONARËVE PUBLIKË

Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të nenit 16, të ligjit nr. 9936, datë 26.6.2008, “Për menaxhimin e sistemit buxhetor në Republikën e Shqipërisë”, të ndryshuar, me propozimin e ministrit të Financave dhe Ekonomisë, Këshilli i Ministrave
VENDOSI:
1. Punonjësve të administratës publike, bazuar në funksionet që kryejnë, u ofrohet shërbimi i telefonisë celulare, sipas specifikimeve të këtij vendimi. Shpenzimet për këtë shërbim, në nivel vjetor, të jenë jo më shumë se 2% e totalit të shpenzimeve për mallra dhe shërbime të miratuara për çdo institucion në buxhetin vjetor përkatës. Nga ky kufizim përjashtohen institucionet e pavarura me një numër jo më shumë se 100
punonjës.
2. Ky shërbim mund t’u ofrohet edhe me dalje ndërkombëtare dhe pa asnjë kufizim në mbulimin e shpenzimeve nga buxheti i institucionit funksionarëve, sipas lidhjes nr. 1, që i bashkëlidhet këtij vendimi dhe është pjesë përbërëse e tij.
3. Ky shërbim mund t’u ofrohet edhe me dalje ndërkombëtare, por jo më shumë se 40 000 (dyzet mijë) lekë në muaj, funksionarëve të përcaktuar
sipas lidhjes nr. 2, që i bashkëlidhet këtij vendimi dhe është pjesë përbërëse e tij.
4. Ky shërbim mund t’u ofrohet edhe me dalje ndërkombëtare, por jo më shumë se 20 000 (njëzetmijë) lekë në muaj, funksionarëve të përcaktuar
sipas lidhjes nr. 3, që i bashkëlidhet këtij vendimi dhe është pjesë përbërëse e tij.
5. Ky shërbim mund t’u ofrohet edhe më dalje ndërkombëtare, por jo më shumë se 10 000 (dhjetë mijë) lekë në muaj, funksionarëve të përcaktuar
sipas lidhjes nr. 4, që i bashkëlidhet këtij vendimi dhe është pjesë përbërëse e tij.
6. Ky shërbim mund t’u ofrohet edhe më dalje ndërkombëtare, por jo më shumë se 7 000 (shtatë mijë) lekë në muaj, për funksionin “zëvendësministër”
7. Ky shërbim mund t’u ofrohet edhe me dalje ndërkombëtare, por jo më shumë se 4 000 (katër mijë) lekë në muaj, funksionarëve të përcaktuar sipas lidhjes nr. 5, që i bashkëlidhet këtij vendimi dhe është pjesë përbërëse e tij.
8. Ky shërbim mund t’u ofrohet edhe më dalje ndërkombëtare, por jo më shumë se 2 000 (dy mijë) lekë në muaj, funksionit “drejtor drejtorie në ministri” (niveli II – b), si dhe çdo funksionari të barazuar në pagë apo me pagë përkatëse më të madhe se ky funksion, por që kryen funksione drejtuese. Në këtë kategori përfituesish përfshihen edhe funksionet “këshilltar/zëdhënës shtypi në kabinetin e titullarit”, që kanë pagë të këtij niveli, si dhe këshilltari ligjor dhe ekonomik në institucionet e rivlerësim it kalimtar të gjyqtarëve dhe prokurorëve dhe në institucionet e sistemit të drejtësisë. Për efekt të këtij vendimi, me termin “pagë” kuptohet paga e pozicionit për funksion, pa përfshirë shtesat mbi pagë për vjetërsi në punë apo shtesa të tjera mbi pagë, sipas legjislacionit përkatës.
9. Shërbimi i telefonisë Roaming u ofrohet pa pagesë për të gjitha telefonatat zyrtare të kryera nga jashtë vendit, për funksionin: zëdhënës shtypi i
Presidentit, i kryetarit të Kuvendit dhe i Kryeministrit.
10. Drejtuesit e njësive të vetëqeverisjes vendore kanë të drejtë të urdhërojnë pajisjen me numër telefoni celular të personave zyrtarë, bazuar në detyrën që kryejnë dhe brenda fondeve të parashikuara në buxhetin vjetor, sipas specifikimeve të mësipërme. Shpenzimet për këtë shërbim, në nivel vjetor, të jenë në çdo rast jo më shumë se 2% e totalit të shpenzimeve për mallra dhe shërbime, të miratuara për çdo institucion në buxhetin vjetor përkatës.
11. Drejtuesit e njësive të fondeve speciale, njësive të qeverisjes qendrore publike, kanë të drejtë të urdhërojnë pajisjen me numër telefoni celular të personave zyrtarë, bazuar në detyrën që kryejnë dhe brenda fondeve të parashikuara në buxhetin vjetor, sipas specifikimeve të mësipërme. Shpenzimet për këtë shërbim, në nivel vjetor, të jenë në çdo rast jo më shumë se 2% e totalit të shpenzimeve për mallra dhe shërbime, të miratuara për çdo institucion në buxhetin vjetor përkatës.
12. Drejtuesit e shoqërisë tregtare, me kapital 100% shtetëror, kanë të drejtë të urdhërojnë pajisjen me numër telefoni celular të personave zyrtarë, bazuar në detyrën që kryejnë dhe në varësi të mundësive financiare që kanë, të miratuar nga organet përkatëse, sipas specifikimeve të mësipërme. Shpenzimet për këtë shërbim, në nivel vjetor, të jenë në çdo rast jo më shumë se 2% e totalit të shpenzimeve administrative, të miratuara në planin financiar përkatës.
13. Për ofrimin e shërbimit, për funksionarët e përcaktuar në pikat 2, 3 dhe 4, të këtij vendimi, njësitë e qeverisjes së përgjithshme lidhin kontratat për këtë shërbim me cilindo prej operatorëve të shërbimit telefonik të lëvizshëm, që veprojnë në vend, sipas legjislacionit në fuqi.Në çdo rast, shërbimi i ofruar paguhet nga njësia e qeverisjes së përgjithshme, sipas faturës mujore për vlerën e shpenzuar.
14. Për përfitimin e shërbimit funksionarët e përcaktuar në pikat 5–12 të këtij vendimi, lidhet kontratë individuale me cilindo prej operatorëve të shërbimit telefonik të lëvizshëm që veprojnë në vend, për një numër të vetëm celular. Detyrimi financiar paguhet nga funksionari i cili kompensohet nga institucioni, kundrejt dokumentit të blerjes së shërbimit të numrit telefonik celular, por jo më shumë se kufijtë përkatës mujorë.
15. Çdo tejkalim i limitit mujor të përcaktuar si më sipër nuk kompensohet me limitin e muajit pasardhës.
16. Vendimi nr. 864, datë 23.7.2010, i Këshillit të Ministrave, “Për pajisjen me numër telefoni celular të personave juridikë, publikë”, shfuqizohet. Ky vendim hyn në fuqi pas botimit në Fletoren Zyrtare.
EMËRTESAT E FUNKSIONARËVE SIPAS
LIDHJEVE TË PËRKATËSE
Lidhja nr. 1-pa limit
Presidenti i Republikës
Kryetari i Kuvendit
Kryeministri
Kryetari i Gjykatës së Kushtetuese

Lidhja nr. 2-40 000 lekë/muaj
Kryetar i Gjykatës së Lartë
Prokuror i Përgjithshëm
Drejtues i SPAK/Byro Hetim

Lidhja nr. 3-20 000 lekë/muaj
Avokati i Popullit
Kryetari i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve
Kryetari i Kontrollit të Lartë të Shtetit
Zëvendëskryetar i Kuvendit/
zëvendës

kryeministër
Ministri
Drejtori i Shërbimit Informativ të Shtetit Kryetar i Këshillit të Lartë Gjyqësor
Titullar i institucioneve të rivlerësimit kalimtar të gjyqtarëve dhe prokurorëve
Kryetar i Këshillit të Lartë të Prokurorisë
Kryetar i Inspektoratit të Lartë të Drejtësisë
Lidhja nr. 4-10 000 lekë/muaj
Sekretari i Përgjithshëm në institucionet Presidencë, Kuvend, Këshillin e Ministrave Drejtori i Kabinetit të Presidentit të Republikës, kryetarit të Kuvendit dhe Kryeministrit si dhe çdo funksionar në nivel politik ose në nivel drejtues i barazuar në pagë apo me pagë përkatëse më të madhe se ky funksion. Në këtë kategori
përfituesish përfshihen edhe funksionet “këshilltar në kabinetin e titullarit” që kanë pagë të këtij niveli.
Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit
Drejtori i Përgjithshëm i Doganave
Drejtori i Përgjithshëm i Tatimeve
Anëtarë të Gjykatës së Lartë/Gjykatës Kushtetuese
Komisionerë dhe gjyqtarë të institucioneve të rivlerësimit kalimtar të gjyqtarëve dhe prokurorëve
Lidhja nr. 5-4 000 lekë/muaj
Sekretari i Përgjithshëm në ministri
Magjistrat në strukturat e posaçme kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar në sistemin e akuzës dhe gjykatave
Drejtori i Drejtorisë së Përgjithshme si dhe çdo funksionar në nivel drejtues i barazuar në pagë apo me pagë përkatëse më të madhe se ky
funksion. Në këtë kategori përfituesish përfshihen edhe funksionet “këshilltar në kabinetin e titullarit” apo ”zëdhënës shtypi në kabinetin e titullarit”, që kanë pagë të këtij niveli.

(k.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike fletorja zyrtare fletorja zyrtare

Sondazh

Poll

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës