LIVE UPDATES
Politike

Pengesat për detin Tiranë-Athinë, media greke skanojnë politikën shqiptare: Erdogani ktheu pas marrëveshjen e 2009, Meta e

8 Shtator 2020, 18:45 Nga DOSJA
Pengesat për detin Tiranë-Athinë, media greke skanojnë

ATHINË– Mediat greke kanë analizuar situatën në vendin tonë pas kërkesës së bërë për zgjerim me 12 milje në detin Jon. Në një artikull të publikuar nga “Iskra.gr“, janë intervistuar personazhë të ndryshëm, me njohuri gjeopolitike, të cilët kanë skanuar situatën politike në vend. Sipas tyre, opozita dhe presidenti kundërshtojnë kërkesën e Greqisë duke menduar për zgjedhjet e ardhshme, ndërsa të tjerë analizojnë rolin e Turqisë. Madje shkojnë deri aty saqë pretendojnë se ka qënë ndikimi i presidentit turk Recep Tajip Erdogan, shkaku i anulimit të marrëveshjes së vitit 2009, e cila u rrëzua nga Gjykata Kushtetuese. 

ARTIKULLI I PLOTË:

Greqia po kërkon zgjerimin me 12 milje në detin Jon, por cilat janë çështjet e hapur që po pengojnë në arritjen e marrëveshjes dhe cili është roli i Turqisë në këtë proces?

Pas një bisede telefonike me ministrin e Jashtëm të Greqisë, Nikos Dendias, kryeministri shqiptar Edi Rama, ra dakord që dy vendet të rinisin bisedimet. Dy vendet arritën një marrëveshje 11 vjet më parë, e cila u kundërshtua nga pala shqiptare në Gjykatën Kushtetuese dhe negociatat u kthen në pikën 0. Në Prill 2009, kryeministri i atëhershëm, Costas Karamanlis dhe Ministrja e Punëve të Jashtme, Dora Bakoyannis, nënshkruan në Shqipëri marrëveshjen që përcakton EEZ dhe kufijtë detarë. Themeli i marrëveshjes ishte parimi i të ashtuquajturës “vija e mesme”. Dhe Gjykatat ndërkombëtare kanë pranuar që vija e mesme në parim është vija fillestare nga e cila duhet të fillojë çdo demarkacion. Por procedurat u anuluan nga Gjykata Kushtetuese. Tani nuk ka asnjë organ kompetent shqiptar për të negociuar demarkacionin. Komiteti prej 13 anëtarësh që përbënte trupën e demarkacionit tani ekziston më. Ditët e fundit, Presidenti i Shqipërisë, Ilir Meta, duke parë qëllimet e palës greke i ka dërguar një letër kryeministrit shqiptar, Edi Rama, duke shtuar se do të jetë kundër çdo marrëveshje greko-shqiptare që mund të dëmtojnë interest e vendit të tij. Ndërsa Rama, ka shpjeguar se nuk ka negociata dhe se zgjerimi që tashmë ka ndodhur në Jon është një e drejtë sovrane e Greqisë dhe nuk ka asnjë lidhje me Shqipërinë.

“Edi Rama pranon të drejtën e Greqisë dhe flet logjikisht, gjë që është e rrallë. Ilir Meta, i cili është më i moderuari në përgjithësi dhe në veçanti, gjithashtu reagon por në fund të fundit synon të trazojë peisazhin politik të vendit të tij, pasi vitin e ardhshëm ata kanë zgjedhje. Të dy burrat janë vazhdimisht në një konflikt politik. Kërkesa e Greqisë është thjesht shkas për të ndezur konfliktin mes tyre,”– analisti gjeostrategjik Efthymios Petrou.

ROLI I TURQISË

Siç zbuloi “arkitekti i Atdheut të Kaltër” Jihad Yaici një vit më parë, Turqia thuhet se ka qënë ajo që “fundosi” marrëveshjen Greqi-Shqipëri të vitit 2009 për shënjimin e zonave detare. Admirali në pension zbuloi se Turqia kishte ndërhyrë, duke paralajmëruar Tiranën se Athina po i mashtronte.

“Ndërhyrjet turke në Shqipëri nuk janë të reja. Atoa ekzistojnë dhe do të vazhdojnë të ekzistojnëm. Për fat të keq, Shqipëria, megjithëse Greqia mbetet lokomotiva e ekonomisë së saj, ka zgjedhur të bëhet një shtet klient i Turqisë, me një orientim të qartë anti-Grek. Ekziston frika se situata mund të përkeqësohet në të ardhmen e afërt. Kjo sepse Turqia, si eksponente e neo-otomanizmit, po përpiqet të ndërtojë një zonë ndikimi duke shndërruar Shqipërinë, në një zonë të Ankarasë,”-tha Sputnik Konstantinos Grivas, profesor i asociuar i Gjeopolitikës në Shkollën Ushtarake të Gardës.

(k.m./dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike greqia merr 12 milje nga deti jon greqia merr 12 milje nga deti jon

Sondazh

Poll

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete

Berisha: Protesta 46-ditore që vazhdon është tërësisht antidiktatoriale

Berisha: Gjithçka zhvillohet sot në rrugë dhe sheshet e Tiranës është një betejë e kauzës

Këshilli Kombëtar/ Berisha prezanton emrat e propozuar për anëtarët e Këshillit të Diasporës

Dua Lipa: Frymëzuese të shoh qytetarët në protestë, ndërkohë që qeveria anashkalon ligjet