Protesta për Zvërnecin/ Protestuesit çajnë kordonin metalik, policia i sulmon me ujë. Tubimi shpërndahet në gjithë Tiranën
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Tragjedia me dy viktima në Shëngjin, policia jep detaje: Të gjithë shtetas nga Kosova, tre persona në spital 3 Qersho...
“Ka forca në Shqipëri dhe jashtë që janë kundër”/ Rama: Të rreshtohesh me PS, do të thot&eum...
"Shqipëria është e shqiptarëve"/ Qytetarët mbushin rrugët e Tiranës, kërkojnë anulimin e pr...
TIRANË- Këshilli i Ministrave ka miratuar sot një vendim për rishpërndarjen e numrit të punonjësve në disa ministri. Sipas vendimit numri i punonjësve të Ministrisë së Turizmit dhe Mjedisit për vitin 2020, do të ulet me 220.
Nga ana tjetër mësohet se me 220 do të rritet numri i punonjësve për Ministrinë e Brendshme, po për vitin 2020. “Në programin “Planifikimi, menaxhimi dhe administrimi”, për Ministrinë e Brendshme, shtohet fondi prej 93 000 000 (nëntëdhjetë e tre milionë) lekësh në zërin “shpenzime korrente”, për vitin 2020, për Inspektoratin Kombëtar të Mbrojtjes së Territorit”, shkruhet në vendim.
VENDIMI I PLOTË
VENDIM PËR RISHPËRNDARJEN E NUMRIT TË PUNONJËSVE ORGANIKË DHE TË FONDEVE BUXHETORE NË NJËSITË E QEVERISJES QENDRORE, PËR VITIN 2020. Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të neneve 12 e 17, të ligjit nr.88/2019, “Për buxhetin e vitit 2020”, me propozimin e ministrit të Financave dhe Ekonomisë, Këshilli i Ministrave
VENDOSI: 1. Numri i punonjësve të sistemit të Ministrisë së Turizmit dhe Mjedisit, për vitin 2020, reduktohet me 220 (dyqind e njëzet) punonjës, duke e çuar numrin e përgjithshëm të sistemit të ministrisë në 879 (tetëqind e shtatëdhjetë e nëntë) punonjës. 2. Numri i punonjësve të sistemit të Ministrisë së Brendshme, për vitin 2020, shtohet me 220 (dyqind e njëzet) punonjës për Inspektoratin Kombëtar të Mbrojtjes së Territorit, duke e çuar numrin e përgjithshëm të sistemit të ministrisë në 14 484 (katërmbëdhjetë mijë e katërqind e tetëdhjetë e katër) punonjës. 3. Në Ministrinë e Turizmit dhe Mjedisit, për vitin 2020, në programin buxhetor “Programe për mbrojtjen e mjedisit” reduktohet fondi prej 49 300 000 (dyzet e nëntë milionë e treqind mijë) lekësh, në zërin “shpenzime korrente”, dhe në programin buxhetor “Administrimi i pyjeve” reduktohet fondi prej 43 700 000 (dyzet e tre milionë e shtatëqind mijë) lekësh në zërin “shpenzime korrente”.
4.Në programin “Planifikimi, menaxhimi dhe administrimi”, për Ministrinë e Brendshme, shtohet fondi prej 93 000 000 (nëntëdhjetë e tre milionë) lekësh në zërin “shpenzime korrente”, për vitin 2020, për Inspektoratin Kombëtar të Mbrojtjes së Territorit. 5. Numri i përgjithshëm i punonjësve organikë buxhetorë nuk ndryshon. 6. Ngarkohen Ministria e Turizmit dhe Mjedisit, Ministria e Brendshme dhe Ministria e Financave dhe Ekonomisë për zbatimin e këtij vendimi. 7. Ky vendim hyn në fuqi pas botimit në “Fletoren zyrtare” dhe i shtrin efektet financiare jo më vonë se 30 ditë nga data e hyrjes në fuqi.
(A.B. Dosja.al)
1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:
TIRANË– Ish-kryeministri Sali Berisha ka postuar denoncimin e një prej ndjekësve të tij lidhur me operacionin Forca e Ligjit që po zhvillohet ditët e fundi...
TIRANË- Kreu i qeverisë, Edi Rama, prej ditës së parë kur prezantoi paketën anti-KÇK, ka dalë në mbrojtje të saj dhe ka sulmuar të gjithë ata që e k...
TIRANË- Bashkia e Tiranës do të hapë sërish thirrjen për familjet e reja që nuk kanë mundësi të blejnë një banesë sipas normave të interesave të tregut. L...
TIRANË– Kreu i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj ka reaguar lidhur me incidentin e kreut të opozitës, Lulzim Basha, i cili u ndalua që të shkonte të vizito...
TIRANË– Ish-ministri i Jashtëm Ditmir Bushati, ka reaguar pas vendimit të KE, për të ndryshuar metodologjinë e re të zgjerimit të Komisionit Evropian...
SHBA- Kryeministri Edi Rama, gjatë vizitës së tij në SHBA ka takuar Mark Green, ambasadorin e Agjencisë Amerikane për Zhvillim Ndërkombëtar (USAID). Në një reag...
TIRANË- Ministri në Detyrë për Evropën dhe Punët e Jashtme, Gent Cakaj, ka reaguar pas miratimit të metodoligjisë së re të zgjerimit. Në një reagim në Face...
TIRANË– Kryeministri Edi Rama ndodhet në SHBA për të takuar zyrtarë të lartë të shtetit. Gjatë vizitës së tij zyrtare, Rama ka postuar një video në Faceboo...