LIVE UPDATES
Politike

5 Shkurt 2020, 15:13 Nga DOSJA

TIRANË- Policen seksi me syze të zeza të aksionit anti-KÇK dhe që ka ngjallur interesin e shumë personave, Flamur Noka e sheh si një truk propagandistik, për të cilin thotë se nuk ia vlen të flasësh. I ftuar në rubrikën “Opinion” në News24, ish-ministri i Brendshëm dhe ish-deputeti i PD, foli për paketën anti-KÇK, Operacionin Forca e Ligjit dhe qëndrimin e opozitës.

Noka theksoi se opozita është kundër çdo nisme partizane dhe se Rilindja po përpiqet të kurojë imazhin e rrënuar.

“Opozita e ka bërë të qartë qëndrimin e saj është kundër çdo nisme partizani. Është kundër çdo aksioni, siç mund të thuhet aksion vullnetar të shpallur dikur. Nuk luftohet krimi me aksion, nuk luftohet krimi me fushatë. Krimi luftohet në mënyrë permanente dhe të përditshme. Prandaj ka mungesë mosbesimi të theksuar jo thjesht të opozitës por gjithë opinionin që jo nismë propagandistike është false dhe e bën Rilindja për të kuruar imazhin e rrënuar. Shqiptarët e kanë të qartë që Edi Rama është në pushtet prej krimit dhe bandave të drogës. Rama ka qeverisur prej 7 vitesh me ta. Sot nuk ke një biznesmen që ta takosh e ta pyesësh se kush i bën tenderët në institucionet e vendit, kush nga bandat. Sot ky pushtet nuk është i qytetarëve por i krimit. Duke qenë se Edi Rama është maniak i sondazheve dhe ka bërë sondazhe i dalin këto dhe përpiqet të bëjë bufonata të tilla”, deklaroi Noka.

Ai tha më tej se krimi mund të luftohet në mënyrë permanente duke nisur nga vullneti politik.

“Në rast se ne themi se kjo nismë duhet të ishte serioze duhet të niste këtu sepse tashmë dihet. Historia e Saimir Tahirit është e qartë, kanabizoi shtetin, shndërroi Shqipërinë në qendër operacionale të krimit, shndërroi Shqipërinë në qendrën ku kalojnë tranzit të gjitha drogat e forta dhe e bëri Shqipërinë laborator kokaine dhe heroine. Lufta kundër krimit kërkon vullnet politik së pari. Edi Rama dhe kjo maxhorancë të gjitha mund t’i kishte veçse jo vullnet politik sepse i bie të luftojë veten. Rastësisht ju duket që pjesëtarë të krimit janë futur në pozicione shtetërore. Të ashtuquajturat zgjedhje të 30 qershorit ishin emërime. Si ka mundësi gjen njerëz të krimit, sepse aty gjen veten. Nuk mund të pranojmë që t’i hidhet hi syve shqiptarëve. Opozita që ditën e parë ka luftuar dhe ka qenë skeptike se në këtë vend reforma në drejtësi do të kthehet në ‘ramaformë’”, deklaroi Noka.

Sa i përket zëdhënëses së Operacionit Forca e Ligjit që ka dhënë informacione prej tre ditësh për mediat e veshur me uniformë e syze të zeza, Noka tha se është një truk propagandistik. “Nuk ia vlen të merremi gjatë me të.

Është një truk propagandistik që Edi Rama i përdor. E njëjta skemë kur Saimir Tahiri ishte ministër i Brendshëm dilte me ata policët me maska. Këto janë më shumë për të bërë sensacion se për të trembur krimin. Nuk luftohet krimi me aksion. Krimi ndiqet çdo ditë. Ka një ligj, ligj antimafia, një nga ligjet më të mira që ka Europa për të luftuar krimin e organizuar dhe korrupsionin. Ditën që erdhi Rama ai ligj u hodh në kosh. Ja ku ke Saimir Tahirin, nipin e diktatorit, ja ku Olsin, ja ku ke Geron Xhafën. Çfarë do më shumë? Saimir Tahiri po lobon në Amerikë, ku i gjen ato para? Le t’i heqë ato syzet e KÇK. Ndaj them ky është skenar, propagandë. E gjithë kjo ka për të dalë një flluskë sapuni. Nuk mund t’i japësh titullarit të policisë apo dhe ministrit të Brendshëm, atritute që i ka gjykata e prokuroria”, deklaroi Noka.

Marrë nga News 24

(a.m/dosja.al)

 

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike eljes breca flamur noka policja bjonde e ofl eljes breca flamur noka policja bjonde e ofl

Sondazh

Poll

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete

Berisha: Protesta 46-ditore që vazhdon është tërësisht antidiktatoriale

Berisha: Gjithçka zhvillohet sot në rrugë dhe sheshet e Tiranës është një betejë e kauzës

Këshilli Kombëtar/ Berisha prezanton emrat e propozuar për anëtarët e Këshillit të Diasporës

Dua Lipa: Frymëzuese të shoh qytetarët në protestë, ndërkohë që qeveria anashkalon ligjet