Protesta për Zvërnecin/ Protestuesit çajnë kordonin metalik, policia i sulmon me ujë. Tubimi shpërndahet në gjithë Tiranën
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Tragjedia me dy viktima në Shëngjin, policia jep detaje: Të gjithë shtetas nga Kosova, tre persona në spital 3 Qersho...
“Ka forca në Shqipëri dhe jashtë që janë kundër”/ Rama: Të rreshtohesh me PS, do të thot&eum...
"Shqipëria është e shqiptarëve"/ Qytetarët mbushin rrugët e Tiranës, kërkojnë anulimin e pr...
TIRANË- Drejtuesi i partisë Bindja Demokratike, ka dalë kundër vendimit të Presidentit të Republikës, për anulimin e dekretit për zgjedhjet e 30 qershorit.
Sipas tij, akti i Presidentit nuk ka lidhje me Kushtetutën, por është një reagim politik, pas intervistës së Zëvendës Ndihmës Sekretarit të Shtetit Matthew Palmer.
“Unë besoj se një gjë e tillë shkon kundër kushtetutës, kundër precedentit, por edhe kundër logjikës më minimale.
Ndaj edhe nuk shikoj asnjë arsye pse të presim të hënën që të njihemi me argumentet kushtetuese të Presidentit, për shkak se kjo është një çështje thellësisht politike. Dhe mjafton një analizë e thjeshtë për këtë”, – shkruan ndë rë tjer Astrit Patozi.
Më tej ai u bën thirrje qytetarëve të dalin dhe votojnë më 30 qershor.
Reagimi i plotë i Astrit Patozit:
AKTI I PRESIDENTIT NUK KA LIDHJE ME KUSHTETUTËN. REAGIMI ERDHI PAS INTERVISTËS SË METTHEW PALMER
(Në përgjigje të interesit të medias, lidhur me paralajmërimin e dekretit për ndryshimin e datës së zgjedhjeve)
BINDJA DEMOKRATIKE është shprehur që në ditën e parë të themelimit të saj se nuk e ka shqetësim fare datën e zgjedhjeve, sepse ajo do të merrte pjesë në to, kurdo që ato të mbaheshin. Për ne ka pasur më tepër rëndësi procesi, i cili duhet të ishte brenda standarteve të OSBE/ODIHR-it, se sa rezultati i partisë në ato zgjedhje.
Dëshira jonë e fortë ka qenë që në këto zgjedhje të merrnin pjesë të gjitha forcat politike të vendit dhe pas përfundimit të tyre mundësisht të gjitha ta pranonin rezultatin, që Shqipëria të kthehej më në fund në një vend normal.
Thënë këto, ne nuk mund të qëndronim indiferentë dhe të bënim si të painteresuar ndaj një realiteti të ri që është krijuar artifiacialisht në Shqipëri. E kam fjalën, për lajmërimin e Presidentit të Republikës se ka ndërmend të ndryshojë me dekret datën e zgjedhjeve vendore.
Si njëra nga forcat politike pjesmarrëse në garën e 30 qershorit, ne mendojmë se këtu nuk kemi të bëjmë fare me një debat kushtetues. Po të kishte pasur të tillë, Presidenti i Republikës, me shumë gjasa, do ta kishte ezauruar atë përpara se të binte gongu i fushatës dhe jo tani që jemi gati në mesin e saj.
Sepse ne besojmë që zgjedhjet janë një çështje shumë e rëndësishme dhe serioze dhe se ato nuk mund të trajtohen si shaka. Ti nuk mund t’u thuash sot miliona shqiptarëve, që janë përfshirë në këto zgjedhje, qoftë edhe duke parë në televior fushatat e partive garuese, se loja duhet të anullohet. Sepse, kjo do të ishte shumë e rëndë. Unë besoj se një gjë e tillë shkon kundër kushtetutës, kundër precedentit, por edhe kundër logjikës më minimale.
Ndaj edhe nuk shikoj asnjë arsye pse të presim të hënën që të njihemi me argumentet kushtetuese të Presidentit, për shkak se kjo është një çështje thellësisht politike. Dhe mjafton një analizë e thjeshtë për këtë.
Dje në Tiranë nuk kishte asgjë të re nga palët ndërluftuese të politikës sonë të vjetër. Edi Rama ishte në fushatë, ndërsa Lulzim Basha dhe Monika Kryemadhi, në protestë. Pra të gjithë në llogoret e tyre të kahershme, një pozicion që e mbajnë njësoj prej pothuajse katër muajsh.
E vetmja e re dje për politikën në Shqipëri ishte intervista e zotit Palmer nga Uashingtoni, e cila me sa duket prishi qetësinë dhe zgjoi reagimin radikal të Presidentit.
Ndaj unë gjykoj, se kjo është një arsye më shumë, se përse shqiptarët duhet të shkojnë në zgjedhje dhe të votojnë më 30 qershor.
Kujtojmë se një ditë më parë Presidenti i Republikës shfuqizoi dekretin për zgjedhjet e 30 qershorit. Ky vendim u publikua pak para se të fillonte protesta e opozitës, për të cilën thuhej se do të ishte e dhunshme. Vendimi i Metës u kundërshtua nga Kryeministri Edi Rama, i cili thotë se zgjedhejt do të mbahen më 30 qershor.
(B.B/ Dosja.al)
Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:
TIRANË- I dënuar me vendim gjykate, por vijon të bëj sërish fushatë për Partinë Socialiste. Ky është rasti Arben Markut, i dënuar për korrupsion në vitin 2...
TIRANË- Arben Isaraj, ish-Drejtor i Përgjithshëm i Patentave, i cili dha dorëheqje disa muaj më herët, njëhershë ish-zv.dekan i Fakultetit të Drejtësisë, k...
TIRANË– Deputeti Kujtim Gjuzi që është bërë i njohur për stilin e tij të veçantë dhe batutat që bën në Kuvend, ka treguar sot se ai është një ...
GJERMANI- Nën kryetari i Grupit Parlamentar CDU/CSU në Bundestag, Johann Wadephul, ka reaguar pas vendimit të Ilir Metës për anulimin e datës 30 qershor.Në një ...
TIRANË– Ish-kryetari i grupit parlamentar të LSI-së, Petrit Vasili Ka regauar në lidhje me vendimin e marrë nga Presdenti Ilir Meta për anulimin e zg...
TIRANË– Presidenti Ilir Meta do të mbajë mëngjesin e të hënës një konferencë të jashtëzakonshme. Komnferenca do të zhvillohet në orën 08:00, dhe prit...
TIRANË– Ish-deputetja Mesila Doda mbajti një deklaratë për mediat ku theksoi mbështetjen e saj kundrejt vendimit të Presidentit Ilir Meta në lidhje me shty...
TIRANË- Ish- kryeministri Sali Berisha ka publikuar një foto në facebook, ku kujton 20 vjetorin e kapitullimit të Sllobodan Milosheviç pas sulmeve s...
TIRANË- Ish-ministri i Drejtësisë Ylli Manjani ka reaguar në Facebook, lidhur me deklaratat e Veliaj, i cili tha sot nga Baldushku se nuk ka asnjë dyshim ...
TIRANË– Avokati Spartak Ngjela ka reaguar në lidhje me vendimin e marrë nga presidenti Ilir Meta për shtyrjen e zgjedhjeve.Në një status në rrjetet s...