LIVE UPDATES
Politike

“I ka thënë mendjes ik p*rdhu”, Arben Isaraj shpërthen ndaj Metës: Budalla politik

9 Qershor 2019, 14:42 Nga DOSJA
“I ka thënë mendjes ik p*rdhu”, Arben Isaraj

TIRANË- Arben Isaraj, ish-Drejtor i Përgjithshëm i Patentave, i cili dha dorëheqje disa muaj më herët, njëhershë ish-zv.dekan i Fakultetit të Drejtësisë, ka reaguar pas shfuqizimit të dekretit të Presidentit për zgjedhjet e 30 qershorit.

Me anë të një komenti në rrjetet sociale, Israj shprehet se vendimi i Presidentit ka karakter administrativ, dhe mund të ankimohet si i tillë në Gjykatën Administrative, duke rikthyer në vëmendje qëndrimin e shumë juristëve lidhur me këtë vendim.

“Natyrën juridike administrative të dekreteve të kësaj natyre, e përcakton edhe fakti se ato janë të ankimueshme në gjykatën administrative” , – shkruan ndër të tjera Isaraj.

Izaraj e ka quajtur Presidentin si një ‘budalla politik’ që sipas tij i ka thënë “ligjërisht mendjes ik p*rdhu”.

“A ka fuqi kushtetuese revokimi i mendjes presidenciale ?

Thonë se në botë ka dy “superfuqi”, Arma dhe Mendja. Për momentin, s’ka ende asnjë fuqi që të matet me Mendjen. Po çtë bësh , kur një budalla politik që i ka thënë ligjërisht mendjes pirdhu, hedh një gur në lumë dhe 100 konstitucionalistë “të mençur” s’e nxjerrin dot”, shprehet Isaraj.

Postimi i plotë:

A ka fuqi kushtetuese revokimi i mendjes presidenciale ?

Thonë se në botë ka dy “superfuqi”, Arma dhe Mendja. Për momentin, s’ka ende asnjë fuqi që të matet me Mendjen. Po çtë bësh , kur një budalla politik që i ka thënë ligjërisht mendjes pirdhu, hedh një gur në lumë dhe 100 konstitucionalistë “të mençur” s’e nxjerrin dot.

Sipas Kushtetutës dhe ligjit procedurial administrativ, Presidenti i Republikës, në veprimtarinë e tij nxjerr akte administrative. Në bazë të Kushtetutës, ligjit themeltar të shtetit, Presidenti i Republikës është kryetari i shtetit dhe përfaqëson unitetin e të gjithë kombit.

Presidenti është organi që veprimtarinë e tij e ka të ndërthurur me të tri pushtetet, legjislativ, ekzekutiv dhe gjyqësor. Pajisja e këtij organi me një numër të konsiderueshëm kompetencash, që për nga natyra e tyre juridike, afrojnë më shumë me veprimtarinë ekzekutive urdhërdhënëse të administratës shtetërore, i japin veprimtarisë së tij dhe aktit juridik që ai nxjerr një fizionomi të natyrës administrative.

Sipas nenit 92 të Kushtetutës,

Presidenti ushtron edhe këto kompetenca:

a) i drejton mesazhe Kuvendit; b) ushtron të drejtën e faljes sipas ligjit; c) jep shtetësinë shqiptare dhe lejon lënien e saj sipas ligjit; ç) jep dekorata e tituj nderi sipas ligjit;
d) jep gradat më të larta ushtarake sipas ligjit; dh) me propozim të Kryeministrit, emëron dhe liron përfaqësuesit e plotfuqishëm të Republikës së Shqipërisë në shtetet e tjera dhe në organizatat ndërkombëtare;
e) pranon letrat kredenciale dhe tërheqjen e përfaqësuesve diplomatikë të shteteve të tjera dhe të organizatave ndërkombëtare të akredituara në Republikën e Shqipërisë; ë) lidh marrëveshje ndërkombëtare sipas ligjit; f) me propozim të Kryeministrit, emëron drejtorin e shërbimit informativ të shtetit; g) emëron Kryetarin e Akademisë së Shkencave dhe rektorët e universiteteve sipas ligjit; gj) cakton datën e zgjedhjeve për Kuvendin, për organet e pushtetit vendor dhe për zhvillimin e referendumeve; h) kërkon mendim dhe të dhëna me shkrim nga drejtuesit e institucioneve shtetërore për çështje që kanë të bëjnë me detyrat e tyre.
Këto kompetenca kushtetuese por dhe të tjera të dhëna me ligj, meqenëse rregullojnë marrëdhënie të caktuara të natyrës administrative, i japin pushtetit të tij një karakter ekzekutiv në ushtrimin e funksioneve.

Prandaj dhe roli i Presidentit në këto raste paraqitet tepër i afërt me pushtetin ekzekutiv. Në këtë aspekt edhe dekreti që nxjerr Presidenti i Republikës është një akt i karakterit administrativ. Natyrën juridike administrative të dekreteve të kësaj natyre e përcakton edhe fakti se ato janë të ankimueshme në gjykatën administrative.

Si akt administrativ, Dekreti presidencial, duhet të dalë në formën dhe procedurën e kërkuar nga ligji. Mungesa e formës dhe e procedurës e kërkuar nga Ligji, si dhe qënia në kundërshtim të hapur dhe flagrant me legjislacionin në fuqi, e bën Dekretin presidencial si akt administrativ, absolutisht të pavlefshëm. Akti administrativ absolutisht i pavlefshëm, sipas ligjit, nuk prodhon pasoja ligjore pavarësisht nga fakti nëse është deklaruar ose jo si të tillë nga gjykata.

Një akt i tillë – thotë ligji, konsiderohet se nuk egziston. Kushtetuta nuk ia njeh Presidentit as pushtetin diskrecial (diskrecioni) të administratës publike, si e drejta e kësaj të fundit që të ushtrojë autoritet publik për realizimin e një qëllimi të ligjshëm, qoftë edhe pa autorizim të shprehur të ligjit.

Pushtetin diskrecial të administratës publike, në demokracitë parlamentare dhe sipas Kushtetutës e ka Këshilli i Ministrave si autoritet publik. Duke munguar fuqia kushtetuese e ligjore e revokimit të mendjes presidenciale, as më shumë e as me pak, dita e zgjedhjeve vendore, me Kushtetute e ligj mbetet, data 30 qershor 2019.

Shënim:

Imagjinoni çfarë do të ndodhte me institucionet në Shqipëri, sikur Presidenti të revokonte/anullonte/shfuqizonte në këtë mënyrë, dekretet e emërimit të ministrave, ambasadorëve, rektorëve, Shefit të Shtabit të Përgjithshëm, drejtorit të Shërbimit Informativ Shtetëror etj.

Shtet jo …. LSI po.

Kujtojmë se një ditë më parë Presidenti i Republikës shfuqizoi dekretin për zgjedhjet e 30 qershorit. Ky vendim u publikua pak para se të fillonte protesta e opozitës, për të cilën thuhej se do të ishte e dhunshme. Vendimi i Metës u kundërshtua nga Kryeministri Edi Rama, i cili thotë se zgjedhejt do të mbahen më 30 qershor.

(B.B/ Dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike arben isaraj ilir meta shfuqizimi i dekretit për zgjedhjet arben isaraj ilir meta shfuqizimi i dekretit për zgjedhjet


Sondazh

Poll

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete

Berisha: Protesta 46-ditore që vazhdon është tërësisht antidiktatoriale

Berisha: Gjithçka zhvillohet sot në rrugë dhe sheshet e Tiranës është një betejë e kauzës

Këshilli Kombëtar/ Berisha prezanton emrat e propozuar për anëtarët e Këshillit të Diasporës

Dua Lipa: Frymëzuese të shoh qytetarët në protestë, ndërkohë që qeveria anashkalon ligjet