Tensionet dhe revolta në Kuvend/ Bardhi, Noka dhe Nallbati përjashtohen për 60 ditë, ndëshkimi për 21 deputetë...
Politike
Vendimi i CDU/CSU, Basha: Qeveria dështoi, do bëjmë gjithçka që të hapen negociatat
24 Shtator 2019, 17:50Nga DOSJA
TIRANË– Kryedemokrati Lulzim Basha ka reaguar pasi Grupet Parlamentare të Koalicionit Qeverisës CDU-CSU dhe SPD në Bundestagun Gjerman vendosën sot se për Shqipërinë nuk ka hapje të negociatave pa plotësuar 9 kushte kryesore dhe disa nënkushte të tjera.
Në një status në rrjetet sociale, Basha shkruan se ky raport tregon qartë dështimin e qeverisë dhe se Shqipëria ka bërë hapa pas.
Ndër rreshta, kreu i Partisë Demokratike thekson se do bëjë gjithçka në mënyrë që Shqipërisë t’i hapen negociatat me Bashkimi Europian sa më parë.
“Partitë qeverisëse në Bundestag kanë miratuar sot 9 kushte për tu plotësuar që Shqipërisë ti hapen negociatat për anëtarësim në BE.
Ju shpreh mirënjohjen ligjvënësve gjermanë dhe në veçanti partive tona simotra CDU-CSU, të cilat rikonfirmuan vullnetin e tyre për të mbështetur Shqipërinë në rrugën e saj drejt anëtarësimit në Bashkimin Europian.
Shtimi i kushteve dhe kërkesa për zgjidhjen e krizës politike shprehin shqetësimin e sinqertë për hapat mbrapa që Shqipëria ka shënuar që nga qershori 2018.
Këto kushte dhe kërkesa reflektojnë dështimet e qeverisë dhe jo të popullit shqiptar. Në veçanti kërkesat e reja për arrestimin dhe proçedimin penal të personave të përfshirë në blerjen e votave dhe kërkesa për të vendosur mbi legjitimitetin e proçesit farsë të 30 qershorit reflektojnë qartë se dështimi dhe përgjegjësia për moshapjen e negociatave është e Edi Ramës dhe askujt tjetër.
Vendimi i CDU/CSU dhe SPD për hapjen me kushte të negociatave e ndihmon Shqipërinë për të kapërcyer krizën e rëndë politike, për të zhvilluar zgjedhje të lira e të ndershme dhe për një drejtësi të pavarur që ndëshkon politikanët e korruptuar dhe të lidhur me krimin.
Në emër të Partisë Demokratike dhe të Opozitës së Bashkuar, garantoj të gjithë shqiptarët dhe partnerët tanë se do të bëjmë gjithçka që vendit tonë t’i hapen negociatat sa më parë,”– shkruan Basha në statusin e tij në Facebook.
Bundestagu gjerman publikoi raportinku theksohet mjaft qartë se Shqipëria po kalon një krizë të rëndë poltike dhe se nuk ka hapje të negociatave për vendin tonë, pa plotësuar nënëtë kushtet kryesore dhe pa uz gjidhur kriza. Një ndër pikat kryesore . janë procedimi penal për ata që janë përfshirë në blerje votash dhe një vendim urgjent i Gjykatës Kushtetuese mbi ligjshmërine e votimeve të 30 Qershorit.
(f.m/dosja.al)
Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:
GJERMANI- Bundestagu gjerman sot ka votuar rezolutën për hapjen e negociatave me Shqipërinë ku thekson se vendi ynë duhet të plotësojë 9 kushte për të marrë dri...
TIRANË– Kryeministri Edi Rama ka reaguar pasi Grupet Parlamentare të Koalicionit Qeverisës CDU-CSU dhe SPD në Bundestagun Gjerman vendosën sot se për Shqip...
GJERMANI- Grupet Parlamentare të Koalicionit Qeverisës CDU-CSU dhe SPD në Bundestagun Gjerman vendosën sot se për Shqipërinë nuk ka hapje të negociatave pa plot...
TIRANË- Prej ditës së djeshme kryeminsitri Edi Rama ndodhet në SHBA në punimet e Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara. Së bashku me Ramën janë...
TIRANË- Ambasadori italian, Alberto Cutilio, në një intervistë të dhënë për “Panorama”, ka folur rreth votimeve të mbajtura më 30 qershor, si dhe zhvillime...
TIRANË- Kryetarja e Lëvizjes Socialiste për Integrim, pasi ka dalë nga mbledhja deklaroi se vendi është në një krizë të përgjithshme dhe se për këtë fajin ...
TIRANË- Partia Demokratike dhe aleatët e saj do të marrin pjesë nesër në takimin e organizuar nga OSBE për Reformën Zgjedhore. Opozita e bashkuar dhe pse k...
TIRANË- Zëvendësambasadori i SHBA në Tiranë, Dan Koski, ka dhënë një paralajmërim të fortë për të gjithë zyrtarët e korruptuar në Shqipëri.Diplomati amerik...
Durrës- Kreu i PD-së Lulzim Basha ka vizituar të prekurit nga tërmeti në qytetin e Durrësit. Ai ka deklaruar për të prekurit dihet të merren 5 masa, që nga evid...