LIVE UPDATES
Politike

Ambasadori italian flet për dënimin e Saimir Tahirit: Drejtësia s’duhet të ndalet përballë të ‘paprekshmëve’

24 Shtator 2019, 14:50 Nga DOSJA
Ambasadori italian flet për dënimin e Saimir Tahirit: Drejtësia

TIRANË- Ambasadori italian, Alberto Cutilio, në një intervistë të dhënë për “Panorama”, ka folur rreth votimeve të mbajtura më 30 qershor, si dhe zhvillimet politike në vend, duke përfshirë edhe vendimin e dhënë për ish-ministrin e Brendshëm, Saimir Tahiri, i dënuar për shpërdorim detyre.

Cutilio, sa u takon votimeve të 30 qershorit, është shprehur se ato “nuk mbajtën parasysh interesat e qytetarëve, siç nënvizoi edhe raporti përfundimtar i OSBE-ODHIR-it, përplasja politike çoi drejt një klime pasigurie ligjore që ende nuk është sqaruar”.

Më tej ai ka deklaruar se lidhur me “çështjen Tahiri”, vendimi i shpallur për ish-ministrin, “mund të përbëjë një hap përpara në afirmimin e një drejtësie, që nuk ndalet përballë “të paprekshmëve”.

Edhe këto çështje ndikojnë në situatën aktuale, politike dhe civile në Shqipëri. Cili është qëndrimi juaj rreth asaj që po ndodh?

Besoj se kjo fazë delegjitimimi e ndërsjellë vazhdon tashmë prej një kohe tejet të gjatë. Zgjedhjet radikale të opozitës nuk kanë dobi për stabilitetin e vendit dhe kjo e fundit është mbi të gjitha përgjegjësi e maxhorancës. Zgjedhjet e 30 qershorit nuk mbajtën parasysh interesat e qytetarëve, siç nënvizoi edhe raporti përfundimtar i OSBE-ODHIR-it, përplasja politike çoi drejt një klime pasigurie ligjore që ende nuk është sqaruar. Një vendim pozitiv i Këshillit Europian, në tetor, në lidhje me hapjen e negociatave me BE-në, të cilin Italia e mbështet prej vitesh, mund të ndihmojë për të kthyer faqen dhe për të favorizuar dialogun politik, por shpresoj që kjo hapje të mund të realizohet edhe para 18 tetorit.

Është i kuptueshëm fakti që diplomacia përpiqet të shmangë ndërhyrjet në vendimet e brendshme, megjithatë krijohet një ide/qëndrim për sa i përket mënyrës sesi zhvillohen zgjedhjet, shitblerjes së votave apo rolit të drejtësisë.. 

E kam thënë disa herë dhe po e përsëris sërish, nuk më takon mua të ndërhyj. Si përfaqësues i një vendi mik, që ka përzemër stabilitetin dhe zhvillimin e qëndrueshëm të Shqipërisë, e ndiej për detyrë të shpreh shqetësimin tim kur shoh që diçka e rëndësishme nuk funksionon ashtu siç duhet. Sot janë sjellë në vëmendjen e publikut disa raste, në të cilat politikanë dhe funksionarë duket se janë përfshirë në shkelje të rënda të ligjit, por këto raste nuk gjejnë zgjidhje për shkak të mungesës së efikasitetit të sistemit gjyqësor. Vendimi i shpallur së fundmi ndaj ish-ministrit Tahiri, në lidhje me të cilin sigurisht që nuk do të shprehem, mund të përbëjë një hap përpara në afirmimin e një drejtësie, që nuk ndalet përballë “të paprekshmëve”. Kjo situatë, e cila dëmton edhe personat e akuzuar në mënyrë të padrejtë, që nuk arrijnë të përftojnë njohjen e pafajësisë së tyre, konfirmon nevojën për të përparuar me shpejtësi me reformën e thellë të drejtësisë, që ka nisur tre vjet më parë dhe kjo është e mundur vetëm nëse mbështetet nga të gjitha partitë politike dhe nga shoqëria civile.

U përqendruam te Shqipëria, pjesë e së cilës mund të themi se është tanimë edhe komuniteti italian. Çfarë mund të përmirësohet sipas jush për sa u përket kushteve, “mikpritjes” së fqinjëve?

Me siguri jemi një ndër komunitetet e huaja më të shumta në numër. Pavarësisht se nuk kemi praninë e atyre dhjetëra mijërave italianëve, siç kam dëgjuar të flitet shpesh, ne gjithsesi kemi një komunitet prej rreth tre mijë italianësh, të cilët janë rezidentë të përhershëm apo me qëndrim të vazhdueshëm në Shqipëri (INSTAT-i ka regjistruar 1.709 qytetarët italianë në Shqipëri, në vitin 2018). Kjo shifër rritet nëse marrim parasysh edhe ata që kanë interesa ekonomike dhe profesionale në vend dhe që vijnë shpesh, paçka se nuk banojnë këtu. Përfaqësimi domethënës i kompanive dhe i profesionistëve mes italianëve në Shqipëri tregon potencialin e lartë ekonomik të vendit. Sidoqoftë, për fat të keq, më duhet të theksoj një përkeqësim të klimës së biznesit: shumë shpesh ka raste të sipërmarrësve që përballen me konkurrencën e huaj me mjete dhe presitone të paligjshme që, me një sistem administrativ ende të dobët dhe një sistem gjyqësor të papërshtatshëm, vështirësojnë jo vetëm rritjen, por edhe vazhdimësinë e investimeve aktuale italiane dhe ndërkombëtare. Është i nevojshëm një angazhim më i madh nga ana e autoriteteve për të mbrojtur dhe për të lehtësuar ardhjen e atyre sipërmarrësve seriozë, që dëshirojnë të shfrytëzojnë mundësitë e tregut shqiptar në përputhje me standardet europiane në këtë sektor.

Së fundmi, ç’mund të na thoni rreth jetës suaj në Shqipëri gjatë këtij 4-vjeçari. Cilat kanë qenë vështirësitë, por edhe kënaqësitë që keni marrë nga ky vend?

Kam pasur përvoja të shumta në këto katër vjet, kam mësuar shumë për popullin shqiptar dhe do t’i mbaj me vete këto kujtime. Shqipëria vitet e fundit ka punuar shumë për të përmirësuar kushtet brenda vendit, por mbeten ende shumë sfida të tjera për të ardhmen. Besoj se është e rëndësishme që puna të vazhdojë intensivisht për brezat e rinj, për të parandaluar që të rinjtë të kërkojnë fat dhe sukses jashtë vendit të tyre. Sidoqoftë, unë kam pasur mundësinë të vëzhgoj me sytë e mi sesi integrimi i shumë qytetarëve shqiptarë në Itali ka dhënë fryte pozitive edhe për Shqipërinë. Ata që vitet e fundit kanë vendosur të kthehen në Shqipëri, kanë sjellë jo vetëm gjuhën, por edhe kuzhinën dhe kulturën italiane në duke ndihmuar në forcimin e mëtejshëm të marrëdhënieve historike të miqësisë dhe afërsisë midis dy vendeve tona. Do të marr me vete shumë nga historitë që më kanë bërë të kuptoj edhe më shumë intensitetin e lidhjes mes popullit italian dhe popullit shqiptar. 

(Marrë nga Panorama)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike alberto cutillo denimi i saimir tahirit gjyqi i vitit vendimi për saimir tahirin alberto cutillo denimi i saimir tahirit gjyqi i vitit vendimi për saimir tahirin

Sondazh

Poll

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete

Berisha: Protesta 46-ditore që vazhdon është tërësisht antidiktatoriale

Berisha: Gjithçka zhvillohet sot në rrugë dhe sheshet e Tiranës është një betejë e kauzës

Këshilli Kombëtar/ Berisha prezanton emrat e propozuar për anëtarët e Këshillit të Diasporës

Dua Lipa: Frymëzuese të shoh qytetarët në protestë, ndërkohë që qeveria anashkalon ligjet