Bisedimet për Asosacionin/ Hovenier: Nuk do lejojmë krijimin në Kosovë të një etniteti si ajo e Republikës Sp...
Aktualitet
Vendi vakant i Dizdarit në Kushtetuese, GJL: 5 aplikime, i kaluan për vlerësim KED
17 Dhjetor 2021, 09:10Nga DOSJA
TIRANË– Gjykata e Lartë ka bërë publike ditën e sotme emrat e kandidatëve për plotësimin e vendit vakant në Gjykatën Kushtetuese. Gjykata e Lartë njofton se kanë kandiduar për t’u bërë pjesë e Kushtetueses pesë gjyqtarë, ku njëri prej tyre do të zgjidhet në vend të Gani Dizdarit, i cili u largua pasi i mbaroi mandati.
NJOFTIMI I PLOTË:
Zëvendëskryetari i Gjykatës së Lartë, bazuar në nenin 125 pika 1 të Kushtetutës si dhe nenin 7/ç të ligjit nr. 8577, datë 10.02.2000, “Për organizimin dhe funksionimin e Gjykatës Kushtetuese të Republikës së Shqipërisë”, të ndryshuar, në datë 15.11.2021 ka bërë shpalljen publike për plotësimin e 1 vendi vakant në Gjykatën Kushtetuese që duhet plotësuar nga Gjykata e Lartë, si më poshtë:
1. Në vendin vakant të krijuar pas largimit të z. Gani Dizdarit (mandati i plotë 9 vjeçar)
Pas përfundimit të afatit 30 ditor të pranimit të kërkesave të kandidatëve, kanë paraqitur kërkesë për të konkuruar në këtë vend vakant,këta kandidatë:
1. Brunilda Kadi
2. Ilir Toska
3. Holta Zaçaj
4. Manjola Xhaxho
5. Tartar Bazaj
Bazuar në nenin 7/ç, pika 1 të ligjit nr. 8577/2000 “Për organizimin dhe funksionimin e Gjykatës Kushtetuese”, (të ndryshuar) lista e kandidatëve, si edhe dokumentacioni i paraqitur prej tyre, i janë dërguar Këshillit të Emërimeve në Drejtësi, si organi kompetent për vlerësimin e kushteve dhe kritereve të emërimit të gjyqtarëve në Gjykatën Kushtetuese.
TIRANË– Moti pritet të përkeqësohet me shpejtësi në orët në vijim, pasi moti i keq “Carmel” do të godasë vendin në fundjavë, me reshje të dendura shi...
TIRANË– Një ditë para mbajtjes së Kuvendit Kombëtar të PD, kreu i Partisë Demokratike Lulzim Basha ka përcjellë një mesazh për demokratët. Ai ka post...
TIRANË– Presidenti Ilir Meta ka pritur në një vizitë në Presidencë këngëtarin e njohur italian, Albano Carrisi. Meta ka publikuar në “Facebook” një v...
TIRANË – Lidhjet e reja në rrjetin e shpërndarjes së energjisë elektrike duhet të plotësojnë një sërë kushtesh që Enti Rregullator i Energjisë i ka p...
TIRANË – Dosja.al ju sjell titujt kryesorë të portaleve për ditën e sotme. Dosja.al hapet në faqen kryesore me raportin më të fundit të FMN, e cila v...
DROPULL – Një aksident në punë ka ndodhur në mesnatën e kaluar në Dropull. Të plagosura kanë mbetur dy gra. ngjarja ndodhi teksa gratë po pastronin fasad...
TIRANË – Policia Rrugore e Tiranës ka kryer një kontroll me radar në aksin Sauk – TEG, në të dyja kahet e lëvizjes, nga ora 20:00 deri në orën 00:30 të mën...
TIRANË – Në emisionin ‘Drejt’ nga Luan Rama në ‘RTV Ora’, gazetari i njohur i kronikës, Artan Hoxha ka komentuar arrestimin e ish-kryeprokurorit Adri...
SHQIPËRI – Përfundon më 31 dhjetor 2021 procesi i rivlerësimit të shtëpive me taksën 3% nga 15% që është tatimi në kohë normale. Sipas të dhënave të ...