LIVE UPDATES
Bota

Vendet e Ballkanit shënjestër e Rusisë, komandanti amerikan jep alarmin

6 Mars 2019, 11:09 Nga DOSJA
Vendet e Ballkanit shënjestër e Rusisë, komandanti amerikan jep

Zbehja e rolit të Bashkimit Evropian në Ballkan, ka sjellë si kundër-efekt rritjen e ndikimit të Rusisë, thonë njohësit e zhvillimeve politike.

I ballafaquar me sfidat e zgjerimit dhe sidomos me referendumin për daljen e Britanisë së Madhe nga Bashkimi Evropian, ky union, sipas analistëve, ka lënë anash rajonin e Ballkanit, i cili është vënë tani në shënjestër të interesave të Rusisë.

Politologu Ramush Tahiri mendon se vonesat në proceset integruese evropiane, paraqesin rrezik për Ballkanin Perëndimor.

I lënë si një terren pa perspektivë të qartë evropiane, Ballkani, sipas Tahirit po shihet sërish nga Rusia si mundësi për ta shtrirë ndikimin.

Ndërkaq, sa i përket Kosovës dhe ndikimeve nga shtrirja e politikës ruse, vetëm një marrëveshje ndërkombëtare për njohjen e saj nga Serbia, do të relaksonte situatën, mendon ai.

“Çështja mes Kosovës dhe Serbisë mbeti pa e përfunduar, qoftë me një rezolutë të Këshillit të Sigurimit apo me një marrëveshje ndërkombëtare ku përfundimisht pranohet pavarësia e Kosovës, kështu që Serbia mbetet terren i përshtatshëm për ndikimin rus”.

“Gjithashtu, për shkak të problemeve që kanë Turqia dhe Greqia, qofshin ato tradicionale, problemeve të ujdhesave, por edhe çështjes së Qipros dhe ndarjes së saj, atëherë politika ruse gjen një terren më të përshtatshëm të ndikimit në këto vende”, thekson Tahiri.

Po ashtu, edhe nëpërmjet lidhjeve të vjetra ruse, të cilat sipas Ramush Tahirit janë riafirmuar së fundit te disa vende të Evropës Lindore apo Juglindore, po tentohet të arrihet një shtrirje e re ruse, ndonëse jo më nën firmën e real-socializmit, por nën kupolën e një politike mbrojtëse.

Rrethanat aktuale, sipas Tahirit, po tregojnë se Ballkani mund të kthehet sërish në vatër krize, nëse nuk përshpejtohen proceset euro-atlantike në njërën anë dhe nëse nuk përmbyllen çështjet e brendshme, siç është rasti me Kosovën e Maqedoninë, të cilat mbeten shtete ende jo stabile.

“Ballkani mund të përfshihet në një vatër krize nëse nuk përshpejtohet hyrja në NATO e Malit të Zi dhe të themi ashtu, të arrihet mbyllja e rrethit si dhe nëse Maqedonia dhe Kosova nuk stabilizohen, por hapen tema, çështje”, vlerëson Tahiri.

Ndërkohë, analisti Arben Qirezi thotë se Rusia po përpiqet të kthejë ndikimin e saj në disa vende të Evropës Lindore, të cilat tradicionalisht kanë qenë të lidhura me Rusinë, përkatësisht ish-Bashkimin Sovjetik.

Në Bullgari e Moldavi, thotë ai, tashmë ka lidershipe të orientuara kah Rusia. Kurse në Ballkan, Serbia mbetet aleati më i afërt i Rusisë.

Një tendencë e Rusisë për t’u përfshi në Ballkan, sipas tij, u vërejt me zgjedhjet e fundit edhe në Mal të Zi, ku autoritetet e Podgoricës patën akuzuar Moskën dhe Beogradin për përgatitjen e atentatit kundër ish-kryeministrit Milo Gjukanoviq.

“Për shkak të problemeve të brendshme në BE, të shkaktuara edhe nga BREXIT-i por edhe nga një lodhje e zgjerimit të Bashkimit Evropian, si dhe nga kriza e refugjatëve dhe konflikti në Lindjen e Mesme, BE-ja sikur e ka lënë anash rajonin e Ballkanit, vendet ballkanike, duke i lëshuar rrugën Rusisë”,- konsideron Qirezi.

Roli dhe ndikimi i Rusisë në Ballkan, sipas Arben Qirezit mund të jetë ndikuar së fundit edhe nga zgjedhjet në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Ai mendon se të gjitha këto zhvillime, mund të jenë kuptuar nga Rusia si sinjale për të vepruar në Ballkan.

“Po ashtu, edhe viti zgjedhor në Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe paqartësitë që kanë lindur me zgjedhjen e presidentit Trump në krye të Shteteve të Bashkuara, kanë shkaktuar një lloj pasigurie dhe në njëfarë mënyrë mbase i kanë dhënë sinjale Rusisë se ajo i ka duart e lira që të veprojë në rajonin e Ballkanit”,- shprehet Qirezi.

Sa i përket Kosovës, njohësit e zhvillimeve politike thonë se shtrirja e ndikimit rus vjen nga Serbia, si aleate tradicionale e Rusisë, e cila shtrinë më pas politikat e saj përmes serbëve lokalë, kryesisht në veri të vendit ku popullata serbe përbën shumicën.

Sidoqoftë, orientimi politik i proklamuar i institucioneve dhe politikës zyrtare në Kosovë, është për një vend demokratik, të orientuar kah integrimet euro-atlantike dhe bota perëndimore.

Kështu që Kosova, sipas analistëve, mund të atakohet nga interesat ruse, por besohet se ka një mbështetje të fuqishme nga Shtete e Bashkuara të Amerikës dhe një pjesë e vendeve evropiane, që ta ndalin këtë ndikim.

Burimi: REL

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

rajoni rajoni ballkani kosova ramush tahiri rusia serbia ballkani kosova ramush tahiri rusia serbia

Sondazh

Poll

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete

Berisha: Protesta 46-ditore që vazhdon është tërësisht antidiktatoriale

Berisha: Gjithçka zhvillohet sot në rrugë dhe sheshet e Tiranës është një betejë e kauzës

Këshilli Kombëtar/ Berisha prezanton emrat e propozuar për anëtarët e Këshillit të Diasporës

Dua Lipa: Frymëzuese të shoh qytetarët në protestë, ndërkohë që qeveria anashkalon ligjet