LIVE UPDATES
Bota

Ambasadori Reeker, thirrje Kosovës për heqjen taksës 100%: Ka shkaktuar dëme në raportet me Amerikën

4 Mars 2019, 20:14 Nga DOSJA
Ambasadori Reeker, thirrje Kosovës për heqjen taksës 100%: Ka

KOSOVË- Philip Reeker, Këshilltar i Komandantit të Forcave ushtarake amerikane në Evropë, i cili së shpejti pritet të marrë detyrën e Ndihmës Sekretarit të Shtetit për Evropën, po qëndron në Shkup prej nga i bëri thirrje qeverisë së Kosovës për pezullimin e taksave ndaj mallrave serbe si kusht për vazhdimin e bisedimeve dhe gjetjen e një zgjidhjeje.

“Kosova nuk dorëzon asgjë duke negociuar. Por, rrezikon gjithçka duke mos negociuar”, u shpreh zoti Reeker duke shtuar se “druhet se qëndrimi i Kosovës ka shkaktuar dëme në raportet me Amerikën”.

Ambasadori Philip Reeker, i cili aktualisht është Këshilltar i Komandantit të Forcva amerikane në Evropë, por që së shpejti pritet të marrë detyrën e Ndihmmës Sekretareit të Shtetit për Evropën, mori pjesë në një konference në Shkup të organizuar nga Qendra Evropiane për Studime të Sigurisë, George Marshall dhe Fondi Marshal i Gjermanisë.

Ambasadori Reeker foli për marrëveshjen mes Maqedonisë së Veriut dhe Greqisë por pa lënë mënjanë edhe marrëdhëniet mes Kosovës dhe Serbisë. Në fjalën e tij, zoti Reeker vuri në dukje nevojën e shpejtë të heqjes së taksave ndaj mallrave serbe.

Ai e quajti përparësi historike dhe strategjike të Shteteve të Bashkuara arritjen e normalizimit të marrëdhënieve mes Kosovës dhe Serbisë nën dialogun e ndihmuar nga Bashkimi Evropian.

“Presidenti Trump u ka bërë thirrje drejtuesve në Kosovë dhe në Serbi që të shikojnë përtej mendimeve për humbjet apo fitoret e së kaluarës dhe të ecin përpara sëbashku drejt një të ardhmeje më paqësore dhe në mirëqenie”, tha ambasadori Reeker.

“Me njohjen thelbësore të dyanshme, një marrëveshje gjithëpërfshirëse për normalizimin e marrëdhënieve do t’u lejojë të dy vendeve të vërejnë potencialin e tyre dhe ta lënë parapa përgjithmonë dhunën e viteve ’99 Të dy vendet, nëse ngecin bisedimet, rrezikojnë humbjene një shansi që vjen një herë në një gjeneratë për ta zgjidhur këtë çështje”,theksoi ambasadori Reeker.

Ai e përsëriti thirrjen për Beogradin dhe Prishinën që t’i heqin barrierat e bisedimeve dhe të lejojnë zhvillimin e dialogut.

“Një pjesë e kësaj ka të bëjë me heqjen e taksave nga Kosova ndaj mallrave serbe dhe boshnjake. Për qytetarët e Kosovës, ne e kuptojmë zhgënjimin tuaj, dëshirën për të kontrolluar fatin tuaj dhe për të çuar përpara integrimin e Kosovës në sistemin ndërkombëtar. Nuk vihet në pyetje mbështetja amerikane për sovranitetin dhe pavarësinë tuaj. Amerika ka investuar shumë në drejtësinë për suksesin e Kosovës si një shtet i pavarur, shumëetnik dhe sovran. Ne kemi qëndruar pranë jush, vazhdimisht. Por, ndonjëherë ju kemi bërë një kërkesë të rëndësishme. Dhe kjo është ajo kohë, – u shpreh zyrtari amerikan duke shtuar se – “Amerika, mbase mikja dhe partnerja më e afërt strategjike e Kosovës beson se arritja e një marrëveshjeje me Serbinë është rruga e vetme përpara për Kosovën.”

“Është fakt se Kosova nuk mund t’u kthehet bisedimeve me Serbinë nëse nuk i pezullon taksat, për çfarë ne besojmë se është në interes të Kosovës, Amerikës dhe të gjithë rajonit”, tha zoti Reeker ndërsa shtoi se, “Është për të ardhur keq dhe sinqerisht befasuese që ende kemi mosmarrëveshje serioze me qeverinë e Kosovës për këtë. Druhem se qëndrimi i Kosovës u ka shkaktuar dëme raporteve tona të ndërsjella. Marrëdhënie që Shtetet e Bashkuara i vlerësojnë thellësisht”.

Zoti Reeker shprehu bindjen se me fillimin e detyrës së tij të re si Ndihmës Sekretar i Shtetit për Evropën, egziston mundësia për të bërë përparime.

“Ne nuk jemi duke kërkuar të paarritshmen, por vetëm pezullimin e përkohshëm të taksave. Pastaj do të mund të shohim se çfarë mund të arrihet në tryezën e bisedimeve. Nuk nënshkruhet asnjë marrëveshje pa patur marrëveshje mbi të gjitha aspektet e saj. Kosova nuk dorëzon asgjë duke negociuar. Por, rrezikon gjithçka duke mos negociuar”, u shpreh ambasadori Reeker.

Ai i bëri thirrje edhe Beogradit, për të cilin tha se ka qenë agresiv në refuzimin e Kosovës për t’u përqendruar në interesat e saj strategjike, përmes fushatës për nxitjen e shteteve që ta tërheqin njohjen e Kosovës dhe për të bllokuar anëtarësimin e Kosovës në organizatat ndërkombëtare si Interpoli.

“Beogradi ka trazuar atmosferën për kompromis dhe përparim për një marrëveshje që i duhet atij vendi për arritjen e së ardhmes evropiane. Kosova dhe Serbia duhet të pyesin veten se cila është alternativa e normalizimit të marrëdhënieve? Që të dyja do të humbasin shumë nga një konflikt i ngrirë. Mosarritja e marrëveshjes do të thotë ulje e sigurisë, rritje e ngadalshme ekonomike dhe ngrirje e aspiratave për anëtarësim në BE. Drejtuesit i kanë borxh popullit të tyre që të pranojnë nevojën për kompromis dhe të kthehen në tryezën e bisedimeve; që është vendi më i mirë për t’i zgjidhur mosmarrëveshjet”, tha zoti Reeker.

Ai tha se të dy palët duhet të kthehen drejt së ardhmes dhe të negociojnë për një zgjidhje lokale.

“Që një marrëveshje të jetë e qëndrueshme, komuniteti ndërkombëtar nuk mund t’i diktojë kushtet. Shtetet e Bashkuara nuk përkrahin asnjë formulë të veçantë, as nuk ofrojnë një çek të bardhë. Çdo zgjidhje duhet të jetë e zbatueshme, e qëndrueshme dhe t’i kontribuojë stabilitetit rajonal”, tha ai.

Beogradi duhet të realizojë reforma të nevojshme për t’i plotësuar të gjitha kushtet e BE-së ku përfshihet forcimi i sundimit të ligjit dhe gjyqësorit duke siguruar lirinë e medias, përmirësimin e administratës publike dhe qeverisjen demokratike. Shtetet e Bashkuara janë të gatshme të ndihmojnë Serbinë që ti realizojë ato, tha zoti Reeker.

Ai u ndal edhe tek zhvillimet në Shqipëri, duke thënë se janë bërë shumë përpjekje në rrugën e reformave, por se duhet çrrënjosur korrupsioni, të ristrukturohen institucionet kyçe të sundimit të ligjit, të reformohet gjyqsori:

“Shqipëria duhet të luftojë krimin e organizuar dhe të tregojë se askush nuk qëndron mbi ligjin. Në mënyrë që të hapen bisedimet zyrtare për anëtarësim në Bashkimin Evropian”.

Ambasadori Reeker tha se të gjitha partitë duhet të tregojnë se ndajnë synimet e njejta.

“Opozita doli në rrugë dhe i dogji mandatet; duhet bërë shumë punë urgjente brenda proceseve demokratike. U kërkojmë të gjithë drejtuesve politikë që të shfaqin vullnet politik për t’u angazhuar në institucionet demokratike të Shqipërisë për t’i çuar reformat përpara. Dhe nëse palët ushtrojnë të drejtën demokratike për të protestuar, kjo duhet bërë në mënyrë paqësore”, tha zoti Reeker.

Marrë nga Zëri i Amerikës

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

rajoni rajoni ambasadori reeker dialogu kosove-serbi philip reeker taksa 100% ambasadori reeker dialogu kosove-serbi philip reeker taksa 100%

Sondazh

Poll
Bota 4 Mars 2019, 16:06

Mitrovica, mes ndarjes dhe bashkimit

Kosovë- Mitrovica, dikur qyteti i rockut dhe i Minatorëve të Kosovës. Tani qyteti i ndarë mbi lumin Ibër. Mbi urë qetë dhe prej kohësh pa incidente. Në qendrën ...

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete

Berisha: Protesta 46-ditore që vazhdon është tërësisht antidiktatoriale

Berisha: Gjithçka zhvillohet sot në rrugë dhe sheshet e Tiranës është një betejë e kauzës

Këshilli Kombëtar/ Berisha prezanton emrat e propozuar për anëtarët e Këshillit të Diasporës

Dua Lipa: Frymëzuese të shoh qytetarët në protestë, ndërkohë që qeveria anashkalon ligjet