Aktualitet

“Ka shkuar për kurim në Turqi”, Bashkia dhe Erion Veliaj përgënjeshtrojnë lajmin: Jam mirë dhe jam në Tiranë

  • “Është nisur për në Turqi”, Veliaj: Jam në shtëpi, por pres rezultatin e testit të dytë
  • Sot qarkulloi lajmi se Erion Veliaj po kurohet në spitalin "Acibadem" në Turqi. Sipas mediave largimi nga vendi është bërë për mjekim të specializuar. Ndërkohë, burime pranë bashkisë Tiranë, deklarojnë se Veliaj ndodhet në shtëpinë e tij në Tiranë. Edhe Veliaj ka reaguar dhe thotë se është në Tiranë.
    Featured image of article: “Ka shkuar për kurim në Turqi”, Bashkia dhe Erion Veliaj përgënjeshtrojnë lajmin: Jam mirë dhe jam në Tiranë Erion Veliaj dhe spitali në Turqi

    TIRANË “Erion Veliaj niset drejt Turqisë për kurim të specializuar”, ky ishte lajmi që qarkulloi sot në disa media për kreun e bashkisë së Tiranës. Ndërkohë, u raportua se Veliaj po kurohet në një nga spitalet më të njohura të Turqisë, tek “Acibadem”, pas infektimit me COVID-19. Për këtë lajm, mediet cituan burime pranë kryebashkiakut, Erion Veliaj.

    Por si qëndron e vërteta? 

    Dosja.al u interesua pranë Bashkisë Tiranë, ku ky lajm u mohua menjëherë. “Nuk është e vërtetë. Është një mashtrim. Kreu i bashkisë ndodhet në shtëpi dhe po pret rezultatin e testit”, thanë burime nga bashkia. Nuk dihet me saktësi sesi qëndron e vërteta.

    Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

    Për lajmin e kurimit në Turqi, ka ardhur një reagim dhe nga vetë kreu i Bashkisë Tiranë, Erion Veliaj. Ai është shprehur se ndodhet në baesën e tij në Tiranë në pirtje të testit të dytë dhe nuk është larguar asnjëherë nga Shqipëria.

    Ky lajm qarkulloi në media, 10 ditë pasi, Erion Veliaj njoftoi se është i infektuar me COVID-19. Nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale, ai u shpreh se ndodhet në gjendje të mirë shëndetësore. Ai theksoi më tej se vijon të punojë nga shtëpia dhe iu bëri thirrje qytetarëve  që të mbajnë maskë dhe të lajnë duart shpesh.

    (J.V. A.B. Dosja.al)

    Shto Koment