Aktualitet

Erion Veliaj infektohet me COVID-19, kryebashkiaku i Tiranës: Jam në gjendje të mirë shëndetësore, askush nuk është imun ndaj virusit

Erion Veliaj është infektuar me COVID-19. Kryebashkiaku i Tiranës ka treguar se ndodhet në gjendje të mirë shëndetësore. Sipas tij askush nuk është imun ndaj virusit.
Featured image of article: Erion Veliaj infektohet me COVID-19, kryebashkiaku i Tiranës: Jam në gjendje të mirë shëndetësore, askush nuk është imun ndaj virusit Erion Veliaj, kreu i Bashkisë së Tiranës

TIRANË- Kreu i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj ka rezultuar i infektuar me COVID-19. Lajmi e ka dhënë vetë në rrjetet sociale kreu i bashkisë, ku ka treguar se ndodhet në gjendje të mirë shëndetësore. Veliaj iu bën thirrje qytetarëve që të mbajnë maskë dhe të lajnë duart shpesh, pasi ka theksuar se askush nuk është imun ndaj virusit.

“Miq, pas testit më njoftuan se dola pozitiv nga covid-19. Jam në gjendje të mirë shëndetësore, ashtu si edhe familja ime. Por, nga sot do të vazhdoj të punoj me të njëjtin përkushtim për Tiranën nga shtëpia. Askush prej nesh nuk është imun ndaj këtij virusi, ndaj JU LUTEM mos harroni të lani duart sa më shpesh dhe mbani maskë për të mbrojtur sa më shumë veten dhe familjarët tuaj! Lus më të mirën për familjet tuaja! Shëndet e dashuri të gjithëve dhe mirënjohje e thellë mjekëve heronj! Do shihemi sërish!”, shprehet ai në rrjetet sociale.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Veliaj është politikani i dytë në vend që është infektuar me COVID-19. Pak janë më parë rezultoi i infektuar deputeti Adriatik Alimadhi. Ky i fundit fitoi betejën me virusin pasi qëndroi 41 ditë në spital.  Ndërkohë,  javët e fundit në Shqipëri është rritur ndjeshëm numri i vitimave dhe të infektuarve. Deri më tani kanë humbur jetën 144 persona dhe janë të infektuar 1991 të tjerë.

J.V/Dosja.al 

Shto Koment