LIVE UPDATES
Politike

“Kam ambicie të jem në krye të PD”/ Rudina Hajdari flet hapur: Ka ardhur koha për …

30 Prill 2022, 17:25 Nga DOSJA
“Kam ambicie të jem në krye të PD”/ Rudina Hajdari

TIRANË- Ish-deputetja Rudina Hajdari ishte e ftuar këtë të shtunë në emisionin “Kjo Javë”, të gazetares Nisida Tufa.

Ajo tha se tashmë është rikthyer në PD dhe shprehu hapur dëshirën që në të ardhmen të jetë në krye të partisë. Hajdari theksoi se Berisha është më i favorizuar për të fituar garën për kryetarin e ri të PD, për vetë atë që përfaqëson në atë parti.

Por u shpreh se sipas saj duhet kaluar në një tjetër zgjedhje dhe një frymë e re. Hajdari nënvizoi se duhet një kryetar partie që përfaqëson një model të tjetër nga ai i këtyre 31 viteve.

Pjesë nga biseda në studio:

Hajdari: PD s’është aty ku duhet të ishte. Kjo ka ardhur si një pasojë e mënyrës se si janë organizuar dhe trajtuar anëtarësia, demokratët. Nëse ka pasur disfata në zgjedhjet duhet patjetër që kryetari i partisë të hapte krahun dhe të bëheshin zgjedhje të ndershme. Nuk duhet lejuar servilizmi sepse ajo sjell dëm të madh. Kjo bëhet në mënyrë të rëndomtë.

Pyetje: Sa e barabartë do të jetë gara duke pasur parasysh mbështetjen që ai ka te demokratët.

Hajdari: Do të jetë e vështirë. Ka një procedurë. Ende s’kam parë se kush ka depozituar kërkesën. Nuk mund të them se si do të shkojë procesi. Le t’i japim kohë për të parë se kush do të jenë kandidaturat. Përballë zotit Berisha do të jetë e vështirë për të pasur rivalë. Do të jetë e vështirë. Zoti Berisha ka një rol të rëndësishëm brenda PD dhe ndikimi i tij është i madh. PD i duhet një ofertë e re dhe duhet të apelojnë jo vetëm demokratët. Partia nuk duhet të bazohet te një individ. Duhet të krijojmë një ekip, të kemi disa njerëz. Aftësitë që janë aty brenda mund ta bëjnë këtë. Duhet një besim i ndërsjelltë nga të gjithë funksionarët brenda PD. Duke ia lënë në dorë votës dhe duke zbatuar statutin mund të arrihen te këto ide, duke i qëndruar parimeve dhe jo mënyrën se si mund të zgjidhen disa çështje brenda PD. Kushdo që ka dëshirë të sfidojë zotin Berisha duhet ta bëjë këtë gjë sepse anëtarësia në të ardhmen do të përqafojë një figurë të re. Nga ’91 deri në 2022 ka kaluar mjaftueshëm kohë që me zotin Berisha Shqipëria ka arritur shumë. Tani është koha të kemi një alternativë tjetër. Mendimi im personal, e kam thënë dhe e rithem. Unë vazhdoj të mendoj që cikli i Berishës ka mbaruar, por kush jam unë të vendos në pikëpyetje dëshirën e demokratëve.

Pyetje: Figurë që e drejtonte denjësisht PD?

Hajdari: Nuk mund të fsheh faktin që kam patur ambicie të ecë përpara në PD. Nuk mendoj që tani është momenti për të qenë kryetare e PD. Në të ardhmen do e shihja si opsion, kjo do të ndodhë në mënyrë të natyrshme. Unë sot e shoh veten si anëtare e Këshillit Kombëtar, ose më saktë si kandidate. Më tutje do të shohim mënyrën se si ata do të më besojnë. Dëshira ime është që parimet që kam t’i zbërthej në parim. Shkëputja ime nga PD në këto 2 vite ka dhënë efektet e veta. Ky është një hap i rëndësishëm në angazhimin tim brenda PD.

Marrëdhënia me Berishën?

Hajdari: Shumë të mira. S’i kemi shkëputur asnjëherë. Janë korrekte. Nuk ka asgjë për të fshehur. Zotin Berisha e njohim prej kohësh dhe i kemi ruajtur raportet.

E mbështesni Berishën në garë?

Hajdari: Personalisht jo. Mendoj që zoti Berisha s’do të ishte zgjedhja e duhur për të ardhur në pushtet nesër. Berisha është i rëndësishëm brenda PD, por për të ecur përpara si parti, duhet të zgjdhim dikë tjetër që nuk është i njëjti me atë që kemi patur 31 vite. Është e rëndësishme plaga e rëndë që ka ndodhur në këto vite. Zoti Basha ndërtoi një kult individi ku shumë prej anëtarëve të PD janë ndier të braktisur. Mendoj që Basha ka funksionuar me emërime, jo me zgjedhje. Unë mendoj që zoti Basha duhet të jetë brenda PD. Është deputet, ka kohë të gjatë brenda PD. Unë kam rezerva për mënyrën e lidershipit që ai zgjodhi të ketë.

Si iu duk platforma e propozuar nga Alibeaj?

Hajdari: E lexova platformën. Platforma në momentin që vjen nga deputetët ka vlerën e saj. Nuk kuptova se sa realisht anëtarët e PD e mbështesin. Duhet bërë një referendum nëse ka mbështetje në bazë. Zgjidhja duhet mbështetur edhe nga ata. Unë jam që krizën ta zgjidhim një herë e mirë.

Pyetje: Statusi non grata i Berishës, a do të ndikojë në marrëdhënien që PD do të ketë me SHBA?

Hajdari: Sa i përket statusit non grata të PD është problem i tij dhe të mos kthehet në kalë beteje për PD. Zoti Berisha duhet ta izolojë këtë problem dhe të merret me të në mënyrë individuale. Kjo çështje duhet të jetë e izoluar nga pjesa tjetër e PD. Është çështje personale. Nuk duhet ndikuar marrëdhëniet mes PD dhe SHBA-së. Nëse kjo ndodh do të jetë situatë e vështirë, por jo e pamundur. Zoti Berisha faktorizoi rolin e tij brenda PD, te ata që s’e besonin më. U pa qartë që zoti Berisha ka ende një peshë të madhe brenda partisë.

Si duhet zgjedhur Presidenti i ri?

Hajdari: Unë mendoj që Presidenti të vijë nga vota e popullit. Në 2022 duhet zgjedhur Presidenti nëpërmjet votës së qytetarëve, por ne s’i kemi kushtet. Tani Presidenti mund të zgjidhet nga një forcë politike, nëse ke votat në PD.

Roli i Metës?

Hajdari: Mendoj që zoti Meta ka pasur një pozitë të vështirë në këto vite. Opozita u largua nga parlamenti. Ai duhet shprehur më parë për djegien e mandateve. Ai e kuptoi që Kuvendi në atë kohë funksiononte në mënyrë të limituar. Unë mendoj që ai post duhet të jetë mbi palët, por që në kushtet që ishte zoti Meta me ndodhitë që ndodhën, ishin atipike.

Marrë nga BalkanWeb

Aksidenti i rëndë në Tiranë, si mund të shmangen ngjarje të tilla?

View Results

politike politike rudina hajdari sali berisha rudina hajdari sali berisha

Sondazh

Poll
Politike 30 Prill 2022, 15:31

Kuvendi i PD, Berisha: Vendosi një elitë të re!

TIRANË- Ish-Kryeministri Sali Berisha ka deklaruar se Kuvendi i sotëm i PD-së, ka vendosur një elitë të re në. Pas përfundimit të votimit për anëtarësinë e...

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete

Berisha: Protesta 46-ditore që vazhdon është tërësisht antidiktatoriale

Berisha: Gjithçka zhvillohet sot në rrugë dhe sheshet e Tiranës është një betejë e kauzës

Këshilli Kombëtar/ Berisha prezanton emrat e propozuar për anëtarët e Këshillit të Diasporës

Dua Lipa: Frymëzuese të shoh qytetarët në protestë, ndërkohë që qeveria anashkalon ligjet