Protesta për Zvërnecin/ Protestuesit çajnë kordonin metalik, policia i sulmon me ujë. Tubimi shpërndahet në gjithë Tiranën
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Tragjedia me dy viktima në Shëngjin, policia jep detaje: Të gjithë shtetas nga Kosova, tre persona në spital 3 Qersho...
“Ka forca në Shqipëri dhe jashtë që janë kundër”/ Rama: Të rreshtohesh me PS, do të thot&eum...
"Shqipëria është e shqiptarëve"/ Qytetarët mbushin rrugët e Tiranës, kërkojnë anulimin e pr...
TIRANË– Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit Ardi Veliu, së bashku me Zv.drejtoren e Përgjithshme Aida Hajnaj kanë pritur në një takim zonjën Zaida Çobo, të cilës vetëm një javë me parë, Veliu i publikoi videon me armë, moment ky që nuk kaloi pa u komentuar gjatë në media.
Foton e takimit, Veliu e ka publikuar edhe në rrjetet sociale, krah të cilës shkruan se i kërkon ndjesë edhe një herë zonjës në fjalë.
“Sot u takuam me zonjën Zaida Çobo, e cila me të drejtë u ndje e lënduar nga komenti im që mori edhe shumë kritika publike. Dëshiroja që ndjesën time publike t’ia bëja zonjës personalisht dhe më vjen mirë për mirëkuptimin e saj. Përfitoj nga rasti ta përsëris edhe njëherë që jam i keqardhur për komentin tim dhe shpresoj që të jetë kuptuar nga të gjithë që ato fjalë nuk kishin qëllim fare të justifikonin policin (i cili është pezulluar menjëherë pas ngjarjes). Po ashtu nuk më ka shkuar kurrë mendja të lëndoj zonjën apo familjen e saj me atë koment. Ndjesë edhe njëherë!”- shkruhet krah fotos.
Para pak ditësh, Zaida Çela (Çoba), nëna e 15 vjeçarit që u dhunua nga efektivët e Policisë së Shtetit ka dorëzuar një kërkesë padi në Gjykatën e Tiranës. Në kërkesë-padinë e dorëzuar nga Zaida, shihet se gruaja në fjalë ka paditur vetë drejtorin e Policisë së Shtetit, Ardi Veliun, pasi pretendoi se ky i fundit i ka cënuar dinjitetin dhe nderin pas publikimit të të dhënave personale dhe kërkon të dëmshpërblehet me shumë prej 1 milionë lekësh.
Në mbledhjen e Këshillit të Sigurisë, drejtori i Policisë së Shtetit, Ardi Veliu, në vend që të përgjigjej për dhunën e ushtruar nga 4 efektivë policie mbi djalin e Zaidës, publikoi një video të kësaj të fundit, e cila shfaqej me armë në dorë.
Videoja rezultoi të ishte xhiruar gjatë një filmi dhe bëri shumë bujë në media. Vetë Veli kërkoi ndjesë publikisht. Djali i Çobos u dhunua nga katër efektivë policie, pasi kishte thyer karantinën dhe kishte dalë xhiro nga Liqeni Artificial me biçikletë.
(f.m/dosja.al)
1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:
ITALI– Dy të burgosur me origjinë shqiptare janë përpjekur që të arratisen nga burgu i Bellizzi Irpino, në provincën e Avellino në Itali. Mediat bëjnë me dije ...
DURRËS- Banorët e Manzës po vijojnë protestat, kundër derdhjes së mbeturinave të Durrësit në zonën e tyre. Protestës iu bashkua edhe aktivisti Sazan Guri, ...
ITALI- Një gomone, që drejtohej nga dy kontrabandistë shqiptarë, e cila kishte sasi të madhe marijuane dhe hashashi, vlera e të cilës shkonte rreth 3 milionë eu...
ITALI– Donald Rushiti, 26-vjeçari shqiptar i njohur ndryshe si Doni është dënuar me 12 vite burg nga drjetësia italiane. La Stampa shkruan se Doni, ishte...
DURRËS– Fotot që po shikoni vijnë nga qyteti i Durrësit, aty ku së fundmi nuk të bën më përshtypje që të shohësh kosha plehrash të stërmbushur dhe mbeturin...
BRITANI– Gazetari britanik Alastair Campbell, ka folur në lidhje më pandeminë e koronaviruist ku ka krahasuar Shqipërinë me Britaninë. Ai është shprehur s...
KORÇË- Një 43-vjeçar me iniciale M.D., është shpallur në kërkim nga policia e Korçës, për ushtrim lojërash fati. Në kuAdër të këtij o...
TIRANË– E shtuna e kësaj jave është mbyllur me një përplasje fizike. Dalja nga karantina dhe rihapja e lokaleve e lounge-vr po rikthen në skenë edhe përpla...
Këlcyrë- Ditën e sotme lëvizja patriotike “Djemtë e Labërisë” kanë djegur flamurin e Vorio-Epirit në varrezat e Këlcyrës. Në këto varreza prehen eshtrat e 21 u...
Tiranë- Më 15 qershor hapet transporti publik. Lajmi është konfirmuar nga ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë, ku në një postim në Facebook thuhet se tran...