LIVE UPDATES
Aktualitet

Inceneratorët/ Kodra: Jemi në afate. Myrtezani: Më vodhën lekët. Tabaku: Pastrim parash

14 Shkurt 2022, 12:29 Nga DOSJA
Inceneratorët/ Kodra: Jemi në afate. Myrtezani: Më vodhën

TIRANË– Komisioni Hetimor për Inceneratorët është mbledhur sot për të zhvilluar marrjen në pyetje të katër administratorëve të inceneratorëve. Të ftuar në seancën e sotme ishin pesë persona, katër administratorët Ariola Kodra, Faraudin Arapi, Loren Duzha, Arenc Myrtezani si dhe gazetari Elvi Fundo. E pranishme në pjesën e patë të mbledhjes ishte vetëm Ariola Kodra, Administratore e Integrated Energy BV SPV e cila u shpreh se kompania është brenda afateve të kontratës për punimet. Pyetjes se si është siguruar fondi për impiantin e inceneratorin e Tiranës, Kodra tha se financimi është privat. Ariola Kodra është pyetur në lidhje me njohjet me Klodian Zoton, Stela Gugalljan dhe Mirel Mërtirin për të cilët tha se nuk ka pasur takime nga afër pasi ka një staf që merret me këto gjëra. E pyetur nga Tabaku nëse ka pasur njohje me kryeministrin Edi Rama apo ministrin Damian Gjiknuri, Kodra tha se i njeh vetëm si politikanë dhe figura publike e se nuk ka pasur asnjë kontakt nga afër me ta.

Përsa i përket periudhës së punësimit dhe pagës që ka marrë nga Inceneratori i Tiranës babai i deputetit Alqi Bllako. Edmond Bllako, Tabaku nuk ka arritur që të marrë dot përgjigje. Kodra fillimisht tha se Edmond Bllako është punësuar e larguar para se ajo të bëhej administratore. Por kur Tabaku nxorri të dhënat me pagat, administratorja ndërro version dhe tha se babai i deputetit është punësuar para të vinte ajo, por është larguar gjatë kohës që vetë Kodra ka qenë administratore e kompanisë. Në mes ndërhyri deputeti socialist, Arben Pëllumbi, i cili tha se kjo pyetje ishte tërësisht jashtë rolit të këtij komisioni.

Më pas Komisioni Hetimor u ndërpre dhe pas gjysmë ore pushim u rimblodh për të marrë në pyetje ish-administratorin e inceneratorit të Fierit, Arenc Myrtezani. Ky i fundit është shfaqur në gjendje jo të mirë. Teksa përshëndeti të pranishmit, ai tha se po i merrej fryma. Kryetarja e Komisionit Jorida Tabaku kërkoi që t’i sillnin një ujë. Me zërin që i dridhej Myrtezani tha se kishte shkuar me të shpejtë në komision sapo e kishin marrë në telefon sepse nuk ishte vënë në dijeni më herët. Më nisjen e marrjes në pyetje, Myrtezani është shprehur se ka punuar për Klodian Zoton dhe se kishte njohje me Stela Gugallin e Mirel Mërtirin. I pyetur se përse pagesat kishin nisur të jepeshin direkt në momentin që është lidhur kontrata, ai tha se nuk kishte asnjë dijeni. Si rregull, duhet të nisnin shtatë muaj pas firmosjes së kontratës. Ai tha se ai administrator i kompanisë së Zotos ishte larguar për shkak të distancës së madhe që kishte, por vetëm në fund të bisedës rezultoi se ai vijonte të ishte në të njëjtën kompani, por si drejtor e jo administrator.

Pavarësisht se pyetjeve për pagat, kontratat e detajeve të tjera, Myrtezani iu shmang duke thënë se nuk ishte nuk ishte administrator në këtë kompani. Myrtezani është shprehur se kompania për të cilën ai punonte është gënjyer për studimin e fizibilitetit të tokës ku do të ndërtohej përpunuesi dhe se kjo gjë ishte kuptuar me vonesë. Për tymin në vend, ai tha se nuk ishte Zoti që ta zhdukte. Në fund Tabaku i tha Myrtezanit se paguhej 9 milionë lekë të reja. Sapo dëgjoi këtë shifër, ai kërkoi si nga pala e demokratëve ashtu edhe nga socialistët që t’i jepnin paratë që i deklaronin, pasi ‘ia kishin vjedhur’. Përtej humorit dhe të qeshurave që u shkaktuan në Komision, kryetarja e Komisionit Jorida Tabaku tha se kjo gjë vërteton që pastrohen para edhe përmes pagave të punonjësve.

Por pse është ngritur ky komision? 

Prej gati 2 vitesh, opozita akuzon kryeministrin Edi Rama dhe ministrat e tij se kanë abuzuar me projektet për ndërtimin e 3 inceneratorëve në Tiranë, Fier dhe Elbasan. Komisioni Hetimor për Inceneratorët u ngrit në tetor të 2021 dhe ka si kryetare deputeten e PD, Jorida Tabaku dhe zv.kryetaren, deputeten socialiste Ermonela Felaj. Tre kontratat koncensionare kapin vlerën e 400 milionë eurove dhe janë në hetim prej kohësh edhe nga Struktura e Posaçme për Anti Korrupsionin (SPAK).

ZHVILLIMET ORË PAS ORE:

Ish-administratori i inceneratorëve: Gjeni lekët se m’kanë vjedhur. Tabaku: Pastrokan para

“Ngelëm dy orë këtu”, mërzitet Denaj, nxehet Bushati: Mos ndërhy më

“Humor shkodran”, Plas gallata në Komision, Bushati replikon me administratorin Myrtezani

Ish-administratori i inceneratorit të Fierit: Na gënjyen për fizibilitetin e tokës

Ish-administratori i inceneratorit të Fierit: Punoja për Zoton, s’di gjë për pagat

VD/ Ish-administratori i inceneratorit shfaqet duke u dridhur në Komision: Më merret fryma

Kreditë për inceneratorët, administratorja: Punimet nisën pas deklaratës së Bashkisë Tiranë

“Skenë krimi”, Tabaku përplaset me socialistët, Nasufi përmend Gërdecin e Azem Hajdarin

“S’të ka hije as si nënë fëmijësh”, debate të forta, Tabaku përplaset me PS: Palaço

“29 euro nga 2017”, debat te Komisioni i inceneratorëve, Kodra: S’kemi shkop magjik

Acarohet! Tabaku-dëshmitares: Nuk është normale të rrish në celular, po shkruani mesazh?

Acarohet! Tabaku-dëshmitares: Nuk është normale të rrish në celular, po shkruani mesazh?

(F.m/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

kryesore kryesore arenc myrtezani ariola kodra komisioni per inceneratoret komisioni per inceneratoret 14 shkurt 2022 arenc myrtezani ariola kodra komisioni per inceneratoret komisioni per inceneratoret 14 shkurt 2022

Sondazh

Poll

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete

Berisha: Protesta 46-ditore që vazhdon është tërësisht antidiktatoriale

Berisha: Gjithçka zhvillohet sot në rrugë dhe sheshet e Tiranës është një betejë e kauzës

Këshilli Kombëtar/ Berisha prezanton emrat e propozuar për anëtarët e Këshillit të Diasporës

Dua Lipa: Frymëzuese të shoh qytetarët në protestë, ndërkohë që qeveria anashkalon ligjet