LIVE UPDATES
Aktualitet

Dosja/ Vrasja e Agim Buçit,ç’deklaroi i penduari: Isha në ‘shok’,më kërcënuan në Komisariat

14 Shkurt 2022, 15:51 Nga DOSJA
Dosja/ Vrasja e Agim Buçit,ç’deklaroi i penduari: Isha

Procesi gjyqësor ndaj dy të pandehurve për vrasjen e Agim Bucit dhe plagosjen e bashkëshortes së tij në sy të djalit të mitur, mori tjetër rrjedhë në gjykatën e Apelit të Tiranës. Njëri nga të akuzuarit gjatë gjykimit që është në pritje të rezultateve të kriminalistikës, pohoi se ishte paguar për të vrarë Agim Bucin. Mirëpo një gjurmë e këqyrur në një skenë krimi në Kamëz, e cila u krahasua me të dhënat papilare të një vrasësi me pagesë, u bë shkak për rihapjen e vrasjes se Agim Bucit, i vrarë nga disa persona, që më pas janë dënuar.

Teksa ngjarja është hetuar si vjedhje me dhunë me pasojë vdekjen e Bucit, shkresa që konfirmon Albert Zajen si autorin e tretë iu përcoll prokurorisë në fillim të këtij muaji. Për vrasjen e Bucit nën akuzë dhe të dënuar nga shkalla e parë janë Ruzhdi Hoda dhe Vladimir Kurti, kurse Zaja, 38 vjeç rezulton i prangosur për vrasjen e dyshuar me pagesë të Shkëlzen Kastratit ndodhur në Fier.

Kurti, i dënuar nga gjykata e shkallës së parë për krimin e rëndë që tronditi vendin, i tha trupës gjykuese se vrasjen e Bucit e kreu kundrejt pagesës dhe jo për grabitje. Ai pretendon se urdhërues i krimit është Albert Zaja. Ky i fundit ishte personi që i kishte vënë në dispozicion armën e krimit dhe i kishte dhënë paraprakisht edhe shumën prej 1 mijë euro, ndërsa pjesën tjetër prej 30 mijë eurosh, sipas marrëveshjes, do ta merrte pasi të ndodhte vrasja.

Në dosjen e prokurorisë, sipas burimeve të gazetares Anila Hoxha, Kurti nuk e ka zbuluar motivin e vrasjes, pasi sipas tij Zaja nuk ua kishte rrëfyer arsyen e vrasjes së Agim Bucit.

“Arsyen nuk na e ka treguar, por vrasja është porositur nga Bert Zaja. Ai është personi që na ka dhënë porosinë, ka qenë me ne edhe në makinë kur ka ndodhur ngjarja dhe na ka pritur edhe tek makina, unë kam hyrë brenda së bashku me Ruzhdiun, gjatë kohës që kemi pritur se ka hyrë Agimi në Super Market, kemi pritur nga avllia e shtëpisë. Unë jam bërë shumë pishman për këtë ngjarje. Kemi dhe dëshmi kontradiktore gjatë gjithë kohës, pasi kam qenë i kërcënuar nga Berti, pasi është person që njihet si problematik”, citohet nga dosja e prokurorisë, të cilën e disponon të plotë gazetarja e Top Channel Anila Hoxha.

Kurti, sqaron më tej se armën më të cilën kreu krimin, ia ktheu po Zajës dhe kjo është arsyeja pse ajo nuk u gjend, ndonëse pas vrasjes së Agim Bucit në Kamzë, policia devijoi lumin e Tërkuzit, pasi kishte dyshime se ishte hedhur aty.

“Dua të theksoj edhe diçka që për arsyen se nuk u gjet dot arma në vendin e ngjarjes, pasi armë nuk ka patur aty, sepse gjatë kohës që kemi lënë tek lumi Bertin, ai e ka marrë armën me vete”, thuhet në dosje.

Vladimir Kurti shpjegoi më tej, se nuk tregoi të vërtetën pas arrestimit, pasi kishte frikë për jetën e tij dhe të familjarëve, por tashmë që Albert Zaja është arrestuar, ai vendosi të rrëfehet.

“Kam patur frikë të flas deri më tani sepse më kanë kërcënuar”, deklaroi i Kurti, por këtë e konfirmoi edhe Rruzhdi Hoxha.

“Këto që thotë Vladimiri janë të gjitha të vërteta, kam një djalë 7 vjeç dhe po të kishte fol që në fillim, pasi ai ka qenë jashtë dhe ishte i aftë të bënte gjithçka dhe nuk doja të vija në rrezik familjen dhe djalin që e kam në shkollë aty afër”, tha Hoxha.

Të dy këta persona hynë në orët e vona të mbrëmjes të maskuar dhe të armatosur në marketin e Agim Bucit dhe hasën në rezistencën e tij dhe të gruas për të marrë xhiron ditore. Në pak minuta, personat e maskuar qëlluan mbi çiftin e bashkëshortëve, duke lënë të vrarë burrin dhe të plagosur rëndë gruan.

Pjesë nga dosja:

Vladimir Kurti: Prej kohës që ka ndodhur ngjarja kam qen i kërcënuar nga Bert Zaja me vendbanim në Krujë, ç’është e vërteta kjo nuk është një vjedhje, por është një vrasje me pagesë, kundrejt shumës tridhjetë mijë euro, një mirë euro i kam marrë kur ka ndodhur ngjarja dhe gjatë kohës që kam shkuar për t’u dorëzuar në polici.

Relatorja: Jeni konsultuar me dikë për këto që po deklaroni?

Vladimir Kurti: Kam dërguar letra me zarf, nuk ka qenë një grabitje, por një vrasje e porositur nga Bert Zaja. Bert Zaja është personi që na ka dhënë porosinë, ka qenë me ne edhe në makinë kur ka ndodhur ngjarja dhe na ka pritur edhe tek makina, unë kam hyrë brenda së bashku me Ruzhdiun, gjatë kohës që kemi pritur se ka hyrë Agimi në Super Market, kemi pritur nga avllia e shtëpisë. Unë jam bërë shumë pishman për këtë ngjarje. Kemi dhe dëshmi kontradiktore gjatë gjithë kohës, pasi kam qenë i kërcënuar nga Berti, pasi është person që njihet si problematik.

Relatorja: Ku i keni thënë për herë të parë këto dhe kujt ja keni thënë?

Vladimir Kurti: Nuk i kam thënë, kam kërkuar që të më vinin të më merrnin në pyetje, por nuk ka ardhur njeri.

Relatorja: Si quhet ky personi?

Vladimir Kurti: Arbert Zaja, i cili është në burg, pasi akuzohet për një vrasje në Fier.

Relatorja: Çfarë lidhjesh kishit ju me të?

Vladimir Kurti: Ky na ka paguar për ngjarjen.

Relatorja: E mësuat motivin, çfarë arsye kishte?

Vladimir Kurti: Arsyen nuk na e ka treguar, por na ka shoqëruar gjatë gjithë kohës dhe na ka pritur tek makina, i kemi marrë një mijë euro dhe tridhjetë të tjera do na i jepte më mbrapa, por ne nuk u takuam më se na arrestoi policia.

Relatorja: Pse jeni kërcënuar?

Vladimir Kurti: Në rast se do flas…

Relatoria: Nga është ai?

Vladimir Kurti:: Është nga Kruja me vendbanim në Nikel, kemi shkuar e kemi marrë makinë tek Market Zaja, para se të ndodhte ngjarja.

Relatoria: Pse e morët ju atë, a ju pagoi juve?

Vladimir Kurti: Sepse kishte armë dhe ai e dinte kush ishte, ne nuk e njihnim fare.

Relatoria: Ky individi erdhi deri në vendin e ngjarjes dhe vetëm nuk hyri brenda.

Vladimir Kurti: Ai ka qenë gjatë gjithë kohës duke na orientuar ne.

Relatoria: Po pse ju ka paguar ju aq shumë, ndërkohë që ai ka qenë edhe vetë më ju?

Vladimir Kurti:  Vetëm gjatë kohës që është kryer ngjarja ka qenë duke na pritur në makinë. I kam dërguar letër me zarf dhe Gjykatës së Shkallës së parë dhe Gjykatës së Apelit.

Relatoria: Çfarë keni kërkuar në ankim, nuk përputhet me atë çfarë deklaroni në seancë?

Vladimir Kurti: Kam qenë në gjendje shoku dhe në komisariat, ai ka pasur njerëz dhe, më kanë thënë që nuk ke punë t’ia përmendësh emrin.

Marrë nga Top Channel

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

aktualitet aktualitet vladimir kurti vrasja e agim buçit vladimir kurti vrasja e agim buçit

Sondazh

Poll

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës