Protestë masive kundër projektit në Zvërnec/ Qytetarët para Kryeministrisë thirrje kundër qeverisë: Rama të japë dorëheqjen (PAMJET)
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS, por ti nuk je i ftuar! ...
Ish-ushtarak dhe njohës i armëve/ Kush është Violand Braçellari, 43-vjeçari që vrau një polic e...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
PALESTINË- Numri i viktimave në luftën mes Izraelit dhe Palestinës është gjithnjë e në rritje. Deri tani rreth 40 persona kanë humbur jetën nga konfontime raketa, ku nga 40 persona rreth 5 janë izraelit, ndërsa pjesa dërrmuese janë palestinezë. Pas javësh dhune të ashpër në Jeruzalem, Hamas, grupi islamik që sundon brenda Gazas, lëshoi një breshëri raketash drejt qytetit të shenjtë të hënën në mbrëmje. Hera e parë në më shumë se 7 vite.
Izraeli tha se po dërgonte trupa përforcues në kufirin e Gazës dhe po mobilizonte 5,000 ushtarë rezervë, duke shtuar frikën për konfrontim më të gjerë. Shpërthimet e mëparshme kanë zgjatur disa ditë, me rezoluta të ndërmjetësuara përmes bisedimeve indirekte. Ndërsa në javët e fundit, ka pasur një përshkallëzim të mprehtë të zemërimit për okupimin gjysmë shekullor të Izraelit dhe kontrollin e tij mbi Palestinën.
Të hënën në mëngjes, përkundër thirrjeve për qetësi nga SHBA, Evropa dhe gjetkë, oficerët hynë në xhaminë al-Aksa – vendi i tretë më i shenjtë në Islam – dhe u përballën me adhuruesit që po faleshin. Hamasi kërcënoi me aksione dhe filloi të qëllonte me raketa të hënën në mbrëmje.
Më parë, ministri i mbrojtjes, Benny Gantz, tha “ky është vetëm fillimi” i sulmeve të Izraelit, ndërsa udhëheqësi i Hamasit, Ismail Haniyeh u zotua nga ana tjetër se “nëse Izraeli dëshiron të përshkallëzohet, ne jemi gati për të”.
I dërguari i OKB, Tor Wennesland tha se udhëheqësit e të gjitha palëve duhet të marrin përgjegjësinë e përshkallëzimit, ose në ndryshe situata do të përshkallëzohët në një pikë ku nuk do ketë kthim mbrapsht. Për të ndaluar luftën mes dy vendeve ka bërë thirrje edhe organizata “Save the Children”, e cila ka thënë se fëmijet janë ata që e pësojnë më shumë nga kjo luftë. Kryeministri britanik gjithashtu u kërkoi dy vendeve që të ndalonin luftën mes njëri-tjetrit.
Në shkëmbimet e fundit të dhunshme herët të Mërkurën, sirenat që paralajmëruan për zjarrin e raketave hyrëse u ndezën në Tel Aviv dhe disa shpërthime u dëgjuan, pasi Hamas tha se kishte qëlluar 110 raketa drejt qytetit bregdetar në përgjigje të sulmeve ajrore izraelite në Gaza. Forcat e Mbrojtjes së Izraelit thanë në një deklaratë se kishin goditur një numër “shënjestrash të rëndësishme terrori dhe operativësh terroristë në Rripin e Gazës” në përgjigje të “qindra” raketave.
Në gjendje të jashtëzakonshme është shpallur qyteti Lod, në të cilin u raportua se i vunë flakën shkollave hebreje, pasi lufta e brendshme e Izraelit kërcënohej të të jetë më destabilizuese se sulmet me raketa nga Gaza.
Izraeli dhe Hamasi kanë zhvilluar tre luftëra, të cilat kryesisht janë parë si dështime për të dy palët. Armiqtë janë përfshirë në beteja të rregullta dhe pas çdo raundi, të dy palët pretendojnë se kanë shënuar pikë mbi tjetrin dhe më pas rivendoset një status quo “jo e qetë”. Jeruzalemi ka qenë prej kohësh qendra e krizës izraelito-palestineze, me vendet e tij fetare të nderuara nga të krishterët, hebrenjtë dhe myslimanët. Xhamia Al-Aksa është ndërtuar mbi një kompleks që konsiderohet si vendi më i shenjtë në Judaizëm, i njohur për hebrenjtë si Mali i tempullit.
PËRGJIGJE PËR TË GJITHA PIKËPYETJET:
Çfarë po ndodh në Izrael dhe Palestinë?
Jeruzalemi ka përjetuar trazirën e tij më të keqe në vite, me qindra protestues palestinezë të plagosur në përleshjet me policinë izraelite. Më shumë se 20 njerëz janë vrarë në Gaza pas luftimeve midis militantëve dhe Izraelit, dhuna është rritur në Bregun Perëndimor të okupuar dhe komunitetet arabe brenda Izraelit kanë mbajtur demonstrata.
Çfarë e ka shkaktuar rritjen e dhunës?
E gjitha lidhet me pushtimin ushtarak gjysmë shekullor të Izraelit dhe kontrollin e tij gjithnjë e më të madhe mbi jetën palestineze. Zemërimi ka shpërthyer sepse një seri ngjarjesh kanë konverguar duke arritur pikën më të lartë të hënën.
Cili është sfondi i ngjarjeve?
Një muaj më parë, filloi muaji i shenjtë mysliman i Ramazanit dhe palestinezët janë ankuar për ato që ata thonë se janë kufizime të ashpra të panevojshme nga policia izraelite, e cila i pengoi ata të mblidheshin në shkallët jashtë Qytetit të Vjetër – një traditë jozyrtare pas lutjeve të mbrëmjes. Mes tensioneve, pati rritje të dhunës. Në fund të Prillit qindra izraelitë të ekstremit të djathtë marshuan nëpër rrugët e qytetit duke brohoritur “vdekje për Arabët” dhe u përballën me palestinezët.
Si u përshkallëzua gjatë javës së kaluar?
Zemërimi kapi pikun përpara një vendimi të gjykatës izraelite, i cili pritej të jepej të hënën, nëse autoritetet do të dëbojnë dhjetëra palestinezë nga lagja me shumicë arabe e Jeruzalemit Lindor. Në të njëjtën ditë, mijëra nacionalistë izraelitë tundnin flamurë dhe do të marshonin nëpër lagjet myslimane në Qytetin e Vjetër duke krijuar një paradë provokuese.
Cila është historia e gjyqit?
Familjet hebreje pretendojnë se ata humbën tokë në Sheikh Jarrah gjatë një lufte që solli krijimin e Izraelit në 1948, një konflikt në të cilin qindra mijëra palestinezë u zhvendosën. Dy dekada më vonë, Izraeli pushtoi Jeruzalemin Lindor me ndihmën e forcave jordaneze në luftën e 1967 dhe më vonë e aneksoi. Sipas ligjit izraelit, hebrenjtë që mund të provojnë titullin e pronësisë para vitit 1948 mund të kërkojnë kthimin e pronave të tyre në Jeruzalem. Asnjë ligj i ngjashëm nuk ekziston për palestinezët që humbën shtëpitë në Jeruzalemin Perëndimor.
Pse është Jeruzalemi një pikë e tillë e ndezur?
Jeruzalemi ka qenë gjithmonë qendra e krizës izraelito-palestineze, me vendet e tij të shenjta të nderuara nga hebrenjtë dhe myslimanët. Nuk ka pasur kurrë një kohë kur ka pasur qetësi të plotë në Izrael dhe Palestinë, kështu që është e vështirë të krahasosh episodet e dhunës. Sidoqoftë, ngjarja e fundit e ngjashme që u theksua ndodhi në 2017, kur zemërimi për lëvizjet e Izraelit për të instaluar detektorë metali jashtë kompleksit të xhamisë al-Aqsa shkaktoi gjakderdhjeje që vijuan për javë të tëra.
(I.A/dosja.al)
Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:
KORE E VERIUT-Koreja e Veriut është një nga vendet e pakta që nuk ka raportuar qoftë edhe një rast të vetëm me Covid-19, i cili ka infektuar më shumë se 159 mil...
Pandemia e Covid-19 nuk ka mbaruar, por është tashmë e qartë se Lordi Ris, astronomi i familjes mbretërore britanike, e ka fituar bastin që vuri në vitin 2017 m...
IZRAEL-Kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu deklaroi të mërkurën një gjendje të jashtëzakonshme në qytetin qendror të Lod ndërsa policia akuzoi banorët ara...
AUSTRALI– Një ngjarje tronditëse ka ndodhur në Australi ku një 13-vjeçar ka vdekur si pasojë e asfiksimit nga mbeturinat pasi ai fjeti në një kosh mbetur...
Një mbrojtës të dhënash nga Hamburgu i ka dërguar një urdhëresë Facebook-ut, ku i kërkon gjigandit të internetit që të mos marrë të dhëna nga shërbimi messenger...
GREQI- Pas ngjarjes së rëndë e cila ndodhi ditën e djeshme në Greqi ku një familje ra pre e grabitësve dhe si pasoje një nënë 20-vjeçare humbi jetën nga ...
SHBA-Qeveria amerikane po kërkon të sigurojë përdoruesit e karburanteve në vend se brenda disa ditësh do të rinisë funksionimi i një tubacioni kritik në vend, t...
Pasi heshti një kohë të gjatë, Irani ka konfirmuar për herë të parë njoftimet e mediave për zhvillimin e bisedimeve direkte me rivalin rajonal, Arabinë Saudite....
Më 11 maj, Konventa e Këshillit të Evropës për parandalimin dhe luftimin e dhunës ndaj grave dhe dhunës në familje mbush 10 vjet. Ky përvjetor vjen në një kohë ...
ÇEKI– Marsi i këtij viti në Republikën Çeke ishte më vdekjeprurësi se çdo muaj tjetër qysh në vitin 1947, bëri të ditur Agjencia e Statisti...