LIVE UPDATES
Insights

VAÇJA SHKOI NË QIELL 

11 Shkurt 2021, 15:39 Nga DOSJA
VAÇJA SHKOI NË QIELL 

“Pyetja me delikate ishte, kush do ta largoje Titon nga koncerti..?”

Vaçe Zela. Kur degjova se paske shkuar, per disa çaste kalova Atlantikun dhe u ketheva ne qytezen e vogel te Therandes (Suaharekes). Mu ngjalle ti, ne ate dreken e pare qe patem sebashku ne restoranin “Ballkan”. Aty ishim pakez me te izoluar nga publiku, ndaj biseduam gjate per shume gjera, por jo edhe per ato qe na interesonin me se tepermi. Per ato, nuk te pyeta e as nuk me pyete. Sepse e dinim se rreth nesh ishin “ata”. Ndaj sahere qe biseda jone behet me e aferte , ndonjeri nga “ata” afrohej e nderhynte me ndonje pyetje te pakuptimet. “Ata” ishin edhe nga ana juaj, edhe nga ana jone, Nga Sigurimi i Shqiperise dhe Sigurimi Jugosllav. Pak a shume, ne e dinim cilet jane, ndonese disa prej tyre ishin te kamufluar me profesione te rrejshme si “asistent regjisor”, “ndihmes teknik”, “shofer” etj. Ishte ndjenje e cuditshme te flasish pa fjale. Te ndjesh dikend aq te afert, por te mos mund te bisedojsh lireshem. Fytyra plot shprehje e goja memece.

Aty degjova me teper per jeten tende. Mesova qe ishe nuse e Kosoves, pasi bashkeshorti yte kishte rrenjet nga Janjeva. Aty, edhe ti kuptove me mire se sa e njohur dhe e respektuar ishe ne Kosove. U befasove kur te thash se, ne kete ane te Alpeve, te konsidrojne nje Mirej Matje shqiptare. Modestia jote, te bente edhe me te madhe se qe te dinim.

Lexoja fytyren tende dhe shihja perplasjen e endrrave tona per Shqiperine e panjohur. Lexoja veshjen tende te thjeshte por elegante dhe behesha skene e jotja. Degjoja fjalen tende dhe tere ato kenge te njohura beheshin dialog i asaje dite. Une kisha njemije pyetje, ti sigurisht njemije pergjigje, por i heshtem dhe ia lame kohes. Pastaj, shikoja fytyren e Agron Çobanit, i cili ju printe, asokohe drejtor i Radio Tiranes. Fytyra e tij me ngjallte tregimet per shqiptaret te cilet ishin torturuar nga pushteti jugosllav, vetem pse kishin degjuar haptas Radio Tiranen e ndaluar. Jeta eshte plot ironi. Ai rrinte i heshtur dhe askush nuk e njihte, sepse ishte ti Vace ajo qe te njihnin dhe donin te te takojne.
Po bisedonim sikur njiheshim prej vitesh edhepse kurr nuk ishim takuar. Gjenerata ime ishte rritur me kenget tua.

Ne qe kishim vizituar Shqiperine ne ate kohe, e dinim se “Valsi yt i lumturise” nuk ishte per lumturine e Shqiperise te atyre viteve, por, vals i nje lumturie te imagjinuar – qe mungonte . Kenga jote per “Diellin e ri” kishte nje porosi univerzale e njerzore. Do te mund te kendohej ne çdo kend te botes.

Ditet tona sebashku, pasuroheshin me ngjarje, biseda, e humor. Limoz Dizdari, Gaqo Çako, Luan Zhegu e te tjeret, kishin sjelle me vete jo vetem kenget, por tere sharmin e fshehur te Shqiperise. Duke e njohur pak a shume gjendjen ne Shqiperi, une gabimisht kisha fituar pershtypejn se atje, njerezit nuk kan kohe te qeshin. Mirepo ju, me barsoletat e tregimet tuaja , e rrenuat at mal dyshimi, dhe na bete te ndjehemi si nje familje qe po jetonte ne bashkesi me vite. Ato dite, e beme nje Shqiperi te Bashkuar, nje Shqiperi te Madhe sa kenga jote.

Ne çdo qytet qe vizitonim shperthenin vullkane admirimi e dashurie per ju. Por, ndeshnim edhe ndonje befasi te pakendshme. Gadi ne do salle , na priste Titoja i varur ne mur , si nje mumi . Zyrtaret nga Shqiperia kishin kerkuar qe te largohet fotografija e ketij diktatori. Ky ishte vendim me te cilin nuk beheshin kompromise. E njejta rregull vlente edhe per artistet nga Kosova ne Shqiperi: Fotografija e Enveri nuk guxonte te ishte ne salle. Ndaj, pyetja me delikate ishte se, kush do ta largoje Titon nga koncerti. Disa here, kjo çeshtje gadi solli nderprerjen e turneut. Udheheqesit lokal, kishin frike ta largojne. Mirepo ne momentet e fundit gjendej dikush i gjithfuqishem qe Titon ta nxjerre jashte. Njeri prej atyre qe merrej me kete pune ishte udheheqesi i atehershem i Radio Prishtines Shaban Hyseni, te cilit ia kishte besuar kujdesin per ceshtjet e “nxehta”politike. Ndonese ate e akuzonin si “titoist”, ishte ky ai qe zakonisht e nxierrte Titon nga salla. Shume vite me vone, Titoja nga varri, ju hakmuar Hysenit; E shkarkuan nga puna dhe te gjitha funksionet, sepse kishte larguar fotografine e Titos ne sallat ku kendonin artistet nga Shqiperia.

Ne mbremje fillonin koncertet ku shperthenin te gjitha ndjenjat shqiptare. Ishin ato koncerte te kenges dhe loteve, te gazmendit dhe tensionit. Publikun e vershonin emocionet. Fytyrat e njerezeve sikur mbulonin skenen tende Vaçe. Ne ajr verehej ekzaltimi, e zbrazja e ndjenjave te mbytura me vite, ndaj edhe nostalgjija e malli per te ndaluaren, te largeten, te paperjetuaren…Njekohesisht, si nje korb mbi koke, na rrinte presioni i imponuar nga cenzura e autocenzura. Njera vinte nga pushteti e tjetra nga droja qe te mos t’ i shkelim rregullat e imponuara. Duhej matur cdo fjale qe flitej, posacerisht para publikut. Cdo kenge, tekst e konferanse, kalonte neper llupen e cenzoreve nga te dy palet. Tani, kishim cenzoret nga te dy anet.

Eproret tu , me keshilluan qe moderimin ta bej sa me zyrtar . Ata kritikuan pse moderimi im, sipas tyre, dukej pakez perendimor. Me keshilluan qe , te mos e ngrise zerin, kur shqiptoj emrat e artisteve, sepse kjo ua kujtonte moderatoret italian, stil ky i vleresuar si modernist e borgjez ne Shqiperi. Pastaj une mora kritika edhe nga eproret e anes tjeter, kosovare. Pasi ne ate kohe, dygjuhesia ne Kosove ishte e obliguar ne tubime publike, me thane se do te duhej pershendetur publikun me nje fjali edhe ne gjuhen serbokrate, ose do te angazhonin nje serb per moderim.Ishte ky nje provokim i qarte. Nese publiku serb, vjen ne koncerte te Vaçe Zeles, atehere bisedojme per çeshtje, sygjerova une.

Vaçe Zela. A te kujtohet koncerti ne Prishtine? The se as ne Shqiperi nuk kishe perjetuar nje moment te tille. Ishte ngjarja me e madhe qe kishte pare Prishtina ne ato vite. Ne Palestren e Sportit, ku mbahej koncerti, po takoheshin te gjithe lumejte shqiptare. Njerezit nga kado, kishin ardhur per te i lidhur dekadat e shkeputura nepermjet zerin tend. Ti e ndeze Prishtinen dhe ua shkunde rrudhat atyre qe kishin filluar te vjeshtohen e nuk shpresonin qe nje dite do te te shohin te gjalle ne skenen e qytetit te tyre. Kenget tua i dhane nje shpirt te ri atij vendi.Sot, sikur i shoh imazhet e nenave qe sjellnin edhe foshnjet e tyre per t’ u fotografuar me ty, te bindura se ato momente nuk vijne me, por behen histori.

A to kujtohen gazetarja qe nderpreu intervisten me ty sepse nuk i permbante dot lotet…Njerez qe kurr nuk te kishin takuar, hynin me femije, nena, gjyshe… ne dhomen tende prapa skenes, dhe shtangoheshin kur te shihnin: Ata qanin – ti qanje. Kishte dicka te cuditshme ne ato perqafime. Here here, u ngjanin takimit me dikend qe sapo da dal nga burgu. Disa, si te hipnotizuar qendronin para teje e ti puthnin duart. Nuk flisnin. Lotet u zenin vendin fjaleve. Dhe keto skena perseriteshin pa nderpre.

Ata nate, ajo salle u be lulishte qe kendonte me ty. Njerezit prej ngado sjellnin lule per ty dhe kengetaret tjere. Nuk kisha pare ne Prishtines lule te tilla me pare. Pastaj kuptova se tufat me lule kishin nje sekret brenda. Njeri nga “ata” (qe supozoja se eshte i Sigurimit te Shqiperise), mu afrua dhe me dha nje si gjysem-urdheri: “Lulet do ti pranojsh vetem ti, jo artistet, dhe do ti sjellish ne zyren tone…” Ai donte te le pershtypjen se kjo eshte ceshtje e sigurise, mirepo shpejt zbulova te verteten. Ne nje moment, gabimisht hyra ne dhomen e “atyre” dhe verejta lule te shperndare neper dysheme. I ndanin nje nga nje duke kerkuar diçka midis luleve. I diferencojne lulet, bera sarkazme ne vetvete. Vetem atehere kuptova se femra e meshkuj nga publiku, heqnin stolite e arit nga trupi, dhe i fshihnin midis luleve per te ua dhuruar artisteve ne skene. Çiftet, po dhuronin kujtimin e shenjte te kurores se tyre – unazen e marteses. Ishte ajo gjeja me e vogel e mirenjohje admiruese qe mund te shprehnin ne ato momente per ty.

Urdherin per lulet, kryesisht e injorova duke aktruar ngathtesine. Sepse, nuk mund te grabisja lulet qe ishin sjelle per ju, as unazat qe kishin dale nga gishterinjte e adhurueseve tuaj , per ty e te tjeret…Ata lidhnin kurore te re me kenget tuaja. Vetem nje vit me vone Vaçe, mu ne ate vend ku ti kendoje, do te derdhet gjaku i rinise shqiptare ne demostratat e 81-it. Vitet benin hapa dekadash ne Kosove…

Vaçe Zela. A te kujtohet mbremja e fundit para se te ndahemi ne Oher? Nata e fundit ne Hotelin “Metrpopol”, kur kenduam, festuam e qeshem deri ne mengjes. E ne agim, na zgjoi Gaco Çako me thirrjet e tij nga teraca e hotelit, me tere zerin qe kishte…”Ooo Selimoooo”…Kush eshte Selimi, pyetem ne? E dinim se Gaqo kishte pire pakez raki, por nuk ishte i dehur. Bertiste me tere zerin. Ai na e sqaroi se, matan liqenit, ne Poradec, paska nje kolege ushtrije qe quhej Selim …” Dua ti them atij , ja ku jam une e ku je ti”, shtoi ai.Per ne, kjo tinglloi si humor ,pasi s’dinim nese Selimin e kujtote per te mir apo per te keq.

Dy ore me vone, Gaqo Çako, dhe te tjeret, ishin pertej liqenit, ne anen e Selimit… Ne qe mbetem ne kete ane te liqenit, na mbuloi pikllimi. Te dy palet po ktheheshim ne botrat e tyrete ndara. Shqiperia e Madhe e Kenges, te cilet e ndertuam gjate tyre diteve, perfundoi. Serish u ndame ne dysh…

Vaçe Zela. Ti sot u kethehesh per here te dyte ne Prishtine. Heren e kaluar ne skene, kesaje radhe ne arkivol. Heren e kaluar na solle kengen, kesaje radhe – pikllimin. Por, ka dicka qe nuk e zen ai arkivol, se eshte me e madhe se jeta dhe vdekja. Ajo eshte kenga jote e cila do te rri ketu, me ne.

Ti puthe token shqiptare dhe shkove lart ne qiell. Yjet si ti – i takojne qiellit. U bashkove me yjet tjera shqiptare, Elena Gjiken, Aleksander Moisiun, Gjon Bellushin, Elena Ciriqin, Ibrahim Kodren, Bekim Fehmiun..Te fala yjeve Vace. Ti mbetesh Teuta jone e kenges. Pusho atje larte te dielli yt te cilit i bere hymnin dhe vazhdo te ndiçojsh…

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

blog blog vace zela vace zela

Sondazh

Poll
Insights 8 Shkurt 2021, 15:46

Analiza: Pse duhet votuar masivisht Vetëvendosja

Sot do doja të isha shqiptar i Kosovës për të votuar për Vetëvendosjen. Si shumëkush këtej nga ne, në anën tjetër të kombit, që e ka provuar mbi shpinë frustrim...

Insights 4 Shkurt 2021, 16:43

QAnon dhe teoritë konspirative në avancim

GJERMANI- Nëse para disa vitesh dikush do të kishte thënë publikisht, se disa elita që veprojnë globalisht mbajnë të mbyllur fëmijë dhe i torturojnë ata, për të...

Insights 4 Shkurt 2021, 07:56

QAnon dhe teoritë konspirative në avancim

Nëse para disa vitesh dikush do të kishte thënë publikisht, se disa elita që veprojnë globalisht mbajnë të mbyllur fëmijë dhe i torturojnë ata, për të marrë një...

Insights 1 Shkurt 2021, 08:39

Kina rrit influencën për shkak të Covid-19

E vërteta më e preferuar e autokratëve është ajo që ata vetë e shpikin. Kur në pranverën e vitit të kaluar, erdhi papritur pandemia në Europë, presidenti serb, ...

Insights 31 Janar 2021, 13:45

Kina rrit influencën për shkak të Coronës

E vërteta më e preferuar e autokratëve është ajo që ata vetë e shpikin. Kur në pranverën e vitit të kaluar, erdhi papritur pandemia në Europë, presidenti serb, ...

Insights 30 Janar 2021, 16:43

Miqtë e mi shkojnë në udhë të vet’

Unë shkoj në udhën time, miqtë e mi në të vetat,Pavarësisht nga qëllimet, udhët për fat s’janë të njëjtat.Petrit Ruka ecën në një shteg të ngushtë dhe këshillon...

Insights 29 Janar 2021, 06:13

SPAK-ista behuni trima, “vetoni” politikën!

Ju kujtohet ne kohen kur po punohej per reformen ne drejtesi, politikanet e ne vecanti KM ishte kunder ngritjes se nje komisioni per te bere “vetingun” e politi...

Insights 28 Janar 2021, 19:35

Visaret e Kadaresë apo “kalcunjat e Ismailit”?

Para pak ditësh mediat përcollën një lajm periferik: Ismail Kadare kishte takuar një grup lexuesish në Kavajë. Binte në sy një detaj i vogël, por gjithsesi intr...

Qytetarët nisen sërish drejt kryeministrisë, me flamurin kuq e zi dhe brohorima vazhdojnë protestën

Qytetarët nisen sërish drejt kryeministrisë, me flamurin kuq e zi dhe brohorima vazhdojnë protestën

Protestuesit marshojnë drejt zonës së Bllokut, qytetarët e tjerë nuk iu bashkohen #dosja #protesta

Protesta nuk ka të ndalur, qyetarët bllokojnë rrugën te Ura e Tajvanit, thirrje në kor policëve

Nga Sheshi tek Banka, qytetarët bllokojnë rrugën: Edi Rama ka mbaru

Qytetarët nuk ndalen në protestë/ Bllokojnë rrugën te selia e PS-së, ulen në gjunjë

Vazhdon protesta për Zvërnëcin/ Protestuesit ngren nga kafet qytetarët te Opera

E mbuluar me flamurin kuq e zi, e reja shfaqet me foshnjën në krah gjatë protestës

"Edi Rama jep dorëheqjen/E reja nga protesta:Ka ardhur koha të shkosh me Berishën te Veliaj dhe Meta

Qytetarët protestë në Vlorë për Zvërnecin, me pankarta në duar marshojnë drejt Sheshit të Flamurit

Dy orë protestë, bulevardi plot qytetarë ndriçohet nga blicat e telefonave: Jep dorëheqje

"Studentët të ndërrojnë qeverinë"/ I riu thirrje të forta nga protesta: Mos u largoni nga Shqipëria

Protestuesit nuk i tremb as shiu, thirrje të forta nga Kryeministria: Revolucion!

“I preve në besë banorët e Rrjollit dhe Thethit”/ Protestuesi thirrje Ramës: Malet i nxore në shitje

PAMJE PREKËSE/ Vogëlushja mes lotësh mesazh Ramës: Pelikanin kaçurrel do ta sjellim në Surrel

Qytetarët njëzëri para Kryeministrisë: Rama në burg, Berisha në Burg

Banorja e Rrjollit: Mos bini pre e provokimeve! Këtu do rrimë deri sa Rama të japë dorëheqjen

Protesta kundër projektit të Zvërnecit/ Protestesit mesazh Ivanka Trump: Mbaj duart larg Nartës

Tensionohet situata në protestë, policia nuk kursen qytetarët hedh ujë me piper me presion

Protesta për Zvërnecin, përplasje mes qytetarëve dhe policisë

Përplasjt mes qytetarëve dhe policisë në protestë, çahet kordoni

PAMJE nga tubimi i i katërt kundër projektit në Zvërnec #dosja #protesta #zvernec

Protestë në Durrës kundër projektit në Zvërnec, qytetarët mblidhen para Bashkisë

Berisha: Shteti duhej të ishte garanti në Zvërnec.Ndërtimet të bëhen në përputhje me standardet e BE

Berisha: Aeroporti i Vlorës kurrë nuk mund të ndërtohej aty

Zvërneci,Berisha:Ne mbështesim plotësisht investimin e huaj.Sazani nuk është një investim i thjeshtë

Berisha në grupin parlamentar: Pas Kuvendit Kombëtar hyjmë në një etapë të re

Berisha: Meta është një i burgosur politik, Rama po vazhdon me besnikëri rrugën e babait të vet

Burgun apo dorëheqje? Rama kapet me gazetarin: Nuk meriton përgjigje

Protestuesit kërkojnë dorëheqjen, Rama: Film i vjetër, përfaqësoj të paktën 800 mijë shqiptarë

Protesta për Zvërnecin, Rama: SPAK po mban të ngrira fondet pa i lënë të kalojë te shitësi

Rama: Të rreshtohesh me PS, do të thotë të mbështesësh Shqipërinë drejt BE

Rama: Jemi këtu për të ndërtuar Shqipërinë e së ardhmes

Rama: Bëmë ligjin për hapjen e dosjeve të komunizmit, partia jonë u përball me të keqen në opozitë

"Kryeministri gënjeu"/ Gazetarja thirrje qytetarëve: Ai që të vjedh sot, do e bëjë dhe nesër

35-vjetori i PS në Tiranë/ Rama: Arsyeja e fitores së PS është aftësia për t’u hapur!

Mbyllet protesta për Zvërnecin #dosja #protesta #zverneci

Protesta për Zvërnecin/ Qytetarja: Ne nuk e lëshojmë sheshin pa u heq gardhi në Zvërnec dhe Rrjoll

Qytetarja: Kërkojmë anulimin e ligjit për zonat e mbrojtura, nuk ka negociata

"Anulo projektin"/ Me pankarta në duar, të rinjtë 'pushtojnë' kryeministrinë: Jep dorëheqjen

"Janë provokime"/ Çfarë po ndodh para ambienteve të Kryeministrisë?

Protestuesit i përgjigjen kryeministrit Rama: Jep dorëheqje nuk ka dialog!

Qytetarët zbresin sërish në shesh, protestojnë kundër projektit në Zvërnec

Ermonela Jaho mbështet protestën për Zvërnecin, shpërndan pamjet në rrjetet sociale

Skandali me ADS/ Berisha: U ngrit pa vendim qeverie, Rama krijoi një monstër për të vjedhur

"Populli flet në ditën e zgjedhjeve"/ Kryeministri: Thirrjet 'O Rama të QR' nuk funksionojnë me mua

Projekti për Zvërnecin/ Rama për hetimet e SPAK: Investimi nuk ndalon sa kohë unë jam këtu!

Antonio Costa: Zgjerimi një domosdoshmëri gjeostrategjike për Europën

Antonio Costa: Zgjerimi një domosdoshmëri gjeostrategjike për Europën

Mesazhi i Antonio Costës: Përshpejtoni luftën kundër krimit dhe korrupsionit në vend

Grabitet me armë një bankë e nivelit të dytë në Tiranë