LIVE UPDATES
Aktualitet

COVID-19 në Shqipëri, MSH: Për 24 orë kemi 17 viktima, bie numri i të infektuarve. 475 ‘pozitivë’ dhe 2666 të vaksinu

16 Mars 2021, 17:04 Nga DOSJA
COVID-19 në Shqipëri, MSH: Për 24 orë kemi 17 viktima, bie

TIRANË– 17 viktima dhe 475 raste të reja me koronavirus janë shënuar gjatë 24 orëve të fundit në Shqipëri. Ministria e Shëndetësisë ka bërë me dije se kanë ndërruar jetë; 2 qytetarë nga Tirana dhe po aq nga Elbasani, 4 nga Vlora dhe nga një në Lushnje, Kavajë, Librazhd, Pukë, Korçë, Lezhë e Durrës. Të gjithë të moshave 54- 86 vjeç. Sot është shënuar edhe numri më i vogël i të infektuarve prej javësh, pasi nga 3005 testime të kryera, vetëm 475 kanë rezultuar pozitivë. Aktualisht në spitalet COVID në Tiranë dhe tre spitalet rajonale po trajtohen 445 pacientë, 31 në terapi intensive, nga të cilët 17 pacientë janë të intubuar, ndërsa 749 janë shëruar. Ndërkohë procesi i vaksinimi ende vijon. Për 24 orëve janë kryer 2666 vaksinime anti-Covid, duke e çuar totalin në 30,031 injektime.

NJOFTIMI I MINISTRISË:

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale ju bën apel të gjithë qytetarëve të mos e ulin vigjilencën dhe të vijojnë të zbatojnë rregullat për parandalimin e COVID19: Vendosni maskën mbrojtëse në çdo ambient jashtë shtëpisë, shmangni grumbullimet, ruani distancimin fizik; kujdesuni për higjenën vetjake dhe vetëizolohuni kur dyshoni se jeni të prekur nga COVID19.

Vijon procesi i vaksinimit antiCOVID në qendrat e përqendruara të vaksinimit si dhe në shkolla për arsimtarët. Gjatë ditës së sotme janë kryer 2666 vaksinime antiCovid dhe që nga fillimi i vaksinimit janë kryer 30,031 vaksinime për personelin shëndetësor, të moshuarit dhe mësuesit.

Situata e COVID19 në 24 orët e fundit është si vijon: Janë kryer 3005 testime, nga të cilat kanë rezultuar pozitivë 475 qytetarë.

Rastet pozitive të konfirmuara janë identifikuar në këto bashki:

183 raste në Tiranë, 46 në Shkodër, 25 në Korçë, 24 në Mirditë, 19 në Fier, nga 18 raste në Elbasan, Berat, nga 16 raste në Kukës, Berat, 15 në Durrës, 11 në Vlorë, 8 në Tepelenë, 7 në Kavajë, 6 në Librazhd, nga 5 raste në Lezhë, Mallakastër, nga 4 raste në Kamëz, Sarandë, Bulqizë, nga 3 raste në Krujë, Devoll, Lushnje, Përmet, Gramsh, Skrapar, nga 2 raste në Has, Rrogozhinë, Delvinë, Vau i Dejës, Malësi e Madhe, Peqin, Kuçovë, Cerrik, Libohovë, nga 1 rast në Kurbin, Dibër, Prrenjas, Kolonjë, Poliçan.

Në 24 orët e fundit janë shëruar 749 qytetarë, duke e çuar numrin e të shëruarve në 81,810 që nga fillimi i epidemisë.

Aktualisht në spitalet COVID në Tiranë dhe tre spitalet rajonale po trajtohen 445 pacientë, 31 në terapi intensive, nga të cilët 17 pacientë janë të intubuar.

Me gjithë përpjekjet e stafit mjekësor, 17 qytetarë e kanë humbur betejën me COVID19: 2 qytetarë nga Tirana, 4 qytetarë nga Vlora, 2 qytetarë nga Fieri, 2 qytetarë nga Elbasani, 1 qytetar nga Lushnja, 1 qytetar nga Kavaja, 1 qytetar nga Librazhdi, 1 qytetar nga Korça, 1 qytetar nga Puka, 1 qytetar nga Durrësi, 1 qytetar nga Lezha, të moshave 54- 86 vjeç. Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale i shpreh ngushëllime familjarëve të të ndjerëve.

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale u drejtohet qytetarëve të mos neglizhojnë asnjë shenjë të sëmundjes dhe të kontaktojnë për çdo dyshim me mjekun e familjes për të kryer testimin si dhe për ndjekjen dhe trajtimin ambulator në banesë. Telefononi në numri 127 të Urgjencës Kombëtare për çdo emergjencë apo referim në spital.

Statistika (16 Mars 2021)

Raste të reja ditore 475

Të shëruar në 24 orë 749

Të shtruar në spitale 445

Humbje jete në 24 orë 17

Testime ditore 3005

Testime totale 517,081

Raste pozitive 118,492

Raste të shëruara 81,810

Raste Aktive 34,605

Humbje jete 2077

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

Tiranë 23202

Fier 2566

Durrës 1618

Vlorë 1554

Shkodër 1295

Gjirokastër 1223

Korçë 846

Lezhë 734

Elbasan 545

Berat 357

Dibër 350

Kukës 315

(k.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet koronavirusi ne shqiperi ministria e shendetesise pandemia e koronavirusit ne shqiperi viktimat e koronavirusit ne shqiperi koronavirusi ne shqiperi ministria e shendetesise pandemia e koronavirusit ne shqiperi viktimat e koronavirusit ne shqiperi

Sondazh

Poll
Aktualitet 16 Mars 2021, 14:03

TIRANË– Personi që po shikoni në foto është Skënder Vathi, i arrestuari dhe i akuzuari si premtuesi i 50 mijë eurove për vrasjen e Behar Sofias. Vathi ndry...

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës