Tragjedia me dy viktima në Shëngjin, policia jep detaje: Të gjithë shtetas nga Kosova, tre persona në spital
3 Qersho...
Aktualitet
Uji pushton Pyllin e Sodës në Vlorë, prurjet shkulin edhe pemët nga rrënjët
11 Dhjetor 2021, 11:55Nga DOSJA
VLORË – Pylli i Sodës në Vlorë është pushtuar nga uji dhe kjo ka bërë që edhe pemët të shkulen nga rrënjët. Situata në zonë është tepër problematike, ndërsa reshjet e dendura të shiut dhe prurjet e lumit Shushica kanë krijuar probleme për banorët e fshatrave të Lumit të Vlorës.
Fshati Mesaplik është i bllokuar pasi ura që lidh këtë fshat me pjesën tjetër të lumit të Vlorës ka rënë duke izoluar totalisht këtë fshat. Rreth 300 banorë kanë ngelur të izoluar. Ndërkohë edhe në fshatin Llakatund lumi Shushica ka dalë nga shtrati duke përmbytur toka , banorët shprehen se këto prurje që kanë qenë sot nuk kanë ardhur asnjëherë.
Ndërkohë edhe lumi Vjosa ka rritur nivelin e saj deri në 6 metra dhe prurjet vijojnë pasi nga zona e jugut në Përmet e Gjirokastër shirat bënë që në orët në vijim të rritet niveli dhe mund te rrezikojë daljen nga shtrati.
VLORË – Moti i keq që ka përfshirë të gjithë territorin e vendit ka sjellë probleme edhe në Qarkun e Vlorës, ku si pasojë e rritjes së nivelit të lum...
GJIROKASTËR – Si pasojë reshjeve të dendura të shiut është përmbytur fusha e Dervicianit dhe uji rrezikon të dalë në autostradën Gjirokastër – Kakavi...
TIRANË– Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha sapo ka mbërritur në selinë e Partisë Demokratike. I qeshur, përballë gazetarëve ai është shprehur s...
TIRANË –Policia e kryeqytetit ka kryer disa aksione për kapjen dhe vënien nën pranga të personave të kërkuar. Kështu, në 24 orët e fundit janë vënë n...
TIRANË– Ish-kandidati për deputet nga radhët e LSI-së, Lefter Maliqi ka zgjedhur sot që të marrë pjesë në Kuvendin e Partisë Demokratike të thirrur n...