LIVE UPDATES
Politike

U zu me socialistët! Çfarë filmoi Malltezi që solli dyshime për parregullsi në Durrës

6 Mars 2022, 12:20 Nga DOSJA
U zu me socialistët! Çfarë filmoi Malltezi që solli

DURRËS– Përfaqësuesi i ‘Shtëpisë së Lirisë’ në Durrës, Jamarbër Malltezi ka denoncuar ditën e sotme një problem që është hasur gjatë procesit të votimit në Durrës. Në një deklaratë për mediat, i shoqëruar nga deputeti Oerd Bylykbashki dhe kandidati për bashkinë, Ardian Muka, Malltezi deklaroi se në shkollën ‘Naim Babameto’ ku ka 10 qendra votimi, nuk ka asnjë punonjës policie. Ai u shpreh se kishte fotografuar një nga vëzhgueset që po fotografonte kartat e zgjedhësve brenda qendrës së votimit. Sipas tij, kjo solli përplasje brenda qendrës së votimit, duke bërë që më shumë se 20 militantë të PS-së, t’i merrnin telefonin dhe t’i fshinin videot.

‘Gjatë gjithë ditës nuk ka pasur asnjë prani policie, ndërkohë që në Shkollën ‘Naim Babameto’ ka 10 qendra votimi. Nuk ka ekzistuar asnjë polic i shtetit, por për fat të keq kemi me dhjetëra policë bashkiakë të Durrësit, duke intimiduar zgjedhësit. Jemi njoftuar nga vëzhguesit tanë që këtu bëheshin identifikimi i zgjedhësve brenda në shkollë, që është e paligjshme dhe intimidimi i tyre. Kemi fotografuar një zonjë nga vëzhguesit tanë, e cila fotografonte kartat e zgjedhësve, mesa duket ishin familjarë të punonjësve në bashki, që bënin presion me vendin e punës apo presione të tjera. Mbi bazë të kësaj kemi hyrë dhe kemi filmuar këtë gjë të paligjshme duke i bërë të qartë se identifikimi dhe intimidimi i zgjedhësve brenda qendrave ku votohet është i paligjshëm. Nëse doni të bëni thirrje për votuesit tuaj, dilni jashtë. Brenda në shkollë nuk lejohet. Në atë moment, të paktën 20 militantë të PS-së kanë ardhur, na kanë vjedhur celularët kanë fshirë videot, që është një tjetër veprim i paligjshëm. Nuk ka pasur asnjë punonjës policie dhe e gjithë shkolla ishte lënë në dorë të policëve të bashkisë’, denoncoi Jamarbër Malltezi në emër të ‘Shtëpisë së Lirisë’.

Malltezi tha për mediat se shkoi në Spitallë pas informacioneve se militantë të PS po u bënin presion zgjedhësve. Ai gjithashtu pranoi përplasjen, por shtoi se nuk ishte konfliktuar fizikisht por vetëm verbalisht.

Dosja.al publikoi foton nga qendra e votimit në Durrës ku shihej fleta e votimit në tavolinën e komisionerëve, e bërë gati me votën për kryetaren aktuale të Bashkisë, Emiriana Sako. Krahas emrit të saj është vendosur një kryq i kuq, për t’u treguar të gjithëve qartë se kush duhet të jetë zgjidhja e tyre.

(a.b)/dosja.al

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

politike politike jamarbër malltezi zgjedhjet e pjesshme 6 mars 2022 jamarbër malltezi zgjedhjet e pjesshme 6 mars 2022

Sondazh

Poll

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete

Berisha: Protesta 46-ditore që vazhdon është tërësisht antidiktatoriale

Berisha: Gjithçka zhvillohet sot në rrugë dhe sheshet e Tiranës është një betejë e kauzës

Këshilli Kombëtar/ Berisha prezanton emrat e propozuar për anëtarët e Këshillit të Diasporës

Dua Lipa: Frymëzuese të shoh qytetarët në protestë, ndërkohë që qeveria anashkalon ligjet