Bota

Takuan Macron/ Izolohen kryeministrat e dy vendeve, frikë për infektim nga koronavirusi

Kryeministri portugez, António Costa dhe ai spanjoll Pedro Sánchez në izolim. Të dy takuan presidentin francez Emmanuel Macron, i cili rezultoi i infektuar me koronavirus.
Featured image of article: Takuan Macron/ Izolohen kryeministrat e dy vendeve, frikë për infektim nga koronavirusi

PORTUGALI-Kryeministri portugez, António Costa dhe ai spanjoll Pedro Sánchez janë izoluar pasi kanë pasur kontakt me presidentin francez Emmanuel Macron, i cili ditën e sotme rezultoi pozitiv me Covid-19.

Sipas mediave të huaja, kreu i qeverisë portugeze po pret rezultatet e testit për të vërtetuar nëse është pozitiv me Covdi-19. Zyra e tij njoftoi se kryeministri nuk ka simptoma të koronavirusit, por do të izolohet deri në përgjigjen e testit, dhe se punën do ta vazhdojë nga shtëpia.

“Kryeministri vendosi të anulojë udhëtimet, si dhe çdo agjendë publike që kërkon praninë e tij fizike. Të gjitha aktivitetet ekzekutive dhe orarin e punës do të kryhen në distancë,“-thuhet në njoftimin e qeverisë.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Ndërsa, edhe Pedro Sánchez, ka pezulluar të gjitha aktivitetet publike dhe do të qëndrojë në karantinë deri më 24 dhjetor.

Costa u takua me presidentin Macron në Pallatin Élysée më pak se 24 orë më parë. Ata zhvilluan edhe një drekë pune për të diskutuar përparësitë e presidencës së ardhshme të Këshillit Evropian të Portugalisë, e cila do të marrë zyrtarisht detyrën muajin tjetër. Ndërsa, kryeministri spanjoll u takua me presidentin Macron tre ditë më parë.

(k.a/dosja.al)

Shto Koment