LIVE UPDATES
Aktualitet

U prenë në besë! E vërteta e rrëzimit të pallateve në Thumanë, dëshmia e të mbijetuarve të tërmetit

17 Dhjetor 2019, 20:16 Nga DOSJA
U prenë në besë! E vërteta e rrëzimit të pallateve

THUMANË- A mund të shmangej humbja e jetëve nga tërmeti i 26 nëntorit në pallatet e Thumanës? Pyetje e diskutuar shpesh këto kohë dhe për të cilën banorët e Thumanës, e kanë një përgjigje. ABC News ka mbledhur dëshmitë e të mbijetuarve dhe i ka përballur ato, me deklaratat e Kryeministrit Rama dhe anëtarëve pergjegjës të qeverisë. Çfarë thanë ata pas tërmeteve të 4 korrikut dhe 21 shtatorit? Përse u lejuan të vazhdonin të jetonin në godinat e dëmtuara në strukturë dhe siguria që vinte nga propoganda në ERTV? Institucionet neglizhuan çarjet e strukturës nëpër banesat e tyre deri në momentin fatal kur mëngjesin e 26 nëntorit, pallatet ranë si të ishin prej kartoni.

Tërmeti i 26 nëntorit goditi më së shumti qytezën e vogël të Thumanës, ku shembja e dy pallateve mori jetën e 25 njerëzve. Por tragjedia duket se ka qenë e paralajmëruar. Banorët e mbijetuar të këtyre pallateve, shprehen mes lotësh se prej 1 viti e gjysëm kanë jetuar me ankthin e shtëpisë që mund tu binte në kokë. Banesat e tyre kishin pësuar dëme nga termeti i 4 korrikut 2018. Dëme që ishin thelluar nga termeti i 21 shtatorit 2019, dëme që shkaktuan tragjedinë  më 26 Nëntor 2019.

Sipas të mbijetuarve autoritetet vendore, kishin shkuar i kishin parë shtëpitë në tetor, por nuk u kishin thënë që të mos hynin brenda.Një grua në moshë shprehet për mikrofonin e Abc News: “Ju dhamë letrat, i fotokopjuan letrat e shpisë, edhe ma s’erdhi kush me u pa shpinë”.Ndërsa një burrë, shprehet se “kanë ardhë i kanë shiku por jo me kompetencë ta plotë, pra nuk na thanë të rrimë apo të dalim”.Kujtojmë se Kryeministri u kthye me urgjencë nga Frankfurti për të mbledhur qeverinë mesnatën e 21 shtatorit.“E bëjmë këtë mbledhje të jashtëzakonshme pasi jemi gjendur në një situatë të jashtëzakonshme, të një termeti të fortë që ka tronditur dhe ka alarmuar gjithë njerëzit. Ekipet stafet emergjencave do të inspektojnë nga afër çdo rast. Këto dëmtime strukturore të banesave e ndërtesave mund të rrezikojnë qytetarët. kjo është gjëja më urgjente që duhet bërë duke nisur nga neser”, tha ai.

Më datë 2 Tetor 2019, Rama do të garantonte banorët se dëmet janë sipërfaqësore dhe nuk ka asnjë rrezik.

“Për të gjithë ata që janë të shqetësuar nga plasaritjet apo rastet kur ka godina të ndara, Instituti i Ndërtimit ka bërë punë voluminoze dhe po vazhdon dhe ata që s’kanë parë ende ekspertë rreth e rrotull ju them të bëjnë durim se për momentin s’ka asnjë rrezik. Rezulton se plasaritjet janë sipërfaqësore, së dyti në rastet kur shohim vijat ndarëse në mure janë rezultat i fugave sizmike”, shprehej ai.

 

Por vrulli i parë i Kryeministrit dhe i qeverisë për të riparuar pasojat e tërmetit të 21 shtatorit, do të binte shumë shpejt. I fundit komunikim do të ishte 11 ditë pas tërmetit të 21 shtatorit, kur kryeministri doli në një konferencë të shumëpritur, por jo për pasojat e tërmetit dhe atje sqaroi çfarë kishte bërë ekipi i tij dhe çfarë pritej të ndodhte në vazhdim.

Ai e mbylli komunikimin më 2 tetor, me urimin që vendi të mos shohë më një termet të fortë. “Dhentë Zoti të mos ketë një të dytë në kohën që na ka mbetur mbi tokë, brezit tim se ju jeni të ri dhe mund të shihni termete te tjera…”

Ajo që ndodhi pas kësaj deklarate, tashmë dihet… e mbiejtuara mes lotësh e pershkruan kështu:”Duheshin të vidsnin 17 vetë vetem në pallatin tonë që neve të na vinin në ndihmë!”.

Marrë nga: ABC News

(a.m/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet tragjedia e 26 nentorit 2019 tragjedia e 26 nentorit 2019

Sondazh

Poll

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete

Berisha: Protesta 46-ditore që vazhdon është tërësisht antidiktatoriale

Berisha: Gjithçka zhvillohet sot në rrugë dhe sheshet e Tiranës është një betejë e kauzës

Këshilli Kombëtar/ Berisha prezanton emrat e propozuar për anëtarët e Këshillit të Diasporës

Dua Lipa: Frymëzuese të shoh qytetarët në protestë, ndërkohë që qeveria anashkalon ligjet