LIVE UPDATES
Art&Argëtim

“U mbylli edhe skandalet dashurore”, Sadije Agolli rrëfen puçin te Lidhja e Shkrimtarëve: Ja kush e sulmoi Dritëroin në

21 Nëntor 2019, 14:26 Nga DOSJA
“U mbylli edhe skandalet dashurore”, Sadije Agolli rrëfen

TIRANË- Dera e Agollajve ishte gjithmonë e hapur e kjo e bënte familjen e shkrimtarit më të afërt me nevojtarët, por edhe më të hapur ndaj rreziqeve. Sadije Agolli rrëfen në librin e Dritëroit “Teshtimat e lirisë” (1997), sesi letrari i priste të gjithë për t’u dhënë një ndihmë a përgjigje.

Sjellja e shkrimtarit bënte që ai të kishte një numër të madh përkrahësish, por nga ana tjetër vlonte ambicia e kolegëve, që nxitej edhe më nga sinqeriteti e guximi i Dritëroit, tipare që rrallëkush i shfaqte, sidomos gjatë ndërrimit të sistemeve. Ndodhi kështu, siç bashkëshortja e shkrimtarit tregon, në 31 mars të ’91-shit, ndërsa diskutohej për deputetët e ardhshëm. Agolli ishte ngritur gjatë mbledhjes, e kishte kundërshtuar disa propozime. “Si mund të zgjidhen deputetë ata, të cilët mezi ecin apo do t’i dërgojmë me karroca në kutitë e votimit?”, pati thënë shkrimtari.

Fjala e tij nuk do të gjente mbështetje. Përkrahësit do të qenë të paktë, edhe kur Dritëroi aprovoi heqjen e simboleve të Enver Hoxhës apo kur mori përsipër përgjegjësinë për heqjen e citatit okelio të diktatorit dhe zëvendësimin e tij me të Naim Frashërit. Merita, të cilat, siç Sadija tregon, gazeta “Drita” do t’i merrte për vete përmes një artikulli, ku emri i Dritërosë nuk gjendej.

“Dritëroin e sulmuan ekstremistët e djathtë, të cilët kërkonin t’ia mbyllnin gojën në publicistikë dhe në krijimtari”, tregon Sadija në shkrimin e saj. Inatin e kolegëve duket se e kishte shtuar edhe qëndrimi i hapur i Agollit në mbrojtje të Kadaresë pas arratisjes së tij në tetor të ’90-ës. Pa pyetur askënd, Dritëroi do të deklaronte se “Kadaresë nuk do t’i ndaloheshin veprat, pasi është shkrimtar i madh dhe krenaria e vendit tonë”. Shkrimtari justifikoi gjithashtu arratisjen e kolegut duke thënë se “ai u largua ngaqë u ngadalësuan proceset demokratike”.

Të gjitha këto bënë që në dhjetor të ’91-shit, ndërsa Agolli, si kryetar i Lidhjes, ishte duke përgatitur një referat për organizimin e saj të ardhshëm, kolegët, të cilët ai i kishte mbështetur e nxjerrë nga situata sa e sa herë, të mblidheshin fshehtazi e ta sulmonin paturpësisht, çka bëri që shkrimtari të jepte dorëheqjen, siç Sadija rrëfen, pa dashur të marrë as sendet që i përkisnin. Ai zgjodhi që në vijim të mos fliste për atë mbledhje…

SADIJE AGOLLI

(Ky shkrim botohet në përkujtim të ditës së lindjes së Sadije Agollit, 14 shtator)

Në shtëpi, gjatë këtyre viteve, na kanë ardhur njerëz të sh-tresave të ndryshme: studentë që shqetësoheshin se mos vallë u fusnin shokëve të tyre grevistë sheqer të helmuar, punëtorë me peticione të firmosura për t’ia dërguar Dritëroi Ramiz Alisë dhe të nesërmen i tërhiqnin nga frika e persekutimit, ish-të bur-gosur që donin të botonin krijime në gazetën “Drita”, njerëz që donin të siguronin viza për të dalë jashtë shtetit, të rinj e të reja që sillnin dorëshkrime për t’i lexuar, për t’i bërë recensione ose për t’i dhënë fletë talenti për të ndjekur studimet në Fakultetin Histori Filologji ose në Akademinë e Arteve, në degën e regjisë.

Dhe Dritëroi të gjithë i priste dhe u jepte përgjigje. Ai shkonte në mbledhje të KQ të PPSH, që bëheshin të përditshme ose dy herë në ditë; shkonte në Lidhje ku organizonte dhe ai mbledhje për liberalizimin e sektorëve të ndryshëm në mes debateve e polemikave.

Në mes të morisë së ngjarjeve të përditshme, do të përmend vetëm dy ngjarje, ashtu siç i kemi përjetuar ne në shtëpi dhe në punë.

Përpara se të zhvillohej një mbledhje në KQ të PPSH, Dritëroi zakonisht hidhte në letër 2-3 shënime, parashikonte sa vetë do ta përkrahnin dhe sa do të kishte kundër. Kështu bëri edhe atë ditë kur do të diskutonin kandidatët për deputetë në Kuvendin Popullor të zgjedhjeve të 31 marsit të vitit 1991.

Dritëroi ishte ngritur në mbledhje dhe gjatë diskutimit në KQ të PPSH për emrat e kandidatëve, kishte thënë: “Si mund të zgjidhen deputetë ata, të cilët mezi ecin apo do t’i dërgojmë me karroca në kutitë e votimit?”. Diskutimi kishte ngjallur reak-sion dhe përveç dy – tre vetëve, asnjë nuk e kishte përkrahur, përkundrazi, e kishin sulmuar.

Dhe kthehej i lodhur, i dëshpëruar pas këtyre mbledhjeve dhe më thoshte: “Si nuk e kuptojnë që ka mbaruar koha e tyre e të mbyllen në shtëpi, që t’i lenë të rinjtë të punojnë?”

Ndërsa kur studentët u ngritën për të hequr emrin e Enver Hoxhës nga Universiteti i tyre dhe Ramiz Alia kishte nxjerrë ligjin e ruajtjes së monumenteve të Luftës dhe në mes tyre dhe Enver Hoxhës, Dritëroi ishte ngritur në mbledhje të Këshillit Presidencial që sapo ishte formuar dhe e kishte propozuar që të hiqeshin të gjitha simbolet që lidheshin me emrin e tij. Dy-tri ditë më vonë, ky problem i simboleve u ngrit edhe në KQ të PPSH. Edhe këtu, Dritëroi kërkoi që simbolet të hiqeshin. Por atë e përkrahu vetëm Ismail Ahmeti, Petrit Gaçe dhe skulptori Muntaz Dhrami.

Ngjarjet e tjera kanë të bëjnë me Lidhjen e Shkrimtarëve dhe Artistëve, e cila vlonte si koshere nga debatet, polemikat në biseda të lira apo takimet. Një ditë paradreke erdhi në shtëpi Bardhyl Londo, kryeredaktor i gazetës “Drita”.

Ishte i tronditur dhe i dridhej zëri dhe gishtërinjtë e dorës. “Dritëro, – i tha, – ne hoqëm citatin okelio të Enver Hoxhës dhe kemi vënë të Naim Frashërit. Mos na thonë gjë ata të aparatit të KQ të PPSH?”. Dritëroi iu përgjigj: “Hë, mo, nuk do ta vënë re, por dhe po ta shohin, thuaju se i kemi thënë Dritëroit”.

Më vonë, kur ra monumenti i Enver Hoxhës dhe lëvizja mori zhvillim më të madh, në një kryeartikull pa emër të gazetës “Drita” lexuam se kjo gazetë kishte ndihmuar shumë në proceset demokratike, se kishte qenë nga të parat që kishte botuar artikuj kundër totalitarizmit dhe kishte hequr citatin e Enver Hoxhës. Nuk përmendej kurrkund se shumë nga këto artikuj kishin poshtë emrin e Dritëroit dhe as ngjarjen që u tregova më lart. Dritëroin e sulmuan ekstremistët e djathtë, të cilët kërkonin t’ia mbyllnin gojën në publicistikë dhe në krijimtari.

Ndërsa ngjarja e dytë në Lidhje ka të bëjë direkt me mua. Unë isha gazetare në revistën “Skena dhe ekrani” dhe fusha ime e gazetarisë ishin artistët, prandaj kafen e pija në klubin e Lidhjes. Aty takoja më së shumti ose lija takim me person-azhet e portreteve që shkruaja. Në një nga këto ditë më takon Neshat Tozaj dhe më thotë: “Thuaji Dritëroit që të organizojë një mbledhje ku të diskutohet për riorganizimin e Lidhjes në një formë të re, që të jetë e pavarur nga organizmat shtetërore”. “Përse nuk diskuton vetë me Dritëroin”, – i thashë. “Po ai ka punë e mbledhje, unë vetë jam i zënë me ata të të drejtave të autorit”. “Mirë, – i thashë unë, – do t’i them Dritëroit të të marrë në telefon në shtëpi që të bisedoni vetë për këto probleme”. Dhe kur fola me tim shoq, ai bisedoi me Neshatin dhe lanë ditën e organizimit të një mbledhjeje të gjerë për të diskutuar se si do të organizohej Lidhja e Artistëve. Caktuan si ditë mbledhjeje të shtunën, që të lajmëroheshin shkrimtarë dhe artistë edhe nga rrethet, të ftoheshin edhe ish-të burgosur dhe të persekutuar. Dritëroi para pak kohësh kishte qenë i ftuar në Çekosllovaki dhe kishte parë sesi ishte organizuar atje shoqata e tyre.

Ndërkohë që ai po përgatitej dhe po shkruante referatin “Për organizimin e Lidhjes, sipas sektorëve dhe sipas rrymave letrare”, “miqtë” e tij i organizuan “puçin demokratik”..

I.Kadareja kishte ikur para një viti, në muajin tetor të vitit 1990. Dritëroi nuk e besonte se ai po arratisej, pasi Ismaili disa herë ngjitej lart dhe bisedonim për probleme të ndryshme e të mprehta politike. Bile, edhe kur u organizua mitingu i madh në sheshin “Skënderbej”, pas ikjes së atyre që kishin hyrë në forma të ndryshme në ambasada, ata nuk morën pjesë në miting, megjithëse binin telefonat që i kërkonin dhe përgjigjesha unë se “Dritëroi nuk është në shtëpi” dhe kur më pyesnin për Ismailin si komshi që ishim, i thosha se as atë nuk e kam parë.

Dritëroi, pa pyetur as në aparatin e KQ të Partisë, i kishte dalë në mbrojtje Ismailit, duke deklaruar para gazetarëve të huaj, të cilët vrapuan në Lidhje pas lajmit të bujshëm të arratisjes së tij, se Kadaresë nuk do t’i ndaloheshin veprat e tij, pasi është shkrimtar i madh dhe krenaria e vendit tonë, se ai u largua nga që u ngadalësuan proceset demokratike. Pra, këtë deklaratë Dritëroi e dha që në tetor të vitit 1990. Ai kishte diskutuar në qershor të vitit 1991 në Kongresin e 10 të PPSH, kur u krijua PS dhe shumë shkrimtarë e artistë kishin hedhur teserat e partisë dhe nuk pranonin të ishin as anëtarë të PS-së, meqenëse kjo parti kishte hijen e rëndë të PPSH-së. Ndërsa Dritëroi mbeti anëtar i PS dhe u zgjodh në kryesinë e kësaj partie.

Pas gjithë këtyre qëndrimeve, Dritëroi po përgatitej për mbledhjen e ditës së shtunë dhe po bënte një projekt të diskutu-eshëm se si do të ishte Lidhja e ardhshme, e ndarë në shoqata për shkrimtarët, për piktorët, për muzikantët, për artistët e teatrit dhe të ekranit. Kryetarët e këtyre shoqatave do të përbënin asamblenë e artistëve. Fondet e subvencionuara nga shteti do të diskutoheshin nga kjo asamble për t’ua shpërndarë shoqat-ave sipas aktiviteteve që do të organizonte secila.

Ndërsa ai po shkruante diskutimin lart në zyrë, kolegët kishin organizuar, pa lajmëruar atë, (megjithëse ai vazhdonte të ishte kryetar i Lidhjes), një mbledhje tjetër me lajmërimin për krijuesit e Tiranës, jo të rretheve, një ditë më parë.

Ishte ditë e lagësht dhe e ftohtë dimri, dhjetor i vitit 1991. Dola nga zyra dhe u drejtova për në Lidhjen e Shkrimtarëve. Te kangjellat e saj takova Lazër Stanin. “Çfarë po ndodh në Lidhje, Lazër?”. (Në atë kohë ai ishte gazetar në “Drita”. E kishte marrë Dritëroi që në vitin 1989, pasi nuk e kishte pranuar L.Bashkurti në gazetën “Zëri i Rinisë” për shkak të “biografisë” së keqe të gruas së tij, poeteshës Luljeta Lleshanaku). “Mos e ke parë Dritëroin?”.

– Po organizohet një mbledhje në sallën e madhe, – më tha Lazri. – Dritëroin sikur nuk e pashë.

Unë hyra në Lidhje, e cila ziente nga njerëzit e mbledhur. Hapa derën e sallës së madhe. Në fytyrë m’u përplas ajri i rëndë me tym cigareje, me zhurmërimë zërash. Dy-tre fytyra të inatosura kthyen vështrimin nga unë.

Në presidiumin e mbledhjes nuk pashë Dritëroin dhe unë u ngjita në zyrën e tij. Ai ishte duke shkruar. Ngriti kokën e rëndë me flokë të shpërndara të bardha dhe më tha: “Ja, sa të mbaroj diskutimin e do të ulem në kafe. Më prit atje”.

– Atje në sallë pashë njerëz të mbledhur. Nuk do të jesh ti në mbledhje?
– Sot është e premte. Mbledhjen e kemi lënë për nesër, – m’u përgjigj. Ndofta kanë ndonjë mbledhje tjetër.
– Jo, mor Dritëro, – thashë unë. – Lazri sikur më tha se do të bëhet mbledhja për riorganizimin e Lidhjes.
– Kristina, – i thirri sekretares së tij. Por ajo nuk ishte në zyrën e saj paradhomë.
Atëherë, i mblodhi fletët e shkruara, i futi në çantë dhe u ul poshtë shkallëve.

– Ti shko në shtëpi, – më tha mua.

Por unë, duke parandjerë “puçin”, pasi sinjalet ishin dhënë në sulmet në gazetën “Kosova”, u ula në kafen e Lidhjes. Herë pas here dëgjoja grimca bisedash nga diskutantët që dilnin, të cilët i aprovonin ose jo ato që thoshin në sallë.

Mbledhja zgjati dhe kur doli Dritëroi, ikëm së bashku në shtëpi. Nuk folëm gjatë gjithë rrugës, megjithëse unë vloja, ndërsa ai ishte i dëshpëruar, i lodhur, i zhgënjyer, i inatosur…

Më vonë mora vesh nga shokët e mi turpin, që kishte ndodhur në atë sallë. Dritëroin e kishin sulmuar disa shkrim-tarë që i mbante Lidhja me profesion të lirë, me një librushkë poezish, disa gazetarë që ai vetë i kishte sjellë nga rrethet dhe kishin zënë dhe papafingot e Lidhjes për të fjetur, gatuar e për të bërë dashuri. Dritëroi u kishte mbyllur dhe skandalet dashu-rore, me arsyetimin tolerant “janë artistë, janë të ndjeshëm dhe gabojnë”. Ai u kishte mbyllur skandalet e vogla financiare, se të mëdhatë nuk lejonte njeri në sistemin socialist, për të mos i gjobitur. Ky Dritëro i fuste në listat e delegacioneve për jashtë shtetit dhe nuk mendonte të përfitonte vetë. U kishte dhënë orare të reduktuara, ose u jepte leje të zgjatura krijuese, i ndih-monte të sistemoheshin në punë, ose të përfitonin studio pune e të tjera lehtësira. Këta që e sulmuan atë ditë të lagësht e të ftohtë dimri, kishin shkruar letra në KQ të PPSH kundër tij, kishin shkruar denoncime për kolegët e tyre të burgosur, ndërsa tani paturpësisht ngrinin zërin kundër Lidhjes dhe kundër kryetarit të saj komunist, i cili ishte shumë më i talentuar dhe më liberal se dhjetëra prej tyre të marrë së bashku, i cili për 18 vjet (si kry-etar) nuk kishte marrë një herë leje krijuese, por shfrytëzonte lejen e zakonshme për të shkruar në gjini të gjata, pasi poezi shkruante në çdo kohë.

Atë mbledhje ne nuk donim ta kujtonim, por vetëm herë pas here Dritëroi jepte ndonjë detaj ose unë i dëgjoja nga goja e miqve të mi. Dritëroi dha dorëheqjen, ia dorëzoi Miço Kal-lamatës çelësat e zyrës, pa marrë një copë letër, pa marrë një peshqesh që i kishin sjellë delegacionet e huaja, pa marrë as faksin që ia kishin falur dhe dërguar në emrin e tij. Ky ishte krimineli komunist Dritëro, që e shanin ekstremistët në gazeta ose në avujt e kafes e të alkoolit në Lidhjen e Shkrimtarëve.

Ne nuk kishim dëshirë të shkonim në Lidhjen e Shkrim-tarëve. Dritëroi nuk u afrua më, megjithëse, po të donte, mund të bënte “puç” demokratik, pasi kishte shumë simpatizantë, të cilët na vinin në shtëpi për t’i ndihmuar për probleme të ndryshme. Gjatë këtyre viteve, unë nuk e kam dëgjuar ndonjëherë që t’i shajë kolegët. Vetëm sot që po shkruaj, Dritëroi po rikujtonte me gjakftohtësi ngjarjen e ndodhur në sallën e Lidhjes, krijimin e kryepleqësisë me Miço Kallamatën në krye, për të përgatitur Kuvendin e Lidhjes së Shkrimtarëve dhe Artistëve. Dritëroi në këtë kuvend shkoi si shkrimtar, pasi ai kishte dhënë dorëheqjen atë ditë të lagësht dimri të 1991, pasi më 13 tetor kishte mbushur 60 vjeç. Dha dorëheqje pa pyetur asnjë instancë shtetërore. Por diskutimin e tij për të ardhmen e Lidhjes nuk e mbajti.

Marrë nga Panorama

(a.m/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

kulture kulture dritero agolli sadije agolli dritero agolli sadije agolli

Sondazh

Poll

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete

Berisha: Protesta 46-ditore që vazhdon është tërësisht antidiktatoriale

Berisha: Gjithçka zhvillohet sot në rrugë dhe sheshet e Tiranës është një betejë e kauzës

Këshilli Kombëtar/ Berisha prezanton emrat e propozuar për anëtarët e Këshillit të Diasporës

Dua Lipa: Frymëzuese të shoh qytetarët në protestë, ndërkohë që qeveria anashkalon ligjet