LIVE UPDATES
Politike

U la jashtë listave të PS-së për zgjedhjet e 25 prillit, Elona Gjebrea: Do të jem aktive në fushatë!

10 Mars 2021, 07:17 Nga DOSJA
U la jashtë listave të PS-së për zgjedhjet e 25 prillit,

TIRANË– Deputetja socialiste Elona Gjebrea nuk është pjesë e listave të Partisë Socialiste për zgjedhjet e 25 prillit. Nëpërmjet një statusi të postuar në rrjetet sociale ajo ka deklaruar se do vijojë te jetë e angazhuar në PS edhe pse nuk do të mandatohet në legjisilativin e ardhshëm.

Gjebrea thotë se do të çojë në fund punët e nisura pasi nuk mund ta shmangë përgjegjësinë edhe pse nuk është listë. Ajo falenderon kreun e qeverisë për bashkëpunimin ndërsa vlerëson edhe numrin e grave dhe vajzave kandidate për të marrë një mandate në Kuvend pas 25 Prillit.

POSTIMI:

Të dashur miq e mikesha, mbështetës e të afërm! Prej pothuajse 8 vitesh zgjodha të jem pjesë e Partisë Socialiste sepse vizioni, misioni dhe forca e saj janë vlerat e kesaj force politike. Ishte një eksperiencë unike për mua që t’ju përfaqësoja, për të qenë zëri i gruas në Parlament dhe i komunitetit të Njësisë 1. Jam shumë e vlerësuar që m’u besua në vitin 2013 pozicioni si zëvendës Ministre e Brendshme dhe po ashtu në 2017 si përfaqësuese e juaja në Kuvendin e Shqipërisë. Kam ndjerë me përgjegjësi çdo moment përfaqesimin e komunitetit tek Njësia 1 dhe jam krenare për gjithçka kemi arritur së bashku gjatë rrugëtimit tonë. I jam mirënjohese cdo socialisti e bashkëpunëtori të Njësisë 1, për energjitë dhe përkushtimin në sfidat tona të përbashkëta.

I jam mirënjohëse çdo qytetari që ka gjetur forcën dhe ka ndarë me mua historitë, dhimbjet, që ka bashkëpunuar në çdo moment, për t’i dhënë zgjidhje problematikave dhe për të gjetur zgjidhjen e tyre. Gjithashtu e lumtur për miqtë e mikeshat, jashtë politikës por dhe brenda saj, që më kanë mbështetur gjithnjë, njëjtë si familja ime. Falenderoj kolegët e grupit parlamentar të PS për mbështetjen e dhënë, gratë deputete të mazhorancës dhe te opozitës për bashkëpunimin dhe angazhimin në fuqizimin e Aleancës së Grave Deputete.

Edhe pse nuk do të kandidoj sërish, do të jem po aq aktive në fushatën e 25 Prillit për Mandatin3 të PS-së për t’i çuar deri në fund punët e nisura. Përgjegjësinë nuk mund ta shmang edhe pse nuk jam në listë, por do të punoj si ditën e parë, me gratë, për gratë, për kauzat që na bashkojnë, për të tashmen dhe të ardhmen! Ditën e djeshme, në ditën e 8 Marsit, ekipi i Partisë Socialiste prezantoi 58 vajza dhe gra nga 153 kandidatë për deputet në listën për Parlamentin e ardhshëm.

E ndërsa shumë progres është arritur për promovimin e grave në politike, përsëri sfida të shumta na presin përpara për me shumë barazi gjinore, solidarizim e bashkëpunim për të degjuar zërin e qindra grave të papërfaqësuara. Përgjegjësia për të qenë përfaqësuesja juaj nuk fshihet kur le mandatin, ajo bëhet pjesë e imja dhe do të mbetet aty duke marrë formë tjetër aktivizimi.

Mirënjohëse Partisë Socialiste dhe Edi Ramës që ndamë së bashku vizionin për çështje delikate dhe çuam përpara projekte të rëndësishme në komunitet. Rrugëtimi në PS vazhdon, me të njëjten energji në mbështetje të ëndrrës sonë të madhe, për një Shqipëri më të mire.

Çfarë ndodhi dy ditë më parë?

Të gjitha partitë dorëzuan listat e kandidatëve për deputetë për zgjedhjet e 25 prillit 2021. LSI do të ketë si kryesuese në tri qarqe, Fier, Tiranë dhe Elbasan Monika Kryemadhin. Beteja interesante e LSI është në Berat, aty ku përballë të larguarve ndodhet Ardit Çela dhe Lefter Maliqi. Ndryshime themelore në lista këto zgjedhje sjell Partia Socialiste. PS ka 12 drejtues listash të rinj, gra dhe vetëm Erion Braçen në Fier. Kryeministri Edi Rama garon vetë në dy qarqe, i teti në Durrës dhe i 9-i në Vlorë. Nga listat u hoqën Ditmir Bushati, Elva Margariti, Sandër Lleshaj, ndërsa tri figurat e tjera Fatmir Xhafaj, Pandeli Majko e Mimi Kodheli janë vendosur në vijën e rrezikut në Tiranë. Lulzim Basha u rendit i pari i listës së PD në kryeqytet për tu pasuar nga Sali Berisha. 13 të larguar edhe nga demokratët.

(A.B)/Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike elona gjebrea zgjedhjet parlamentare 25 prill 2021 elona gjebrea zgjedhjet parlamentare 25 prill 2021

Sondazh

Poll

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës