LIVE UPDATES
Aktualitet

“U bë miliarder pa punuar një ditë”/ Motra e Rezart Taçit i kthehet Endri Shabanit: Është heroi im, punonte kamarier d

6 Janar 2020, 10:41 Nga DOSJA
“U bë miliarder pa punuar një ditë”/ Motra e Rezart

TIRANE- Anika Taçi, motra e Rezart Taçit, biznesmenit të hidrokarbureve, ka reaguar ndaj aktivistit Endri Shabani, pas shkrimit të këtij të fundit  me titull “Prindër, na gënjyet!”. Në këtë shkrim Shabani përmend pasurimin sipas tij,  të disa oligarkëve në vend,  ku përmend edhe Rezart Taçin, për të cilin thotë se u bë miliarder pa punuar asnjë ditë. “Por po shohim politikanë miliarderë që nuk kanë punuar një ditë në jetë. Pamë edhe se si u pasuruan Taçi, Beso, Zamiri, Çeti dhe gjithë “klientët” e privatizimeve, te cilët ranë në gjumë si përkthyes, kambist apo shoferë dhe u gdhine si pronare fabrikash e minierash të ndërtuara  me punen e miliona shqiptarëve. Na thatë “thuaj gjithmonë të vertetën, se gënjeshtra i ka këmbt e shkurtra”, shkruajti Shabani.

Nëpërmjet një postimi të gjatë në Facebook, Anika Taçi duke iu drejtuar Shabanit,  thekson se vëllai i saj, gjithçka në jetë e ka arritur me mundime dhe flinte 3 orë gjumë në natë. Sipas saj Rezart Taçi ka qenë një nxënës që ka lexuar shumë libra.

“Nëse Endri dhe shumë Endra të tjerë do të pyesnin, do të zbulonin se Taci (sic e therret ai) apo Rezarti (heroi im) sic i therras unë eshte njeriu më pozitiv dhe i dashur që mund te njohësh. Njeriu më intelektual, i zgjuar, i sëmurë pas punsë dhe lirisë personale. Njeriu që donin ta bënin qytetar nderi (jo në vendin e tij) ne kohën kur ishte “thjesht” një kamarier. Fatkeqësisht për Endrin, Rezarti nuk ishte thjesht një kamarier, por një njeri që studionte dhe punonte ditë e natë, lexonte libra mbi ekonominë, politikën, të mencurit, filozofët. Flinte apo jo 3 orë natën. Këtë jua siguroj.”, shprehet ajo.

Reagimi i Anika Taçit 

Rastësisht qëlloj të lexoj “falë”miqve të përbashkët në facebook, një shkrim dhe më pas një sqarim për të njëjtin shkrim nga një djalë me emrin Endri Shabani. Nuk e njoh personalisht por mësoj që  është pjesë e shoqërisë civile” Nisma Thurje”. Nxitova ta lexoj pasi si cdo shqiptar mirëpres me padurim që nje grup i ri të mund te bëjë ndryshimin një ditë në këtë vend. Kam ndjekur disa lëvizje të tyret, nga media të ndryshme, pa ditur dhe pa u interesuar nga udhëhiqej. Më mjaftonte të shikoja pjesëmarrjen e disa pedagogëve, intelektualëve për të mos e nënvleresuar madje ta mireprisja. Eshtë për të qeshur, por cdo ditë fajësojmë prindërit tanë që na bënë njerëz të dashuruar me lirinë dhe të repektuar ndaj mendimit të kujttdo që flet me baza dhe llogjikë të pakundërshtueshme, por sidomos i kritikojmë që na bënë kaq te edukuar për të mos iu përgjigjur kërcnimeve,provokimeve, ligësisë dhe keqdashësisë, të jemi kaq modestë, mos të tregojmë kush jemi me fjalë, por me vepra, të mos tregojmë bamirësitë apo ndjenjat publikisht. Të punojmë dhe sfidojmë veten duke ndjekur  endrrat tona. Për të arritur këtu kemi qenë nxënës të shkëlqyer pavarësisht persekutimit komunist, kemi marrë pjeseë në grevën e studentëve për të ndryshuar dhe fituar lirinë e munguar, kemi studiuar në universitetet më të mira të perëndimit mes sakrificave dhe punës së fortë pasi askush nuk mund të na mbeshteste në ato kohë të fillimit të viteve 90. U kthyhem me shpresë të madhe në vendin tonë, pasi ky ka qenë qëllimi fillestar. Të jepnim edhe ne kontributin tonë ndoshta të “infektuar” nga patriotizmi i semurë prej të parëve tanë (luftetarë, prefektë e intelektualë “kërcënim” për injorancën e udheheqësve të atyre viteve). Ambienti që gjetëm ishte pak a shumë i njëjtë me atë që edhe vetë Endri ka gjetur pas studimeve (që aq shumë prindërit e tij kanë sakrifikuar).
Pavarësisht klimës së një konkurrence të padrejtë, mungesë edukate të punës, injorim për ata qeë dinin dicka më shumë suksesi ishte i veshtirë dhe në fund i pafalshëm nga të gjithë. Një sukses aspak rastësor si ç  mund të mendojë Endri dhe kushdo si ai. As i dhuruar nga ndonjë  palë politike sic kanë shkruar disa media dhe me të drejtë opinioni publik mendon, duke mos patur as prova dhe duke mos qenë afer realitetit tonë. Fuqinë e pushtetit të tretë, atë te mediave e njohëm mbi kurrizin tonë, madje edhe e prekëm duke e bërë… Cfaëe ndodhi, nuk funksionoi sepse nuk e përdorëm si armë kundër askujt dhe asnjë pale, por duke u iluduar se me sado pak mund të ndryshonim një mentalitet njerëzor që vështirë të crrënjoset. Ja pse ëndërrojmë tek “Endri” por shpejt kuptojmë që jo gjithcka që shndrin është flori. U zhgenjeva shumë ju them të drejtën. Menjehërë kuptova (për të disatën hërë mbi kurrizin tonë) që të flasësh kundra të gjithëve na bën me interesantë, ndoshta edhe më të besueshëm. Sa e thjeshtë është të citosh emra, të flasësh pr punën dhe jetën e dikujt pa qënë e nevojshme të pyesësh personin apo njerëzit rreth tij, institucionet me të cilët bashkëpunon dhe papritur njerëzit të besojnë pasi janë të prirur ta bejnë atë. Nese Endri dhe shumë Endra të tjerë do pyesnin do të zbulonin se Taci (sic e therret ai) apo Rezarti (heroi im) sic i therras unë është njeriu më pozitiv dhe i dashur që mund të njohësh. Njeriu meë intelektual, i zgjuar, i sëmurë pas punës dhe lirisë personale. Njeriu që donin ta bënin qytetar nderi (jo ne vendin e tij) në kohen kur ishte “thjesht” nje kamarier. Fatkeqësisht për Endrin, Rezarti nuk ishte thjesht një kamarier por një njeri që studionte dhe punonte ditë e natë, lexonte libra mbi ekonominë, politikën, të mencurit, filozofët. Flinte apo jo 3 ore natën. Këtë jua siguroj. Rezarti është njeriu që bëri atë që shumë shqiptarë në grup nuk e kanë bërë. Ai i vetëm ia arriti por e pagoi këtë zgjedhje. E pagoi shumë por është i lumtur pasi nuk humbi lirinë për të cilën luftoi aq fort që në bankat e shkollës së mesme ku spiunë komunistë e ndiqnin hap pa hapi për shkak se shprehej dhe ngrinte zemrat e miqve kundër diktaturës. është ai Rezart që për shumë vite studioi dhe u specializua në fushën e naftës si një inxhinier (dhe jo si nje kamarier) për të bërë të mundur rimëkëmbjen e një pasurie të madhe shtetërore dhe që shteti s’diti kurrë ta bënte. Nuk mund të fajësojmë Rezartin për ligjet mbi privatizimet, dhe s’mund ta fajesojmë ,por ta ndihmojmë kur bën gjithçka, për punonjësit e tij dhe zonën përreth. Po, sepse nëse përsëri Endri do të pyeste do të zbulonte rrugët që janë bërë falë tij në zonën e Ballshit, energjia elektrike që i ofrohej falas gjithë komunitetit, operacione jashtë vendit të punonjësve apo familjarëve me paratë e tij personale, ku familja shpesh nuk dinte asgjë. Nuk pushoi nga puna asnjë edhe pse ajo punë mund të bëhej me 100 vetë, por paguheshin 2000.  Kjo vetëm e vetëm pasi ishte dhe është nje komunitet i tërë që jeton vetëm me atë punë. Filloi dietat për punonjësit, shperndau qumësht pas shumë vitesh si i vetmi kundërhelm dhe së fundmi zbuloi dhe prodhoi blue diesel me atë lloj teknologjie që ka lënë të mahnitur cdo profesionist të huaj. Ishte një ëndërr për këdo që e njihte mirë atë teknologji. Të gjitha këto i ka bërë në ato 4 vjet ku kishte formalisht pronësine, por ku realisht u la të punonte vetëm pak muaj. Shumë do të zbulonte Endri, edhe për një shoqatë femijësh me aftësi të kufizuar që prej vitesh jetonin dhe kuroheshin me paratë e tij. Nuk i ka bërë që të dukej dhe më vjen ndot nga vetja kur i radhis të gjitha sot, por mesa duket, pas shumë vitesh baltë dhe mungese informacioni, është e nevojshme të dihen për të mirën e së vertetes. është e nevojshme në mënyrë që Endri dhe të gjithe intelektualet apo pedagoget që e ndjekin të mund ta mbeshtesin sa herë është i drejtë dhe i saktë, por jo kur drejton gishtin pa pyetur veten. Pavarësisht se pranon që e njeh vetëm përmes medias, nuk ngurron të shkruajë dhe citojë sërish. Që të mund të vazhdoj të kem respekt për iniciativat e tij dhe për të qenë koherent me veten, uroj që këtë replikë miqësore ta publikojë edhe në faqen e tij. Jo vetëm për të, por për respekt të të gjithe atyre që me devotshmëri dhe shpresë e ndjekin.
Bëje ndryshimin Endri duke filluar nga vetja. Uroj një ditë të mund të të takoj nga afër dhe pijmë një kafe të gjatë, sepse shumë kemi për të ndarë si ish studentë të perëndimit me shpresa e ëndrra plot.

Më 3 tetor të vitit të kaluar  Gjykata e Apelit Tiranë shpallit të të pafajshëm biznesmenin Rezart Taçi, për akuzat për fshehje pasurie dhe mospagim taksash. Gjykata e Apelit rrëzoi ankimimin e Prokurorisë, dhe ka lënë në fuqi vendimin e pafajësisë të dhënë nga Gjykata e Shkallës së Parë. Prokuroria ngriti akuzën se Taçi nuk kishte paguar 8 milionë euro detyrime tatimi dhe taksash teksa ishte një nga administratorët e ARMO-s.

(J.V;E.K;F.G/Dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet anika taçi endri shabani rezart taçi anika taçi endri shabani rezart taçi

Sondazh

Poll

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete

Berisha: Protesta 46-ditore që vazhdon është tërësisht antidiktatoriale

Berisha: Gjithçka zhvillohet sot në rrugë dhe sheshet e Tiranës është një betejë e kauzës

Këshilli Kombëtar/ Berisha prezanton emrat e propozuar për anëtarët e Këshillit të Diasporës

Dua Lipa: Frymëzuese të shoh qytetarët në protestë, ndërkohë që qeveria anashkalon ligjet