Shpërthimi me tritol në Vlorë, lokali në pronësi të familjes së Bledar Birçajt, i ekzekutuar tre vite ...
Aktualitet
‘Shpëtuan’ Dritan Dajtin nga burgu përjetë/ Gjykata e Posaçme rrëzon SPAK, kërkon rihapjen e dosjes për tre gjyqtarë
6 Janar 2020, 10:12Nga DOSJA
TIRANË- Prokuroria e Posaçme ka pushuar sot hetimin për tri gjyqtarët që dhanë vendimin për heqjen e burgimit të përjetshëm për autorin e masakrës së Durrësit, Dritan Dajtin. 3 gjyqtarët u hetuan pas dyshimeve për korrupsion, pasi pranuan kërkesën për gjykim të shkurtuar nga mbrojtja e Dritan Dajtit. Dritan Dajtit iu konvertua dënimi i përjetshëm në 25 vite burg nga gjyqtarët, Petrit Aliaj, Aleks Nikolli dhe Skënder Damini.
Kjo solli edhe një përçarje mes trupit gjykues, ku dy gjyqtarët Fuat Vjerdha dhe Lindita Hoxha, kërkuan që Dritan Dajti të dënohet me burgim të përjetë por vendimi u mor në bazë të shumicës.(Lexo këtu)
Ndërkohë vetëm pak orë më pas ka ardhur edhe reagimi nga institucioni tjetër i drejtësisë së re, Gjykata Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (GJKKO).
Gjyqtarja Miljana Muça i ka kërkuar prokurorëve të SPAK që të rihetojnë tre gjyqtarët e Apelit që ‘shpëtuan’ Dajtin.
Më 8 shkurt 2019, Gjykata e Apelit për Krimet e Rënda rrëzoi dënimin e përjetshëm në ngarkim të Dritan Dajtit, i dënuar për vrasjen e 4 policëve. Dajti ekzekutoi në plazhin Iliria në vitin 2009 në Durrës, 4 policë. Fatos Xhani, Altin Dizdari, Kastriot Freskaj dhe Sajmir Duçkollari u vranë më 7 gusht të vitit 2009, kur Forcat Operacionale shkuan të arrestonin Dritan Dajtin, i cili asokohe ishte shpallur në kërkim për vrasjen e biznesmenit Agim Beqo.
Pas bërjes publike të vendimit për Dajtin, të shumta ishin edhe reagimet nga politika. Ishte vetë ministrja e Drejtësisë, Etilda Gjonaj ajo që kërkoi publikisht çeljen e hetimeve për tre gjyqtarët që “favorizuan” Dajtin, ndryshe nga dy kolegët e tyre po ashtu anëtarë të trupës gjykuese. Më 3 shkurt 2019, tre gjyqtarëve të Apelit iu kontrolluan banesat e tyre në Tiranë, Vlorë, Sarandë dhe Lezhë. Në banesën e Skënder Daminit në Tiranë u gjetën plot 17 mijë euro si dhe disa municione luftarake. Sipas hetimit të prokurorisë, paratë ishin të ardhurat e fituara nga biznesi i djali. Ndërsa arma ishte e gjyqtarit dhe me leje.
Gjatë marrjes në pyetje, tre gjyqtarët kanë mohuar që të jenë përfshirë ne veprimtari kriminale duke pretenduar se për rastin kanë zbuluar ligjin dhe as nuk u është bërë presion.
Ndërkohë Dritan Dajti ndodhet në burgun 302, fatlum pasi Gjykata vendosi t’ja hiqtë burgimin e përjetshëm, dhe t’ja konvertojë atë në vetëm 25 vite burg, nga të cilat, Dajtit i ngelen vetëm 15 vite. Historia e kësaj masakre u bë edhe më e rëndë, ku pas hetimeve u zbuluan edhe disa lidhje të Dajtit brenda Policisë së Shtetit. Përgjimet telefonike zbuluan numra policie në telefonat e Dajtit, ndërkohë që dyshua se ky i fundit po i priste specialët e skuadrës s ë vëzhgimeve dhe ndjekjeve.
(F.g;k.m/dosja.al)
Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:
THUMANË- Nëse në Tiranë dhe në qytete të tjera, era e mbrëmshme krijoi mjaft probleme dhe shqétësime tek qytetarët, për banorët e prekur nga tërmeti në Thu...
Australi- Vràsja e çiftit shqiptar në Australi, Lindita Musait dhe Veton Musait i ka trónditur të gjithë. Të dy të rinjtë u vrànë me àrmë nga babai i 25-...
TIRANË- Në prángat e Policísë së Tiranës kanë rënë 4 persona, pasi shpërndanin kokáinë në kryeqytet. Polícia ka arréstuar shtetasit me iniciale G. N., 19 v...
DURRËS-Që prej ditës së djeshme vendi ynë është përfshirë nga një mot i kéq me erëra të fórta, e cila ka shkaktuar mjaft déme. Deti i trázuar dhe era e fór...
TROPOJË– Dy grupe të FNSH-së dhe efektivë të policisë kanë zbarkuar në Tropojë për të bërë krehjen e zonës pas ékzékutimit të biznesmenit Guxim Gjyriqit. D...
TIRANË– Pesë persona kanë përfunduar të lënduar në spitalin e Traumës pasi janë dëmtuar një ditë më parë, teksa Tirana u përfshi nga një mot me erë t...
Lushnje- Kreu i Bashkisë së Lushnjes, Fatos Tushes ka folur së fundmi për atèntatin që iu bë më 31 dhjetor në zyrën e tij. Ai është shprehur se drejtèsia do të ...
DURRËS– Një 33-vjeçar me inicialet L.B., banues në Kavajë, ka rënë në prángat e policisë së Durrësit, pasi është futur me një ármë zjarri të llojit ...