LIVE UPDATES
Ekonomi

Turizmi dhe shpresa tek vaksina

7 Mars 2021, 07:37 Nga DOSJA

TIRANË- Viti 2021, edhe pse pritet të jetë më i mirë se ai që lamë pas, sërish do të jetë larg normalitetit, për shkak të pandemisë së COVID-19.

Tur-operatorët shqiptarë dhe bizneset e sektorit e kanë të qartë se turizmi patriotik i rajonit dhe ai mbarëshqiptar është skenari më i mundshëm për këtë verë, edhe pse kontaktet me agjencitë e huaja mbeten intensive.

Në botë, vendet me përparësi turizmin kanë nxituar të jenë aktive me vaksinimin, ndërsa Shqipëria ka një nga rezultatet më të dobëta në përparimin e këtij programi.
Pritshmëria e organizmave që lobojnë për bizneset e këtij sektori është që normaliteti të kthehet në harkun e 3-5 viteve sikurse paralajmërojnë dhe konsulentët globalë. Nga ana tjetër, zgjedhjet e 25 prillit e kanë zbehur vëmendjen nga nevojat e bizneseve në sektorin e turizmit për të përballuar vështirësinë financiare.

Vaksina, që nga nisja e pandemisë COVID-19, shihet shpresa e vetme drejt normalitetit. Është shpresa e parë për sigurinë e jetës e bashkë me të, edhe bazë e fortë për t’u rimëkëmbur ekonomikisht nga goditja që ka marrë i gjithë globi.

Nisja e procesit të vaksinimit në disa fronte, me dozat e siguruara nga kompani të ndryshme, ka krijuar idenë se ndoshta së shpejti do të kemi lirinë që kishim para COVID-19.

Me këtë liri “në duar” pas karantinave të njëpasnjëshme e kufizimeve të shumta, udhëtimet turistike pritet të rriten në mënyrë të menjëhershme, veçse sipas Organizatës Botërore të Turizmit, tendencat që do të vërehen në disa segmente të sektorit do të ndikohen nga pandemia.

Vendet me varësi të veçantë ndaj turizmit po lobojnë fort që të sigurojnë në mënyrë të shpejtë vaksinimin e popullatës, për këtë arsye, gara është ethshme. Edhe për Shqipërinë, turizmi i vitit 2021 është pazgjidhshmërisht i lidhur me vaksinën dhe me ecurinë e përgjithshme të situatës së pandemisë.

Tur-operatorët: Mbështetja, edhe këtë vit te turizmi mbarëshqiptar 

Pavarësisht shpresave të vaksinës apo arritjes së një lloj imuniteti tufe, që në kushtet aktuale është i paqartë të vlerësohet sesa larg është, tur-operatorët vendas mendojnë se skenari më i mundshëm, edhe këtë vit, do të jetë turizmi patriotik. Rrahman Kasa, Kryetar i Unionit Turistik Shqiptar, tha për “Monitor” se kontratat me agjencitë e huaja mbeten në termat e negocimit në fund të marsit, duke parë edhe drejtimin që do të marrë pandemia.

“Aktualisht po presim të shohim çfarë do të ndodhë me vaksinën. Pjesa e turizmit jo vetëm tek ne, por në mbarë botën, varet nga vaksina. Nëse popullata nuk vaksinohet që të krijohet edhe besimi që ka një lloj imuniteti do të kemi një situatë të vështirë në sektor. Tek ne, në Shqipëri, viteve të fundit në turizmin e organizuar, ata që vijnë janë moshat e vjetra që nuk duan aventurë, por relaks, dhe COVID-19 në fakt rrezikon më shumë këto mosha. Ndaj kjo kategori turisti është shumë e interesuar për pjesën e vaksinimit, jo vetëm të vaksinimit të vetes, por edhe të situatës me këtë proces në vendet ku do të pushojnë, pasi stafet dhe ambienti ku do të qëndrojnë duhet të jenë të sigurta” – tha Kasa.

Ai shpjegoi se në varësi të drejtimit që do të marrë pandemia, strukturat hoteliere në vend do të mbajnë numrin e dhomave të rezervuara por pa garanci. Nëse gjërat do të ndryshojnë për mirë, atëherë do të paguhen edhe garancitë. Nëse do të mbetemi në kushtet e një skenari më pesimist, agjencitë do të paguajnë vetëm për pjesën e turistëve që sjellin. Debati pritet të zërë vend diku në fund të marsit apo fillim të prillit.

Sektori i turizmit, sipas Kasës, ka qenë më i godituri në këtë pandemi dhe një pjesë e mirë nuk ka mundur të sigurojë as mbijetesën, ndërkohë që disa struktura ia kanë dalë të qarkullojnë shumë pak me ndonjë fundjavë dhe kryesisht me turistët nga Kosova.

“Ne do të bëjmë tani së shpejti një infotour në Kosovë që do t’i shërbejë disi promovimit për një përfitim të ndërsjellë për të dyja vendet. Duam të sjellim përmes paketave të veçanta shtetasit e Kosovës në Shqipëri dhe anasjelltas, ku edhe vizitorët nga Shqipëria të njohin më mirë paketën turistike që ofron Kosova. Ajo që mund të them me siguri në këtë kohë kur asgjë nuk është e qartë, është fakti që edhe këtë vit duhet të mbështetemi te turizmi mbarëshqiptar, pasi nuk ka rrugë tjetër. Çdo gjë mund të ndodhë dhe nëse do të kemi lajme të mira, ky është bonos, por e shoh të vështirë. Për të krijuar skenarin optimist, ku mund të kemi më shumë turistë të huaj, duhet të kemi rënie drastike të shifrave dhe të jetë vaksinuar 50% e popullatës për të krijuar atë që njihet si imunitet i tufës. Kjo do të na ndihmonte shumë në aspektin e mënyrës sesi na shohin agjencitë e huaja. Në situatën ku jemi me pjesën e vaksinave apo gjendjes së infektimeve nuk kemi shumë ç’të flasim për pritshmëri” – tha Kasa.

Deri më 14 shkurt 2021, Shqipëria e kishte treguesin e vaksinimit 0.04 për 100 banorë, një nga vendet e fundit për ecurinë e këtij programi, ndërkohë që lider në rajon është Serbia.

Kreu i Unionit pohoi se, pavarësisht situatës, tur-operatorët shqiptarë mbeten në kontakte të vazhdueshme me agjencitë e huaja me të cilat kanë pasur bashkëpunim viteve të fundit për turizmin e organizuar, kryesisht i përqendruar në zonën e Golemit. Pandemia e gjeti Shqipërinë në kohën kur kishte lënë pas vitin më të mirë historik në turizëm dhe kur numri i agjencive të huaja të interesuara për bregdetin shqiptar, por jo vetëm, ishte në rrije. Të vetmit që arritën të vijnë në një vit pandemie nga të huajt, nëpërmjet turizmit të organizuar, ishin disa chartera polakë, por shumë larg mesatares së tyre të viteve të fundit. “Ne jemi gjatë gjithë kohës në kontakt si me agjencitë nordike, edhe me polakët.

Po presim sesi do të jetë qasja e tyre në kushtet ku ndodhemi. Nëse do të kemi përmirësim, do të bëjmë edhe rillogaritje për këtë skenar. Agjencitë nuk kanë hequr dorë nga promovimi i Shqipërisë, i kanë paketat në faqet e internetit, por blerjet janë të dobëta dhe jo vetëm për vendin tonë, por për gjithë destinacionet, pasi situata mbetet konfuze. Shitjet janë modeste në atë nivel sa nuk japin kurrfarë entuziazmi. Nëse vjet, deri në mes të shkurtit, ishin shitur mbi 40% e rezervimeve të kontraktuara, këtë vit shitjet janë shumë të ulëta” – shpjegoi kreu i Unionit Turistik Shqiptar.

Skenarët

Situata dramatike e turizmit nuk po merret seriozisht nga qeveria e cila nuk ka pasur ndonjë angazhim lidhur me kërkesat e këtij sektori. Përfaqësuesit e organizmave kryesorë rreth të cilëve janë mbledhur këto biznese, pohojnë se nuk presin shumë edhe në vazhdim. Sot për sot nuk flitet për asnjë paketë të veçantë që do të ndihmonte në rimëkëmbjen e zinxhirit, pasi fokusi kryesor i qeverisë duket të jenë zgjedhjet e 25 prillit.

Në varësi të drejtimit që do të marrë pandemia, strukturat hoteliere në vend do të mbajnë numrin e dhomave të rezervuara por pa garanci. Nëse gjërat do të ndryshojnë për mirë, atëherë do të paguhen edhe garancitë. Nëse do të mbetemi në kushtet e një skenari më pesimist, agjencitë do të paguajnë vetëm për pjesën e turistëve që sjellin. Debati pritet të zërë vend diku në fund të marsit apo fillim të prillit.

Pritet një verë më e mirë se në 2020, por duhet marketim më i mirë 

Fatos Çerenishti, administrator i FAFA Group, një nga strukturat më të mëdha në zonën e Golemit, shprehet se viti aktual pritet të jetë më i mirë sesa ai që lamë pas. Janari dhe shkurti, sipas tij, janë muaj që tradicionalisht nuk kanë ndonjë fluks të madh turistik, por në vazhdim fokusi duhet të jetë tek organizimi më i mirë i palëve, që do të thotë biznese-qeveri për të marketuar produktin turistik shqiptar.

“Janari dhe shkurti nuk janë muajt më të mirë të vitit tradicionalisht, por këtë vit, janari ka qenë edhe më dobët. Kemi filluar të qarkullojmë disi me ofertat e SPA-së dhe i kemi konceptuar në paketa të integruara që të ngjallim disi interes. Është një formë për të marrë vëmendjen e klientelës kryesisht të rajonit, pra Kosovë dhe Maqedoni e Veriut, por pse jo edhe të tregut të brendshëm. Kam vënë re se nga tregu i brendshëm ka një lloj hezitimi për Durrësin, kur vjen puna tek pushimet e fundjavës. Nuk ka shumë informacion dhe është sërish ai imazhi i disa viteve më parë. Turistët vendas nuk janë të informuar mbi zhvillimin dinamik që ka marrë kjo zonë me disa struktura model në shërbime. Durrësi, ashtu si Korça, apo Shkodra duhet të marketohen si destinacione fundjavash edhe në dimër. Bizneset dhe Ministria e Turizmit mund të bëjnë një punë më të mirë me marketimin për të promovuar ofertën vendase” – shprehet z. Çerenishti.

Si një nga strukturat që ka mirëpritur viteve të fundit turizmin e organizuar dhe kryesisht nordikët, në verën e vitit 2020 për shkak të kufizimeve, grupi i turistëve që mbizotëruan në strukturat e FAFA Group ishin vizitorët nga Kosova. Z. Çerenishti tregon se për vitin 2021 kanë vazhduar kontaktet me agjencitë e huaja, me të cilat ka punuar ndër vite, por me shumë mundësi edhe këtë vit do të kalohet nga kontratat me garanci në allotment (sa dhoma mbush, aq paguan).

“Nga komunikimet e fundit që kemi pasur, kemi rënë dakord paraprakisht që agjencitë të paguajnë aq sa turistë apo dhoma do të zënë në sezon. Të gjithë ofertat po reklamohen dhe ata kanë shpresë se do të jetë një verë shumë më e mirë sesa ajo e vitit të kaluar.

Nga ana tjetër, kufizimet dhe pandemia na fokusuan tek tregu rajonal dhe u fitua njëfarë përvoje me këtë treg. Pavarësisht ecurisë së negociatave me agjencitë e huaja, për hir të marrëdhënieve të mira dhe korrekte që kemi pasur me rajonin, nëse do të lindë nevoja, do të rezervohet hapësirë edhe për ta. Mendoj se ky treg është shumë i rëndësishëm, ndaj edhe nëse kthehemi në normalitet, strukturat hoteliere duhet të planifikojnë një lloj ndarje në akomodim edhe për të.

Çerenishti pohon se, pavarësisht vështirësive ka vendosur që stafin ta mbajë të gjithin të siguruar dhe në punë. Bëhet fjalë për 90 punonjës që janë bërthama e shërbimit në strukturat akomoduese të këtij grupi.

“Janë pjesa kryesore e sektorit tonë. Nuk është e lehtë të kualifikosh e trajnosh punonjësit dhe më pas t’i humbasësh. Në këtë lloj biznesi, përqindjen më të madhe të vlerësimit e mban stafi dhe shërbimi i mirë është kyçi i suksesit ose mossuksesit. Përderisa mbijetuam në 2020, do të përpiqemi edhe këtë vit. Vitin e shkuar, ne ishim me humbje deri në maj. Më pas pati një lloj gjallërimi, por kjo nuk e shpëtoi gjithë sektorin, pasi për struktura të veçanta një lloj normaliteti u vendos. Sot, njerëzit i shoh të trembur dhe shpenzimet për turizëm apo arkëtim e luks janë kufizuar, pasi ka pasiguri. Shumica mendojnë që të kem paratë, sepse nuk i dihet si do jetë pjesa e shëndetit me pandeminë ende mes nesh” pohoi Fatos Çerenishti.

BERZH: Kontributi i turizmit në ekonomi do të varet nga lehtësimi i kufizimeve në udhëtim 

Të ardhurat nga udhëtimet në ekonomi në vitin 2019, viti më i mirë i turizmit në vend, ishin 2.1 miliardë euro. Për 9 mujorin 2020, Të huajt kanë shpenzuar në udhëtimet e tyre në Shqipëri 732 milionë euro për 9-mujorin, nga 1.6 miliardë lekë në të njëjtën periudhë të vitit të kaluar, me një rënie prej 55% me bazë vjetore. Në vlerë absolute janë 904 milionë euro të hyra më pak në ekonomi në këtë periudhë, si rrjedhojë e ndikimit që pandemia dha në sektorin e turizmit në vend. Të dhënat bëhen të ditura në bilancin e pagesave të Bankës së Shqipërisë.

Në situatën aktuale, edhe institucionet financiare ndërkombëtare e shohin kontributin që mund të japë ky sektor të lidhur me ecurinë e COVID-19. Matteo Colangeli, në një intervistë për “Monitor” në numrin special të parashikimeve për ecurinë e 2021, u shpreh se lehtësimi i kufizimeve në udhëtim do të vendoste fatin e sektorit. “Ne vazhdojmë të mbajmë parashikimin për një rimëkëmbje të PBB-së me 4.5% në vitin 2021.

Por, kjo varet shumë nga se si do të evoluojë situata me COVID-19, veçanërisht sa i përket sezonit të ardhshëm turistik veror. Kontributi i turizmit në ekonominë shqiptare do të ndikohet sigurisht nga momenti i përfundimit dhe shkalla e lehtësimit të kufizimeve në udhëtim. Ndoshta mund të shohim një ndryshim afatgjatë në strukturën e kërkesës, ku turizmi i pavarur gjatë vitit mund të rimëkëmbet më shpejt, sesa segmenti për paketat turistike verore” – tha Colangeli.

Sipas tij, turizmi është një sektor për t’u mbajtur nën vëzhgim, për ndikimin e lartë që ka në ekonominë e vendit.

“Shqipëria ka një potencial të lartë në segmentet e kësaj industrie, që mund të rimëkëmben fuqishëm, si trashëgimia kulturore, aventurat dhe turizmi eno-gastronomik. Kriza e COVID-19 duhet të shërbejë si një mundësi për të përshpejtuar procesin e shndërrimit të vendit në një destinacion për turizmin e pavarur gjithë vitin dhe turizmin e specializuar. Formalizimi i mëtejshëm i operatorëve turistikë dhe mbrojtja e pasurive mjedisore dhe kulturore të vendit janë thelbësore në rritjen e konkurrueshmërisë së sektorit. Ne kemi një program shumë ambicioz për vitin 2021. Duam të kontribuojmë në rimëkëmbjen e sektorit të turizmit në Shqipëri, nëpërmjet kombinimit të ngritjes së infrastrukturës, qasjes në financime dhe ekspertizës për sektorin privat” tha ai.

Marrë nga: Monitor

(A.k.dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

ekonomi ekonomi turizmi ne shqiperi turizmi ne shqiperi

Sondazh

Poll

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete

Berisha: Protesta 46-ditore që vazhdon është tërësisht antidiktatoriale

Berisha: Gjithçka zhvillohet sot në rrugë dhe sheshet e Tiranës është një betejë e kauzës

Këshilli Kombëtar/ Berisha prezanton emrat e propozuar për anëtarët e Këshillit të Diasporës

Dua Lipa: Frymëzuese të shoh qytetarët në protestë, ndërkohë që qeveria anashkalon ligjet