Protesta për Zvërnecin/ Protestuesit çajnë kordonin metalik, policia i sulmon me ujë. Tubimi shpërndahet në gjithë Tiranën
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Tragjedia me dy viktima në Shëngjin, policia jep detaje: Të gjithë shtetas nga Kosova, tre persona në spital 3 Qersho...
“Ka forca në Shqipëri dhe jashtë që janë kundër”/ Rama: Të rreshtohesh me PS, do të thot&eum...
"Shqipëria është e shqiptarëve"/ Qytetarët mbushin rrugët e Tiranës, kërkojnë anulimin e pr...
Kostot në sektorin e ndërtimit, specifikisht banesave erdhën me ulje në tremujorin e katërt të vitit si rrjedhoje e çmimeve më të ulëta për materialet e ndërtimit dhe për makineritë.
Sipas të dhënave të INSTAT, indeksi i Kushtimit në Ndërtim, në tremujorin e katërt 2020 arriti 104 % duke shënuar ulje me 0,1 %, në krahasim me tremujorin e katërt 2019.
Indeksi i grupit “Kosto të tjera” shënoi rritje vjetore me 1,6 %, ndjekur nga indeksi i grupit “Shpenzime makinerie” me 0,8 %. Ndërsa, ulje kanë shënuar grupet “Shpenzime për paga” me 2,1 %, “Shpenzime materiale” me 0,8 % dhe “Shpenzime transporti” me 0,7 %.
Në tremujorin e katërt 2020 ndryshimi tremujor i indeksit të kushtimit në ndërtim shënoi rritje me 0,1 %. Krahasuar me tremujorin e tretë të vitit 2020, rritje kanë shënuar grupet, “Shpenzime makinerie” me 0,7 %, “Kosto të tjera” me 0,3 %, “Shpenzime materiale” me 0,2 %, dhe “Shpenzime për paga” me 0,1 %. Ndërsa, ulje ka shënuar grupi “Shpenzime transporti” me 0,8 %.
Pavarësisht se kostot në ndërtim kanë qëndruar në vendnumëro, çmimet janë rritur me ritme të shpejta vitet e fundit. Banka e Shqipërisë, e cila mati ndryshimin e çmimeve të banesave nëpërmjet indeksit Fischer në 6 mujorin e parë 2020, vërejti se çmimet në rang vendi pësuan rritje vjetore me 4.9% në ketë periudhë dhe 40% në krahasim me nivelin e periudhës bazë (viti 2013).
Për Tiranën, çmimet e banesave pësuan rritje vjetore +6.5% në gjashtëmujorin e parë 2020 dhe +43.4 në raport me vitin 2013.
Për gjashtëmujorin e dytë 2020 agjentët kishin parashikuar çmimet do të shënonin vlera pozitive rritjeje. Agjentët raportojnë kërkesë në rritje për qiramarrje, si për banesa, ashtu edhe për prona tregtare. Në linjë me rritjen e kërkesës, agjentët raportojnë rritje të çmimeve të qirasë. Aktiviteti i dhënies dhe marrjes së pronave me qira është i përqendruar në rajonin e kryeqytetit dhe veçanërisht në zonën e qendrës
INSTAT i mat kostot e ndërtimit në banesa në një shportë që përbehet nga 71 zëra nga të cilat 66 janë materiale ndërtimi. Çmimet për materialet e ndërtimit mblidhen nga 166 distributorë dhe shitës me shumicë të materialeve të ndërtimit. Ndërsa, të dhënat për shpenzimet për pagat, makineritë dhe transportin merren nga 94 ndërmarrje të mëdha ndërtimi të përqendruara kryesisht në rrethin e Tiranës.
Monitor
1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:
Brenda datës 31 mars, subjektet tregtare (personat juridikë) dhe OJF-të duhet të bëjnë regjistrimin e pronarit/ët përfitues në Regjistrin e Pronarëve Përfitues ...
Projektet e infrastrukturës ujore, energjetike dhe rrugore ishin më të financuarat në muajin e parë të viti 2021.Të dhënat e detajuara nga Ministria e Financave...
Qeveria shqiptare ka kërkuar edhe 30.2 milionë dollarë hua pranë Bankës Ndërkombëtare për Rindërtim dhe Zhvillim si shtesë për projektin origjinal të përmirësim...
Huaja informale jashtë institucioneve huadhënese është një fenomen mjaft i përhapur në Shqipëri në raport me vendet e tjera të Europës Juglindore, thuhet në rez...
Puna në bankë ose në sigurime sjell sot në vend shpërblimin më të madh material. Sipas INSTAT, paga mesatare në sektorin e “Aktiviteteve Financiare dhe Sigurimi...
Të ardhurat e bashkive kanë parë një përmirësim të lehtë gjatë janarit, pasi sipas të dhënave të Financave kanë arritur në 1.3 miliardë lekë, nga 1.2 miliardë q...
SHQIPËRI- Zonat e Veriut të Shqipërisë janë më të varfrat në Europë, sipas një publikimi të fundit të prodhimit për frymë rajonal të Eurostat, me të dhëna ...
Janë rreth 300 Kontabilistë të Miratuar Persona Fizikë dhe 30 Shoqëri të Kontabilitetit të cilët kanë plotësuar kërkesat e kuadrit ligjor dhe akteve nënligjore ...
Në vitin 2020 të paktën 900 milionë lekë (rreth 7.2 milionë euro) janë arkëtuar si kamatëvonesa në faturat e energjisë.Kjo është shuma që është paguar ekstra ng...
Rreth një vit më parë, Italia, e më pas Europa, përfshirë Shqipërinë, nxituan të vendosnin karantina të ashpra përballë rrezikut të një pandemie, që në atë kohë...