LIVE UPDATES
Aktualitet

Tuneli i Llogarasë, MIE lehtëson kushtet dhe shtyn afatin e tenderit në 23 shkurt

13 Janar 2021, 06:25 Nga DOSJA
Tuneli i Llogarasë, MIE lehtëson kushtet dhe shtyn afatin e tenderit

TIRANË– Ministria e Infrastruturës dhe Energjisë (MIE) që parashikonte dorëzimin e ofertave për ndërtimin e tunelit të Llogorasë datën 12 shkurt e ka shtyrë këtë afat në 23 shkurt 2021. Referuar dokumenteve të kësaj ministrie janë bërë ndryshime dhe sqarime edhe sa i takon specifikimeve teknike për operatorët që kanë interes për t’u bërë pjesë e procedurës.

Në kapitullin 12 ku renditen kriteret specifike të kualifikimit në paragrafin që lidhet me kapacitetin financiar dhe ekonomik kur bëhet fjalë për fitimin para interesave, taksave, zhvlerësimit dhe amotirizmit për pesë vitet e fundit pra 2015-2019 ishte vendosur një shumë prej 50 milionë eurosh. Tashmë ky kriter është korrigjuar dhe është ulur në vlerën 20 milionë euro. Po kështu është sqaruar edhe pjesa e realizimit të një projekti të ngjashëm ku nëse më herët kërkohej që operatori të provonte se në 5 vitet e fundit ka ndërtuar një kumulative prej 8 kilometrash tunel tashmë do ti kërkohet të provojë që projektin e ka zbatuar me një afat 3 vjeçar.

Nëse më herët kërkohej që të kishte realizuar punë të ngjashme me një vlerë sa 70 për qind e fondit limit të kontratës tashmë kriteri ka zbritur në 50 për qind të fondit limit të kontratës. Lidhur me këtë të fundit ministria sqaroi operatorët me një shkresë të veçante.

“Referuar Dokumenteve Standarde të Tenderit, (DST), përkatësisht shtojca 12, pika 2.3/a: Kapaciteti Teknik, referenca për kontratën e ngjashme, bazuar në Vendimin nr.914 datë 29.12.2014 të Këshillit të Ministrave “Për miratimin e rregullave të prokurimit publik” të ndryshuar, neni 26/6 “Kontrata për punë publike”, ku shprehimisht kërkohet: “…. punë të ngjashme për një objekt të vetëm në një vlerë jo më të madhe se 50% e vlerës së përllogaritur të kontratës që prokurohet dhe që është realizuar gjatë tri viteve në pesë vitet e fundit”,

Informojmë të gjithë operatorët ekonomikë të interesuar për procedurën se ky kriter për kualifikim, duhet të plotësohet nga operatorët të cilët kanë realizuar një kontratë prej 50% të fondit të limit të kësaj procedure. Konkretisht e shprehur në vlerën prej 9 590 440 231.6 (nëntë miliard e pesëqind e nëntëdhjetë milion e katërqind e dyzet mijë e dyqind e tridhjetë e një pike gjashtë lekë) pa TVSH” sqaroi MIE.

Tenderi për tunelin e Llogarasë

Në mes të dhjetorit Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë hapi garën për kontratën që ka për objekt “Ndërtimin e Tunelit të Llogarasë” në seksionin rrugor Orikum-Himarë pjesë e Autostradës SH8 (Vlorë – Sarandë)” u çel me një fond limit prej 19.1 miliardë lekësh apo rreth 155 milionë euro. Në dokumente është specifikuar se operatori që do të rezultojë fitues në fund të garës do të ketë në dispozicion 37 muaj pra më shumë se tre vjet për të bërë zbatimin e kontratës ndërsa burimi i financimit do të jetë buxheti i shtetit.

Tuneli do të ndjekë projektin që u shpall fitues vetëm pak kohë më parë në një tjetër garë të hapur nga qeveria. Fitues rezultoi bashkimi i operatorëve ekonomikë iC Consulenten Ziviltechniker GESmbh, kompani inxhinierike e regjistruar në Austri, ELEA iC d.o.o dhe IBE d.d svetovanje, projektiranje in inzeniring – kompani inxhinierike regjistruar në Slloveni, dhe SEED Consulting sh.p.k. dhe “InfraKonsult” sh.p.k.

Tuneli i Llogarasë parashikohet të ketë një gjatësi prej afro 6 kilometrash, i cili nis nga ura e Shën Elizës në zonën e Dukatit deri në urën e Palasës. Sipas llogaritjeve, duke kaluar përmes tunelit prej 6 km, me një shpejtësi 50-80 km/orë, do të bënte që kjo rrugë të përshkohej për 7- 10 minuta./ N.Maho.

Marrë nga Monitor.al

(f.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet tenderi per tunelin e llogarase tuneli i llogarase tenderi per tunelin e llogarase tuneli i llogarase

Sondazh

Poll
Aktualitet 13 Janar 2021, 06:21

KUKËS– Gjashtë persona janë vënë në pranga nga Policia e Kukësit. Dosja.al ka mësuar se ngjarja ka ndodhur një natë më parë, dhe se të prangosurit janë per...

Aktualitet 13 Janar 2021, 00:53

Tërmet në Greqi, ku ishte epiqendra

GREQI– Një tërmet me magnitudë 4.9 ballë i shkallës Rihter është regjistruar mbrëmjen e sotme, rreth orës 23:09.Epiqendra e tij ka qenë në Pirgos të Greqisë dhe...

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete

Berisha: Protesta 46-ditore që vazhdon është tërësisht antidiktatoriale

Berisha: Gjithçka zhvillohet sot në rrugë dhe sheshet e Tiranës është një betejë e kauzës

Këshilli Kombëtar/ Berisha prezanton emrat e propozuar për anëtarët e Këshillit të Diasporës

Dua Lipa: Frymëzuese të shoh qytetarët në protestë, ndërkohë që qeveria anashkalon ligjet