LIVE UPDATES
Aktualitet

REPORTAZHI: Banorët e Nënshkrodrës nën ankthin e përsëritur të përmbytjeve

12 Janar 2021, 21:12 Nga DOSJA
REPORTAZHI: Banorët e Nënshkrodrës nën ankthin e

Gregor Pema, do të ishte një nga personazhet më të njohura në vend nëse njerëzit do tu kushtonin vëmendje personazheve që shfaqen me këmbët nën ujë në fushën e Obotit në Shkodër, thuajse një herë në 2 vjet.

Për vite me radhë Pema, i cili shërben si kryeplak i Obotit shfaqet në televizor dhe media sa herë në zonë ka përmbytje. Për të dhe për banorët e tjerë të Nënshkodrës, kjo është një rutinë e dhimbshme dhe pa zgjidhje.

“Toka bujqësore, me prodhime të cilës ne jetojmë tani është nën ujë. Ujësjellësi nuk punon dhe po na rrezikohet edhe gjëja e gjallë pasi ushqimin për të e ka dëmtuar uji”, i tha Pema BIRN të hënën.

Arat e Obotit, në njësinë administrative Ana e Malit në Shkodër janë prej ditësh nën ujë. Ujësjellësi i fshatit po ashtu ishte përmbytur dhe jashtë funksionit. Sipas të dhënave zyrtare të bashkisë Shkodër janë 1900 hektarë sipërfaqe totale e përmbytur, nga të cilat shumica foragjere ose rreth 1145 hektarë, grurë 95 hektarë, bimë dekorative 80 hektarë dhe 7 hektarë pemtore. Problemet më të mëdha janë shënuar në fshatrat Obot, Shirq, Ganjollë, Banks-Rrjolli dhe në lagjen Livande në Shkodër.

Banorët, të mësuar me përmbytjet, jetojnë me frikën e mbushjes së liqeneve të HEC-eve mbi Drin, hapja më shumë e portave të të cilëve do të përkeqësonte situatën. Pema i tha BIRN se e vetmja gjë pozitive ishte fakti që shkarkimet e hidrocentralit të Vaut të Denjës kishin qenë deri tani të pakta.

Në një njoftim, të martën, Korporata Elektroenergjetike Shqiptare, KESH, e cila menaxhon kaskadën e Drinit, njoftoi vijim të shkarkimeve në portat e prodhimit të energjisë dhe atë të shkarkimit me rreth 1100 metra kub për sekondë. KESH thotë se situata është nën kontroll, ndërsa niveli i liqenit të Vaut të Denjës ka rënë prej 9 janarit kur filluan edhe shkarkimet.

Komiteti i Emergjencave Civile që u mblodh në 11 janar, e cilësoi situatën nën kontroll, ndërsa premtoi ndërhyrje të menjëhershme në infrastrukturën e dëmtuar.

Por për banorët dëmet në kulturat bujqësore janë bërë. “Do kërkoja shteti të të ketë kujdes më shumë me shkarkimet se ne na dëmton shumë. Aktualisht 70% e tokës është nën ujë”, thotë Pema.

Ndërkohë përmbytjet kanë krijuar probleme shtesë. Ujësjellësi Oblika 1, me të cilin furnizohet Oboti, është si pasojë e përmbytjeve jashtë funksionit. Ujësjellës Kanalizime Shkodër njoftoi se kishte furnizuar me ujë të pijshëm banorët e fshatit.

Rruga që lidh fshatin Obot me Oblikën dhe rrugën nacionale Shkodër- Muriqan kalohet prej ditësh vetëm me mjete të larta dhe varka ndërsa uji është i pranishëm në tokat dhe rreth banesave.

Për shkak të kësaj në shërbim të banorëve janë venë edhe 5 mjete të ushtrisë, tre kamionë dhe dy varka, për të mundësuar daljen e banorëve prej fshatit për furnizim me ujë dhe transportin e nxënësve që ndjekin shkollat e mesme në Oblikë apo Shkodër.

Të përmbytur janë edhe banorët në Dajç, por ndërsa Oboti përmbytet nga shkarkimet e hidrocentralit, në Dajç përmbytja vjen nga mosfunksionimi i kanaleve kulluese dhe nga ndërhyrjet në shtrim rrugësh.

Pjetër Maçi banor i fshatit thotë se ka 15 centimetra ujë në oborrin e banesës së tij ndërsa shton se përmbytja nuk ka ardhur nga Lumi Drin, por nga mosfunksionimi i rrjetit kullues. “Kur është bërë rruga është bllokuar kanali dhe uji nuk ka ku shkon dhe ne izolohemi prej tij”, tha Maçi.

Ai tha se pavarësisht kërkesave për të ndërhyrë askush nuk i kishte dëgjuar dhe as i kishte pyetur. “Nuk jemi afër Drinit, por uji i shiut nuk ka ku shkon dhe na bllokon”, thotë ai.

Gjovalin Gjokaj, një tjetër banorë i fshatit, thotë se ka nën ujë ushqimin e bagëtive dhe pemët. “Kur na ka përmbytë lumi Drin si në 2011, jemi njësoj të gjithë dhe është rreziku ynë, por ne sivjet po na mbyt jo Drini, por reshjet se uji nuk ka ku kalon”, tha Gjokaj.

Ai tha se nëse reshjet vazhdonin uji do t’i hynte në shtëpi, ndërsa akuzoi se ata po vuanin nga papërgjegjshmëria.

Administratorit i njësisë administrative Dajç, Gjovalin Darragjati, tha se situata po monitorohet dhe uji sipas hidrometrit në Dajç, shënon kuotën 6.42 m, pak centimetra mbi kuotën maksimale prej 6.30 m.

Po ashtu për shkak të rritjes së nivelit të ujit është bllokuar një segment rruge në vendin e quajtur Urrelat që lidh fshatin Shirq me Darragjatin.

Probleme janë shfaqur dhe në fshatin Ganjollë në njësinë administrative Gur i Zi ku vazhdon gërryerja e tokës bujqësore nga lumi Drin në vendin e quajtur Mali i Vukatanit.

Sipas banorëve janë 30-40m që lumi Drin ka marrë nga fillimi i reshjeve, pasi në këtë zone nuk ka argjinaturë.

Shkarje dherash dhe gërryerje prej lumenjve malorë Kir, Gjadër, ke edhe në fshatra të tjerë të zonës. Dalja e lumenjve nga shtrati ka dëmtuar edhe sistemin elektrik. Ndërkohë rritja e nivelit të ujit nga Liqeni i Shkodrës, ka përkeqësuar situatën në lagjen e Livadeve në periferi të Shkodrës dhe në Dobraç.

Ujësjellësi i Nënshkodrës, i cili konsiderohet i rrezikuar dhe është përmbytur më herët, është në gjendje pune dhe sipas përgjegjësit Alfred Pepnika. Deri tani nuk ka evakuime të popullsisë apo gjësë së gjallë, por bashkia Shkodër njoftoi se ka në gatishmëri 200 shtretër në konvikte , në rast se do jetë e nevojshme evakuimi i banorëve të zonave me prani të ujit.

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet moti i keq ne shqiperi moti i keq ne shqiperi

Sondazh

Poll
Aktualitet 12 Janar 2021, 19:53

Emisioni “Stop” publikoi këtë të martë një rast skandaloz korrupsioni në spitalin Covid 2, ku punonjës të këtij spitali, bëjnë pazar me jetën e pacientëve.Vajza...

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete

Berisha: Protesta 46-ditore që vazhdon është tërësisht antidiktatoriale