LIVE UPDATES
Editorial

Trump dhe Biden ofrojnë zgjidhje të kundërta për katër vitet e ardhshme

28 Tetor 2020, 09:27 Nga DOSJA
Trump dhe Biden ofrojnë zgjidhje të kundërta për katër

Votuesit amerikanë do të kenë mundësinë të zgjedhin mes dy politikave diametrikisht të kundërta mes Presidentit Donald Trump dhe ish- zëvëndëspresidentit Joe Biden dhe nuk duhet të kenë vështirësi të bëjnë dallimin mes tyre përsa u takon çështjeve politike.

Dallimet në qëndrimet e kandidatëve për një larmi të madhe çështjesh – klima, taksat, tregëtia, marrëdhëniet racore, siguria kombëtare, imigracioni dhe mbi të gjitha trajtimi i pandemisë së koronavirusit – janë të mëdha dhe u ofrojnë votuesve dy alternativa shumë të ndryshme për drejtimin e vendit gjatë katër viteve të ardhshme.

Në përgjithësi, Presidenti Trump ka qeverisur ashtu siç bëri fushatë katër vjet më parë, si një republikan që thyen normat që ndjek një rrugë jotradicinale. Kjo është e vërtetë si në marrëdhëniet e tij me vendet e tjera, ku filozofia e tij “Amerika e Para” ka vënë në provë lidhjet midis Shteteve të Bashkuara dhe aleatëve të saj prej kohësh, edhe në politikën e brendshme, ku ai vazhdimisht ka shtyrë kufijtë e autoritetit ekzekutiv, i frenuar shpesh nga gjyqësori.

Zoti Biden, në të kundërt, ka bërë një fushatë që ndërthur pozicionet kryesisht progresiste të shoqëruara me një premtim se ai do ta kthejë vendin në një formë më tradicionale të politikës – më pak e përqendruar në Twitter dhe tubime masive dhe më shumë në debate të hollësishme të politikave dhe marrëveshje legjislative.

Me më shumë se 225,000 amerikanë të vdekur në pandeminë e koronavirusit dhe raste të reja të përditshme në nivelin më të lartë ndonjëherë, është bërë e qartë se plani i administratës Trump për trajtimin e virusit mbështetet kryesisht tek zhvillimi i vaksinave dhe trajtimet terapeutike për personat e infektuar, në vend të një përpjekjeje të përbashkët për të ngadalësuar ritmet e përhapjes së virusit.

Të dielën, Shefi i Personelit të Shtëpisë së Bardhë Mark Meadows tha shprehimisht se administrata nuk beson se mund të “kontrollojë” virusin. Administrata dhe vetë presidenti kanë minimizuar rëndësinë e mbajtjes së maskave, për të cilat ekspertët e shëndetit publik thonë se do të ulnin ndjeshëm normat e infeksionit dhe do të shpëtonin jetë.

Zoti Biden mbështet zhvillimin e vaksinave dhe trajtimeve terapeutike, por në të njëjtën kohë është për një qasje më aktive federale për kontrollin e virusit. Ai ka thënë në mënyrë të përsëritur se ai beson se një vendim për përdorimin e detyruar të maskës në të gjithë vendin do të ishte i ligjshëm dhe i nevojshëm.

Si zoti Trump edhe zoti Biden mbështesin rihapjen e shkollave, por ndërsa ish-nënpresidenti Biden propozon sigurimin e fondeve federale për të ndihmuar shkollat të hapen në mënyrë të sigurt, Presidenti Trump ka propozuar bllokimin e fondeve federale nga shkollat që nuk arrijnë të rihapen.

Ndryshimet klimatike

Megjithëse ai shpesh thotë se dëshiron që të gjithë amerikanët të kenë ujë të pastër dhe ajër të pastër, Presidenti Trump ka treguar pak interes për të ndërmarrë hapin që ekspertët besojnë se do të realizonte më shumë drejt sigurimit të të dyjave: reduktimin e përdorimit të lëndëve djegëse fosile.

Zoti Trump i nxorri Shetet e Bashkuara nga Marrëveshja Parisit për Klimën dhe ka ndërmarrë hapa të shumtë për të zgjeruar shpimet e naftës dhe nxjerrjen e qymyrit në Shtetet e Bashkuara.

Zoti Biden ka propozuar një plan prej 2 trilionë dollarësh për të ulur çlirimin e gazeve serë, nxitësi kryesor i ngrohjes globale dhe do të nxisë që ta bëjë prodhimin e energjisë elektrike në SHBA 100 për qind neutral nga karboni deri në vitin 2035. Megjithëse ai nuk e ka miratuar programin Marrëveshja e Re e Gjelbër të mbështetur nga shumë demokratë progresistë, ai mbështet disa elementë të tij. Ai do që Shtetet e Bashkuara të jenë në pararojë të zgjerimit të tregut të automjeteve elektrike dhe premton të rikthejë vendin tek Marrëveshja e Parisit.

Zbatimi i ligjit dhe marrëdhëniet racore

Gjatë vitit të kaluar, ndërsa protestat mbi vdekjet e afrikano-amerikanëve të shumtë të paarmatosur në duart e policisë, trazuan qytete në të gjithë vendin, Presidenti Trump e ka bërë të qartë se ai qëndron plotësisht në anën e komunitetit të forcave të zbatimit të ligjit. Ai ka mbështetur politika të ashpra ndaj demonstruesve, veçanërisht atyre që përdorin taktika të dhunshme dhe në rastin më të mirë ka qenë jo i drejtpërdrejtë, kur bëhet fjalë për denoncimin e grupeve supremaciste të bardha që kanë mbajtur kundërprotesta.

Zoti Biden është përpjekur të ndjekë një ekuilibër delikat mes thirrjes për rend dhe dënimit të dhunës nga të gjitha palët, dhe një lëvizjeje në rritje brenda partisë së tij për të reformuar rrënjësisht praktikat e zbatimit të ligjit. Ai nuk i ka mbështetur përpjekjet për “t’i hequr fondet policisë”. Përkundrazi, ai ka thënë se është i hapur që të ofrojë më shumë mbështetje për programet që do t’u japin komuniteteve një alternativë ndaj reagimit të armatosur të policisë kur përballet me individë që kanë kriza shëndeti mendor ose abuzim substancash.

Kujdesi shëndetësor

Administrata e Presidentit Trump ka aktualisht një rast para Gjykatës së Lartë, duke argumentuar se Ligji për Kujdesin Shëndetësor të Përballueshëm, i njohur gjerësisht si Obamacare, të anulohet në tërësinë e tij.

Nëse është e suksesshme, lëvizja do të vërë në pikëpyetje statusin e sigurimeve të rreth 23 milionë amerikanëve që mbështeten tek subvencionet që parashikon ligji dhe do të eleminojë shumë përfitime që kanë zgjeruar mbulimin, siç është kaluzola që i ndalon kompanitë e sigurimeve të diskriminojnë njerëzit me sëmundje para-ekzistuese. Megjithëse zoti Trump ka premtuar prej kohësh që të sigurojë një plan më të mirë dhe më të lirë se Obamacare, një plan i tillë nuk është bërë ndonjëherë publik.

Zoti Biden, që ishte nënpresident kur u miratua ligji nga Presidenti Barack Obama, dëshiron të zgjerojë programin duke ofruar një “opsion publik” për sigurimet që do t’i lejonte njerëzit të blinin një program të ngjashëm me Medicare nëse do të donin. Ai gjithashtu propozon uljen e moshës për pranimin e Medicare nga 65 në 60 vjeç. Medicare është programi shëndetësor për pensionistët.

Taksat

Presidenti Trump ka bërë fushatë duke përdorur si argument miratimin e suksesshëm të programit të tij për uljen e taksave në vitin 2017 dhe premton për ulje të mëtejshme në të ardhmen. Ai ka lënë të kuptohet se dëshiron të ulë taksat mbi fitimet e kapitalit, fitimet që investitorët bëjnë kur shesin aksione dhe bono që janë rritur në vlerë dhe ka thënë se po konsideron shtyrjen ose faljen e taksave të pagave si një formë stimuli ekonomik. Duke qenë se taksat mbi pagat financojnë fondet e Sigurimeve Shoqërore për pensionet e miliona amerikanëve, propozimi ka shkaktuar shqetësim për të ardhmen e programit.

Zoti Biden e ka shprehur qartë synimin e tij për të rritur taksat për të pasurit dhe korporatat. Ai do të kthejë mbrapsht shumë nga lehtësimet e taksave në legjislacionin e vitit 2017, ndërsa premton se individët e vetëm të cilëve do t’u rriten taksat janë ata që bëjnë më shumë se 400,000 dollarë në vit. Biden gjithashtu propozon rritjen e taksës mbi fitimet e korporatave nga 21% në 28%.

Tregëtia

Politika tregtare e Presidentit Trump është përqendruar kryesisht, megjithëse jo plotësisht, në diskutime dypalëshe sesa në llojin e pakteve tregtare shumëpalëshe që ndiqeshin para se ai të merrte detyrën. Ai ka vendosur tarifa ndëshkuese për mallrat nga vendet që, ai beson se nuk i trajtojnë Shtetet e Bashkuara me drejtësi, veçanërisht Kina.

Këto tarifa, në kundërshtim me deklaratat e tij të shpeshta, janë në të vërtetë një taksë për konsumatorët amerikanë që kërkojnë të blejnë mallra nga vendet e prekura. Ai rinegocioi me sukses Marrëveshjen e Tregtisë së Lirë të Amerikës së Veriut, por bisedimet afatgjata që synonin përmirësimin e marrëdhënieve me Kinën duket se kanë ngecur.

Zoti Biden ka thënë se ai do të rishikojë një nga lëvizjet e para që Trump bëri kur mori detyrën: tërheqjen e Shteteve të Bashkuara nga Partneriteti Trans-Paqësor, një marrëveshje masive tregtare që përfshin kompani nga gjithë Unaza e Paqësorit. Ai ka premtuar gjithashtu të rivlerësojë tarifat e zotit Trump, duke sugjeruar se ai do t’i heqë të paktën disa prej tyre.

Gjykatat federale

Me ndihmën e Senatit Amerikan të kontrolluar nga Republikanët, Presidenti Trump ka qenë në gjendje të emërojë qindra gjyqtarë konservatorë në poste të përjetshme në gjykatat federale në të gjitha nivelet.

Dhe me konfirmimin e anëtares Amy Coney Barrett në Gjykatën e Lartë të hënën në mbrëmje, emërimi i tij i tretë në panelin nëntë anëtarësh, Trump duket se ka konsoliduar një shumicë konservatore 6-3 në atë organ për një kohë të gjatë.

Shumë demokratë besojnë se republikanët e Senatit kanë mbushur padrejtësisht gjykatat me konservatorë, së pari duke bllokuar kandidatët e gjykatave të ulëta të bëra nga paraardhësi i zotit Trump, Barack Obama, dhe më pas duke refuzuar të votojnë për të emëruarin e zotit Obama për anëtar në Gjykatën e Lartë në vitin zgjedhor 2016. Vendosmëria e Udhëheqësit të shumicës së Senatit Mitch McConnell dhe zotit Trump për të konfirmuar zonjën Barrett vetëm tetë ditë para zgjedhjeve presidenciale të 3 nëntorit ka bindur shumë vetë se një administratë e zotit Biden duhet të rrisë numrin e anëtarëve të Gjykatës së Lartë, duke shtuar më shumë se nëntë gjyqtarë që ka aktualisht.

Zoti Biden nuk e ka mbështetur hapur zgjerimin e gjykatës së lartë por ka thënë se ai do të krijonte një komision për të studiuar idenë.

Siguria Kombetare

Qasja e Presidentit Trump për sigurinë kombëtare është përqendruar tek izolacionizmi – forcimi i ushtrisë amerikane përmes rritjes së shpenzimeve të mbrojtjes ndërsa përpiqet të zvogëlojë numrin e forcave të dislokuara jashtë shtetit, si në zonat me konflikt të lartë si Afganistani dhe Iraku, ashtu edhe në vende aleate me SHBA si Koreja e Jugut dhe Gjermania.

Pretendimi që ai ka përsëritur shpesh se anëtarët e tjerë të NATO-s “i detyrohen” para Shteteve të Bashkuara dhe sugjerimi i tij se SHBA mund të mos respektojë detyrimet e saj të mbrojtjes së ndërsjellë ndaj anëtarëve të tjerë, kanë tronditur aleancat e vjetra.

Zoti Biden, megjithëse një mbështetës i fortë i ushtrisë dhe një avokat i një dislokimi të arsyeshëm të forcave amerikane jashtë vendit, është më internacionalist sesa zoti Trump. Një ish-Kryetar i Komisionit të Marrëdhënieve me Jashtë të Senatit, ai ka marrëdhënie të forta me shumë udhëheqës të aleatëve tradicionalë të Amerikës dhe pritet që të fillojë rindërtimin e këtyre lidhjeve nëse zgjidhet.

Marrë nga VOA

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

editorial editorial donald trump joe biden donald trump joe biden

Sondazh

Poll
Editorial 26 Tetor 2020, 12:33

Spiralja e rrezikshme e borxhit

Ekonomia shqiptare ka hyrë tashmë në një territor të paeksploruar më parë. Borxhi, në krahasim me atë që prodhon ekonomia në një vit (Prodhimi i Brendshëm Bruto...

Editorial 21 Tetor 2020, 11:37

Si e nënshkroi Kosova parimin e Koshtunicës

1.U kumtua këtë të hënë se në Bruksel është arritur një draftmarrëveshje për të pagjeturit e luftës së Kosovës, që në shifër ende janë 1.600. Kjo duhet të jetë ...

Editorial 17 Tetor 2020, 17:54

Gënjeshtra i ka këmbët e gjata!

“Gënjeshtra i ka këmbët e shkurtra” – një shprehje që e dëgjojmë shpesh, madje  përpiqemi që edhe fëmijët ta vënë “vath në vesh” pasi e vërteta herët a vonë do ...

Editorial 16 Tetor 2020, 13:38

Trajneri Stefano Pioli: “Them se jemi gati”!

MILANO – Nesër, në orën 18:00, do të zhvillohet i ashtuquajturi derbi i Madonninës, Interi do të përballet me Milanin në mitikun “San Siro”, ku do të jenë vetëm...

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete

Berisha: Protesta 46-ditore që vazhdon është tërësisht antidiktatoriale