LIVE UPDATES
Aktualitet

Tritoli në banesën e kreut të FSHF, Agron Duka: Veliaj negociata me të fortët

25 Janar 2022, 17:55 Nga DOSJA
Tritoli në banesën e kreut të FSHF, Agron Duka: Veliaj negociata

TIRANË – Deputeti Agron Duka reagoi i shqetësuar lidhur me shpërthimin me tritol në banesën e vëllait të tij, Armandit, president i Federatës Shqiptare të Futbollit. Në studion e “Ora Neës”, deputeti i opozitës deklaroi se kryebashkiaku i Tiranës Erion Veliaj negocion me njerëz të fortë, i cili është angazhuar hapur kundër Armand Dukë për t’u rizgjedhur në krye të FSHF.

Më tej, Agron Duka tregon se e ndiente që diçka e rrezikshme mund të ndodhte pas sulmeve të ashpra të Veliajt ndaj kreut të FSHF. Megjithatë, Agron Duka nuk e konsideron kryetarin e Bashkisë së Tiranës si porositësin e vendosjes së tritolit në shtëpinë e vëllait të tij. Në fund, ai bëri thirrje nga shteti që të marrë masa për mbrojtjen e familjeve të tyre.

Mënyra e komunikimit të Veliajt për të zaptuar patjetër atë që kishte ngelur. E ndjeja që mund të ndodhte një gjë, e kisha thënë në intervistë që ndihemi të kërcënuar. Bashkëshortja dhe djali i Armandos ndodheshin në shtëpi dhe ishin të frikësuar. Çfarë faj kanë atë që Veliaj do të vendosë një person të vetin në FSHF?  Vajtja në atë biznes cënon jo vetëm atë biznes por të gjitha bizneset. Unë nuk besoj që Veliaj ka marrë guximin që të çojë një person që të vendos tritol, dhe të kërcënoj Armandon që të tërhiqet nga zgjedhjet, por jam i sigurt që ka bërë negociata me të fortët që  më pas është e vështirë t’i menaxhosh. Tatimorët janë ushtarë, kanë marrë urdhër që të vijnë. Deri në momentin që është e hapur kjo garë, deri në momentin që të zhvillohen zgjedhjet nuk dihet se çfarë do të ndodh. Shteti duhet të marrë masa për familjet tona. Nëse shteti bashkëpunon me krimin atëherë çfarë nuk mund të ndodh”, u shpreh Agron Duka në “Ora Neës”.

Dita e djeshme shënoi një përplasje të ashpër mes kryetarit të Bashkisë së Tiranës Erion Veliaj dhe presidentit të FSHF-së Armand Duka. FSHF publikoi një audio të mbledhjes së dy ditëve më parë të disa anëtarëve të shoqatave sportive të Tiranës me Veliajn, ku ky i fundit trysnonte anëtarët e saj me fjalor banal që të pengonin zgjedhjen e kandidatëve të FSHF në krye të shoqatës rajonale të futbollit “Tirana”. Mes polemikave të kandidatit Eduard Prodani se listat e delegatëve ishin manipuluar, asambleja e djeshme zgjodhi me 44 vota pro Krenar Alimehmetin si kryetarin e ri të SHRF “Tirana”.

Më pas, Veliaj me disa kryetarë të shoqatave sportive të Tiranës deklaroi se do të padisë sekretarin e Përgjithshëm të FSHF-së Ilir Shulkun dhe sekretarin e SHRF “Tirana” për zgjedhjen e Krenar Alimehmetit.

Rreth orës 22:00, një sasi tritoli e vendosur poshtë portës së banesës së familjes së Armand Dukës në Durrës shpërtheu duke shkaktuar vetëm dëme materiale. Kamerat e sigurisë treguan se një person me kapuç dhe rroba të zeza ishte autori i vendosjes së lëndës shpërthyese. Në lidhje direkte me emisionin “Opinion”, Armand Duka tregoi mesazhin kërcënues të ardhur në adresë të tij nga një person me emrin Sabian Rrapushi, i cili i kërkonte të dorëhiqej nga posti i presidentit të FSHF ose do të ekzekutohej me 60 plumba në kokë. Armand Duka tha se ka bërë verifikime dhe numri që i ka dërguar mesazhin është përdorur vetëm një herë, ndërsa ka rreth 1 mijë numra me emrin Sabian Rrapushi. Lidhur me kandidimin për president të FSHF në 2 mars, Duka deklaroi se nëse shpërthimi me tritol është paralajmërim, ai do të tërhiqej nga gara, në të kundërt do ta mendonte rikandidimin.

Sot, UEFA dënoi ngjarjen në banesën e Armand Dukës.

(d.v/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

aktualitet aktualitet agron duka armand duka erion veliaj tritol ne shtepine e armand dukes agron duka armand duka erion veliaj tritol ne shtepine e armand dukes

Sondazh

Poll

Protestuesit tentojnë të çajnë kordonin e policisë, shoqërohet aktivisti Arben Kola

Protestuesit tentojnë të çajnë kordonin e policisë, shoqërohet aktivisti Arben Kola

Protestuesit marshojnë drejt rrugës së Elbasanit, përplasje me forcat e policisë: Mos ecni krah nesh

Protesta me skenar të ri, qytetarët u zënë “pritë” ministrave dhe deputetëve, ja ku janë vendosur

Domate, vezë dhe speca, “armët” e protestuesve në tubimin para Kuvendit

Protestuesit mblidhen para Kuvendit, thirrje në kor: Edi Rama i pabesë, ti me gaz e ne me vezë

"Parlament i krimit"/ Protestuesit mblidhen para Kuvendit, thirrje në kor: Nuk na përfaqësoni!

Rama mbledh në selinë rozë drejtuesit politikë të qarqeve, në fokus dokumenti “Besa”

Kodra në hyrje të Ksamilit përfshihet nga flakët, zjarri pranë një resorti

Blindohet Kuvendi, forca të shumta policie bllokojnë hyrjet para protestës së qytetarëve

Kush është 20-vjeçarja që do të luajë në shfaqjen ikonike të Shakespeare?

Krimi në Roskovec, ja momenti kur forcat e policisë tentojnë të bindin 35-vjeçarin Buzi të dorëzohet

Protesta në Tiranë/ Qytetari: Nuk do ikim nga sheshi derisa të të largojmë ty

Protestat kundër qeverisë/ Aktivisti Ilir Xhemalaj: Këta na vjedhin përditë

"Nuk do t’i ndalemi kësaj kauze"/ Sazan Guri: Toka e shqiptarëve nuk shitet!

Qytetari: I kam atletet 100 herë më të bukura se të Ramës, janë të blera me djersë

A do të kemi një bashkëpunim mes artistëve si Gjesti dhe Dhurata Dora?

Nesër protestë te Parlamenti, aktivisti Arben Kola: I zë më shumë besë një qeni

Pse Orville Peck tentoi ti jepte fund jetës së tij gjatë vitit 2023?

Protestat kundër qeverisë/ Nis marshimi drejt Kryeministrisë: Ju erdhi fundi!

Ndjekësit ndërkombëtarë komentojnë fotografitë e dasmës së prindërve të këngëtares Bebe Rexha

Dua Lipa prej 2018 pjesë e Sunny Hill Festival, paraqitjet e saj në aktivitetin muzikor

Zjarri në pyllin e Sodës / Autoritetet u bëjnë thirrje qytetarëve të shmangin lëvizjet pranë zonës

"Jam krenare që jam emigrante"/ Deklarata e këngëtares Rita Ora për familjen

Bie zjarr në Pyllin e Sodës në Vlorë/ Tymi mbulon qytetin, ndërsa era e fortë favorizon flakët

Paketa e Maleve/ Bardhi nxjerr videon: As Diella nuk e beson, e-Albania rrëzon propagandën e Ramës

Elektriçisti humbi jetën nga goditja elektrike, banorët e zonës: Punonte dhe në ditët e pushimit

“Arrestoni Ramën”/ Qytetarët mbërrijnë te Komisariati nr.3: Lironi shqipet!

Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, qytetarët nisin marshimin në rrugët e kryeqytetit

"Pushteti nuk është pronë e jotja"/ Protestuesi: Edi Rama, Shqipëria nuk është pronë personale

“Nuk ia vlen të lexohet"/ Protestuesi gris dokumentin: Përgjigjen ua japim të hënën

Qytetari: Duam rrëzimin e këtij sistemi politik 36-vjeçar

“Ky ka besën e gjarprit"/ Protestuesi: SPAK nis hetimin e Zvërnecit!

Protesta kundër qeverisë/ Aktivisti: Të hënën që në mëngjes do jemi para Parlamentit

Qytetarja nga Durrësi: Rama të largohet sa më parë, bashkë me ministrat

Emigranti: Jep dorëheqjen si e vetmja rrugë e zgjidhje për popullin

Aktivisti Edison Lika: Kemi parë si tërhiqen njerëzit zvarrë nga shtëpitë

I moshuari: Kjo qeveri nuk ka bërë asgjë, duke nisur nga shkelja e të drejtave ndërkombëtare

Bie zjarr në Malin e Çipinit, era e fortë favorizon përhapjen e flakëve

Qytetarët nisin marshimin drejt Kryeministrisë:Ju erdhi fundi

Protesta zhvendoset në Mynih, qytetarët kërkojnë dorëheqjen e kryeministrit Rama

Po trafikonte 11 kilogramë kokainë, arrestohet një shqiptar në Itali

Berisha: Gjesti i Ramës për fëmijën autik tregon se është një birbo

Berisha: Guvernatori dhe Banka e Shqipërisë kanë përgjegjësi të madhe për heshtjen e tyre

Berisha: Do ndërmerren hapa të tjera të rëndësishëm që shqiptarët të kenë një PD të ripërtërirë

Berisha: Pas përfundimit të procesit të brendshëm në PD do të riformulojmë axhendën

Berisha:Narko-euro i ka dhënë një goditje fatale turizmit, ne do ndërmarrim tre hapa për rimëkëmbjen

Nga minimumi jetik te dyfishimi i pagave/ Berisha: Ja tre masat tona për uljen e çmimeve

U mbajt peng për rreth 4 orë nga ish-partneri, momenti kur efektivi i RENEA-s liron 24-vjeçaren

Momenti kur Refit Buzi merr në krah ish-partneren dhe e lë të lirë në cep të rrugës

Berisha: Rama po bën gjithçka për konfrontim, ftoj qytetarët të protestojnë për këtë çështje