LIVE UPDATES
Insights

Tregimi i së dielës nga Agim Xhafka: Magjia e sinemasë

14 Qershor 2020, 05:25 Nga DOSJA
Tregimi i së dielës nga Agim Xhafka: Magjia e sinemasë

TIRANË- Edhe sot korçarët kinemasë i thonë sinema. Kështu nëpër vite. Sa herë përshëndeteshin dhe pyesnin njëri tjetrin,ku ishe, vinte përgjigja: Po në sinema, bre. Unë nuk mbaj mend ditën e saktë kur pashë filmin e parë,por di të them me siguri që sinemaja u bë dashnorja ime qysh ditën që shkela brenda.

Atëhere i thonin “Kinema Morava”. Më parë dhe sot e quajnë “Majestik”. Ndërsa unë ruaj kujtime nga salla e madhe kur rrinim ne populli dhe lozhat,ah ato lozha,ku rrinin drejtuesit e qytetit. Qenë të harkuara, me ballkone të vogla të kërcyera si bythkat e ndonjë çupke të hijshme. Mbanin brenda katër deri tetë karrike. E atje renditeshin sipas sërës qytetaria e Korçës. Nuk kishte film ku ne mos na mbetej koka lart deri sa fikeshin dritat. Ata të llozhave gjoja bënin muhabet mes tyre, por ama koka u zgjatej jashtë parmakut si për të na dëftyer se ishin ata shefat e zotërinjtë tanë.

Sinemaja kishte tre dyer. Në ditët kur kishte filma që biletat avullonin në çast celeshin të treja. Rrinte te kryesorja Kiçi i Gjatë dhe te tjetra Kiçi i Ngjirur. Te e treta sipas rradhës. Ose pastruesja,ose operatori i filmit.

Fati e desh që djalin e Kiçit të Gjatë e kisha në klasë. Ndaj kur sinemaja m’u bë drogë dhe u vara prej saj,shkoja çdo mëngjes te shtëpia e djalit të Kiçit dhe e prisja të shkonim bashkë në shkollë. Por nuk rrija poshtë,ngjitesha deri lart që të më shihte Kiçi,të më njihte e të më tundte kokën kur i thoja,të vij sot te shoh një film? Kaq më duhej dhe qysh në orën 2 e gjysëm zija pozicion te dera. Sa hapej ajo delte Kiçi. Kur nuk më shihte pas pesë minutash i bërtisja. Në se nuk ma varte,i afrohesha dhe e prekja tek xhaketa. Në përgjithësi kur kthente kokën më kapte prej veshi dhe më shtynte brenda duke qeshur. E kështu nëper vite. Përherë në oren 3. Atëhere ishte më qetë, njerëzit ende ishin në punë e salla mbushej thuajse me fëmijë.

Kam parë filma francezë, plot italianë, spanjollë, meksikanë. Më pas erdhën kinezët, vietnamezët, koreanet. Por i shijoja të gjithë,sidomos ata me luftë. Kur nga fundi bëhej beteja finale krejt njerëzia në sallë ishim në këmbë e gati t’i afroheshim bezes së ekranit, ta shqyenim e ta shpallnim veten si çlirimtarë. Fluturoja deri në qiell kur pritej filmi e bërtisja si i dalë mendsh. Apo kori korçar që ishte si me dirigjent kur bërtisnim: “Hajde kanistra!” sapo çifti në film puthej. Edhe bezja valëvitej nga erosi i pak sekondave.

Babai asnjëherë nuk ma uli këtë pasion. Nuk më ndaloi asnjë ditë nga që përditë shihja film. Përkundrazi, sa kthehesha më vinte para krejt familjes t’u tregoja përmbajtjen. Kaq doja dhe me duar e këmbë ua sillja çdo skenë para syve.

-Ti aktor nuk do bëhesh, por shkrimtar me siguri, -thoshte mamaja që shpesh qante kur unë rrëfeja ngjarjet.

Pas ca muajsh që frekuentoja sinemanë donte dhe vëllai të shihte një film. E mora për Zapatën. Ia luta e iu luta Kiçit, por më futi veç mua. Nuk donte per dy nga një familje pa biletë. Atëhere bëra pazar:

-Të hyjë ai e të dal unë.

Qeshi dhe na la të dy. Vëllai mbante kokën veç lart në tavan. Ishte një llampadar me qindra llampa. U çudit dhe u ngurtësua. Kur krisi lufta në ekran nisi të qajë. U tremb shumë. Doja ta qetësoja, por ishte e kotë. Filluan të bértisnin njerëzit:

-Nxirrini jashtë këta kalamaj!

Erdhi Kiçi Zëri e gati zvarrë na pérplasi në bulevard. Aq po ngashérehej vëllai sa  nuk ecte. E hodha në kurriz deri në shtëpi. Por nuk i tregova kujt. Ama shpëtova se nuk kërkoi të vinte më.

Nga sinemaja e qytetit kam plot histori. Ca romantike,ca komike. Në plot filma qaja. Edhe në ata shqiptarë. Më dukej sikur ngjarjet qenë vendosur te familja ime. Ose kur dëgjoja muzikën e filmit”Në shtëpinë tonë” kënduar nga Vace Zela ngashérimi më mbyste. Ndaj e doja filmin. Më jepte emocion, atë mall që nuk e gjeje kund. Veç te sinemaja dhe biblioteka,dy foletë e prehjes sime. Më vjen sot në detaje kur shkova me shoqen time Shpresën në filmin “Çatia”. Bleva vetëm një biletë se aq lekë sigurova. Kur hyra më pa me çudi Kiçi. Ia bëra me sy. Qeshi dhe më gjeti belaja brenda. S’kishte vende të lira. U ul Shpresa, por unë ngela më këmbë. Fat që ajo kishte karriken 1, te fillimi i rreshtit. U mbështeta te muri dhe në vend t’i prekja gishtat siç ëndërroja prej ditësh, i preka… supin.

Ama pata dhe ditë komike. Shfaqej Fanfan Tulipan. E shijova kaq shumë sa afër fundit dola nga salla dhe… u futa te dritaret e reklamave. Doja të rrija atje deri sa të niste shfaqja prapë,pra ta shihja dy herë filmin. Reklamat ishin në fasadën e kinemasë. Nga brenda nuk më shihte Kiçi, por nga jashtë më shihnin qytetarët e Korcës që bënin xhiro aty poshtë te bulevardi.Rrija i frikësuar te posteri i filmit. Kisha zënë fjalën Fanfan, e kisha mbuluar me trup. Lexohej veç Tulipan. Kaq u desh dhe nga ca shokë e të njohur poshtë te turma bërtisnin:

-O Tulipan i Alajdinit, i je fshehur Kicit, mo?

Qeshnin njerëzit,por unë kisha mendjen te filmi. I lumtur që do e shihja prapë. Nuk ua vija veshin talljeve. Dhe ndodhi risia. Brenda ditës një film e pashë dy herë.

Kinemaja ime quhej Morava. Me këtë emër e kam në tru. Por Majestik i shkon në thelb, se filmi është magji. Të trazon mendjet, ndjenjat, zemrën, t’i rrotullon e rrotullon si lavatrice me shpejtësi të madhe e pastaj t’i sjell para e të thotë sistemoji veç të mirat e veç te këqijat. Sinemaja qe tableti dhe celulari i djeshëm. Por me më shumë emocion, lotë, gëzim, mallëngjim e shpresë. Sa mall kam për sinemanë time. Qoftë dhe me emrin “Morava”…

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

blog blog agim xhafka magjia e sinemase tregimi i se dieles agim xhafka magjia e sinemase tregimi i se dieles

Sondazh

Poll
Insights 13 Qershor 2020, 20:32

Artan Fuga: Turi dhe idjotët, çfarë bëri Turi

Turi dhe idiotëtCfarë bëri Turi?Pyetja për Turin në testin e maturës 2020 nuk ishte as e thjeshtë dhe as e vështirë. Ishte thjesht pyetje idiote!Për ata që nuk ...

Insights 10 Qershor 2020, 20:17

Shihemi te brryli!

TIRANË- “Po puna e komisarit ishte lojaaaa”-tha Ndrek Luca në rolin e kapterit kur gënjeu ushtarin besnik te idealit Skënderin.Mjafton të shohësh kulisat a...

Insights 7 Qershor 2020, 12:06

Qeveria e Turpit!

Nuk kanë kaluar veçse pak ditë që  Kuvendi i Kosovës votoi në një kandar farmacie Qeverinë Hoti. Kjo, pasi vetëm me një votë u bë e mundur të arrihej max...

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete

Berisha: Protesta 46-ditore që vazhdon është tërësisht antidiktatoriale

Berisha: Gjithçka zhvillohet sot në rrugë dhe sheshet e Tiranës është një betejë e kauzës

Këshilli Kombëtar/ Berisha prezanton emrat e propozuar për anëtarët e Këshillit të Diasporës

Dua Lipa: Frymëzuese të shoh qytetarët në protestë, ndërkohë që qeveria anashkalon ligjet