LIVE UPDATES
Art&Argëtim

Tregimi “Egla”, nga Moza Boletini

5 Maj 2020, 19:34 Nga DOSJA
Tregimi “Egla”, nga Moza Boletini

TIRANË– Ndodhesha në Spitalin Psikiatrik Nr. 5 në Tiranë, së bashku me vajzën time të vogël Elgën. Kisha shtruar nënën për t’u kuruar nga një sëmundje reumatizmale. Përpara nesh në korridorin e gjatë ecte ngadalë një grua e re dhe mjaft e dobët. Me zor i hidhte këmbët, pandoflat e spitalit ishin të shkatërruara më keq se “Këpucët e Lulit të vocërr”. Nga pas i varrej rrypi i fustanit fanellat. Flokët e saj ngjyrë gështenjë, të rëna mbi supet ishin mjaft të shpupurisura. Kush e di sa ditë kishte pa vënë krehër në kokë. Ecte e fliste me vete.

Mami Elga, mami Elga – u dëgjua një zë fëmije mbrapa nesh.

Gruaja ktheu kokën e saj të lodhur që me zor i a mbanin ato supe të rënë, e u përkul për të pritur dikë. Unë ktheva kokën pas. Një vajzë e vogël topolake me syçka të kaltër e dy gërsheta të verdhë, u shkëput nga dora e të atit dhe vrapoi drejt saj. I u hodh mbi krahë, por e ëma nuk e mbajti dot dhe u rrëzua në dysheme.

Unë vrapova drejt saj për ta ndihmuar. E kapa nga krahët, nga mesi (peshonte sa një pendë) dhe e ngrita. Ishte Elga…mu duk sikur edhe ajo më njohu. U mundua të buzëqeshë pak, vura re gjak në buzën e saj të poshtme, i cili i doli pasi u rrëzua.

Ilir – mundi të belbëzojë emrin tim, duke më ngulur sytë e saj të kaltër, të cilët mu dukën shumë të zmadhuar në ato çaste. Dikush ma tërhoqi nga vetja. Ishte i shoqi, një djalosh trup madh e me mustaqe deri  tek veshët, i cili më pa gjithë inat e kureshtje. Vinte erë alkol.

Babi o babi, ajo teta quhej Elga – po më thoshte ime bijë duke më tërhequr nga dora.

Po, po Elga, Elga…quhej – ia ktheva unë, e pa dashur hyra në kujtimet e mia të rinisë.

* * *

Pasi hipën të gjithë njerëzit që ishin në stacion, autobusi mori kthesën për në Uzinën e auto – traktorëve “enver hoxha”. Ishte kjo një rrugë e gjatë për udhëtarët e zakonshëm, ndoshta edhe e mërzitshme, ndërsa për mua jo. Nuk e di pse, por sa herë që hipja në autobus më pëlqente që rruga prej andej nga isha nisur të mos mbaronte kurrë. Kjo më kishte mbetur që nga fëmijëria, kur me kalamajtë e pallatit bënim xhiro nëpër “Unazë”. Makina private nuk kishte askush ato vite, për afro gjysëm shekulli, përjashto udhëheqësit e lartë komunist që ishin në pushtet.

Ha, ha, ha – nga fundi i autobusit u dëgjuan të qeshurat e forta e të gëzuara të disa vajzave. Të gjithë udhëtarët pranë meje kthyen vështrimin pas. Edhe unë veprova si të tjerët.

Janë gjimnazistet, që bëjnë praktikën një mujore në uzinë – tha fatorino.

Eh! Çupa të reja janë, edhe do qeshin – ofshani një grua veshur pis në të zeza.

Fluturojnë thuaj, u prish rinia – u hodh e tha një tjetër.

Asnjë nuk foli më, ndërsa mua sytë m’u përqëndruan pa pritur tek vajza sy kaltër që më kishte tërhequr vëmendjen edhe disa ditë më parë me çapkënllëqet e saj prej lozonjare. Flokët e saj të gjatë ngjyrë gështenjë ndrisnin nga rrezet e diellit pas xhamit të autobusit. Unë vazhdova ta shikoja, por edhe ajo më pa aq gjatë, sa shoqet e saj lanë të qeshurën e po na shikonin të dyve.

Kur zbritëm tek stacioni i Uzinës e ndalova, e pyeta për emrin, pasi u prezantova edhe vetë më parë. Ajo nuk u largua, bisedoi pak me mua, e ndrojtur, por ndoshta e priste këtë çast.

Ishte fund shkurti, fillim pranvere, lulet sapo kishin filluar të mbushnin lëndinën përreth uzinës, ku ne bënim praktikën një mujore, por vetëm me një ndryshim. Elga ishte maturante në gjimnazin “Ismail Qemali” në Tiranë ndërsa unë vazhdoja vitin e tretë në Fakultetin e Inxhinierisë Mekanike. Një ditë rrugën nga uzina për në shtëpi e bëmë të dy me këmbë, nuk hipëm në autobus. Elga mblodhi rrugës disa lule shumë të bukura, të cilat i thurri kurorë, e më pas unë i’a vendosa mbi flokë.

Dukej si një shtojzavallë. Ashtu e gëzuar, e me kurorë mbi flokë shkoi në shtëpi atë ditë, e ëma kur e kishte parë ishte habitur….

Ditët kalonin pa u kuptuar, ndërkohë Elga për mua ishte bërë më shumë se shoqe. Fillova ta doja. Mbaruam praktikat e filluam studimet që të dy. Bashkë kaluam çaste mjaft të bukura, të cilat do të mbeten të paharruara në jetën time.

Po, po nuk kam për t’i shlyer kurrë nga kujtesa ime, sepse ishte Elga, vajza çapkëne e lozonjare që ngjalli tek unë ndjenjën e parë të dashurisë.

Edhe ajo më donte…!

Kur të mbaronte maturën kishte dëshirë të vazhdonte studimet universitare për gjuhë – letërsi. I pëlqente të shkruante, atë kohë i kisha lexuar edhe disa shkrime tek gazeta “Zëri i Rinisë”, të cilat më patën pëlqyer shumë. Kishte shije të hollë edhe në krijimet e saj, ashtu siç ishte elegante edhe vetë. Unë shpesh e ngacmoja duke e krahasuar me gjilpërën me kokë.

Kur të shtosh edhe nja dy kilogram në peshë – i thoja – do të shpallim edhe fejesën tonë. Dhe ajo në atë kohë filloi të hante shumë brumra që të shëndoshej.

Por njohja e dashuria jonë nuk vajti gjatë. Ajo u nda nga unë, ashtu siç u ndanë petalet nga lulet e tyre, se më pas ato do të jepnin frytin e tyre. Kishte ardhur stina e verës. Kisha dy mbasdite që e prisja Elgën për të shkuar në Teatër, por ajo nuk erdhi. Pas disa ditësh më dërgoi shoqen e saj të ngushtë Valin, që tashmë ishte bërë e pranishme në disa nga takimet tona.

Ilir, Elga nuk do të takojë më – më tha ajo me gjysëm zëri, kokën të kthyer pak anash, e pa më vështruar.

Pse ç’ka ngjarë?? – e pyeta unë i çuditur.

Ajo nuk po fliste.

Mos i ka pëlqyer ai sportisti që i vinte rrotull kohëve të fundit. Ah po ai është, basketbollisti e kampioni i kombëtares, kurse unë një inxhinier hekurash.

Jo Ilir, mos fol ashtu. Elga vazhdon të të dojë ty e vetëm ty. Por asaj …

Valit i ngeci fjala në grykë. Unë e kapa nga dora – Fol çfarë ka ngjarë – i thashë sërisht.

I kanë arrestuar të atin për agjitacion e propagandë  – tha ajo, e u shkëput nxitimthi nga unë.

Çdo gjë ndryshoi tek unë dhe tek Elga. Ne u ndamë. Më mirë të them e ndava unë nga jeta ime. Por nuk kisha si të veproja ndryshe. I ati i u dënua për agjitacion – propagandë kundër pushtetit popullor. Çfarë të bëja unë, të më përjashtonin nga fakulteti? Lufta e klasave ishte prezent kudo, e shumë e ashpër në çdo fushë të jetës. Nëse unë do të martohesha me Elgën do më degdisnin në zonat më të thella të vendit.

Po ku të kishte gabuar vallë i ati i saj!?

Ai kishte qenë arsimtar, mësues matematike, e gjithë jetën në shkollë të mesme. Ishte njeri i mirë, e me kulturë të gjerë, të paktën për të tillë e njihte edhe dajua im, pasi kishin qenë shokë klase në Shkollën Teknike Amerikane “Harry Fultz” në Tiranë. Dhe tani…

Prindët i kisha të dy komunistë, kur i tregova se si qëndronte raporti im me Elgën më ndaluan rreptësisht takimet me atë. Më rekomanduan Mirandën, vajzën e shokut filan …Drejtor Drejtorie në Ministrinë e…Tiranën e kisha të siguruar. U fejava u martova me atë, tani kemi dy fëmijë, djalë e vajzë. Vajzën ma quajnë Elga. Kam bërë edhe disa rrugë të mira jashtë vendit, sigurisht dhëndri i shokut filan…

Po Elga?

Ajo pas ndarjes tonë e arrestimit të të atit u tret e u dobësua shumë. Shkolla e lartë nuk i doli, as shkrime të saj nuk lexoja më në gazetë. Më treguan se nuk i a botonin për shkakun e të atit, si armik i partisë e popullit. Më vinte keq, e doja akoma, por nuk mund të shkatërroja jetën time.

Pasi kishte punuar tre vite me punë të detyruar në Fermën e Tapizës, e disa vite pastruese në Spitalin e Fëmijëve në Tiranë, filloi të punonte në Uzinën e Auto – traktorëve “enver hoxha” në Tiranë. Po pse aty dreqi e mori, apo pse e lidhin kujtimet me mua.

O në fabrikën e pasurimit të qymyr gurit në Valias, ose në uzinen e auto – traktorëve. Punë tjetër nuk ka për ju të deklasuarit e pushtetit – ia kishte prerë nënpunësja e kuadrit të lagjes.

Edhe ajo kishte “zgjedhur” uzinën traktori.

Nuk kishin kaluar as dy vjet, dhe Elga ishte martuar me një djalë që e keqtrajtonte. Ç’katastrofë!

Për  Elgën nuk kishte më pranverë. Punonte tornitore me tre turne në uzinë. Ajo nuk qeshi më si dikur në fund të autobusit, kur dielli i shëndriste flokët e gjatë pas xhamave të qelqtë. Mbas lindjes së vajzës, fëmijës së saj të parë ajo sëmuret rëndë, e nuk e mori më veten. Kishte kaluar në depresion nervor.

Tirane, Albania 1984

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

kulture kulture moza boletini tregimi egla moza boletini tregimi egla

Sondazh

Poll

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete

Berisha: Protesta 46-ditore që vazhdon është tërësisht antidiktatoriale

Berisha: Gjithçka zhvillohet sot në rrugë dhe sheshet e Tiranës është një betejë e kauzës

Këshilli Kombëtar/ Berisha prezanton emrat e propozuar për anëtarët e Këshillit të Diasporës

Dua Lipa: Frymëzuese të shoh qytetarët në protestë, ndërkohë që qeveria anashkalon ligjet