Dita e 49-të e protestës/ Qytetarët zbresin sërish në shesh, kërkohet dorëheqja e kryeministrit Rama: Ju erdh...
Aktualitet
Transport i paligjshëm i emigrantëve, dhunë në familje /Arrestohen 7 persona
23 Nëntor 2021, 15:22Nga DOSJA
TIRANË- Shtatë persona janë arrestuar për vepra të ndryshme penale.
Në pranga është vë një 50-vjeçar, i cili kishte dhunuar gruan e tij. Dy persona të tjerë janë arrestuar pasi u kapën duke drejtuar mjetin në gjendje të dehur.
Në flagrancë është kapur një 38-vjeçar, i cili në bashkëpunim me dy të tjerë transportonin emigrantë të paligjshëm.
Njoftimi i policisë:
Vihen në pranga 7 shtetas, për vepra të ndryshme penale.
Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Nr. 1 bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit G. S., 50 vjeç, pasi ka ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike ndaj bashkëshortes së tij.
Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Nr. 2 bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit F. M., 58 vjeç, pasi është konstatuar duke kryer punime pa leje në një objekt për të cilin kishte një vendim prishjeje.
Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Nr. 4 bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit D. L., 46 vjeç, pasi ka ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike ndaj bashkëshortes së tij.
Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Nr. 5 bënë kapjen e shtetasit A. O., 38 vjeç, i shpallur në kërkim nga DVP Korçë, për veprën penale “Ndihma për kalim të paligjshëm të kufirit”. Ky shtetas, më datë 21.11.2021, së bashku me dy shtetas të tjerë ( të arrestuar në kushtet e flagrancës), janë konstatuar duke transportuar 57 emigrantë të paligjshëm. 38-vjeçari iu dorëzua DVP Korçë, për veprime të metejshme.
Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Vorë bënë arrestimin në flagrancë për veprën penale “Shkelja e rregullave të mbrojtjes në punë”, të shtetasit O. N., 31 vjeç, inxhinier/drejtues teknik në një firmë, pasi në firmën ku ai punon, është dëmtuar gjatë punës një punëtor, shtetasi A. N., 31 vjeç.
Specialistët e Qarkullimit Rrugor bënë arrestimin në flagrancë të shtetasve:
– E. Sh., 34 vjeç, pasi u kap duke drejtuar mjetin, në gjendje të dehur;
– M. Q., 27 vjeç, pasi duke drejtuar mjetin në gjendje të dehur, ka aksidentuar shtetasen Xh. B., 34 vjeçe, dhe më pas është larguar nga vendi i aksidentit.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për veprime të mëtejshme.
ELBASAN– Ndryshon vendi i takimit mes qeverisë së Shqipërisë dhe asaj të Kosovës. Është vendosur që takimi të zhvillohet në Elbasan dhe jo në Durrës,...
TIRANË– 6 persona janë arrestuar në Tiranë, pasi akuzohet se merreshin me kontrabandë mallrash tekstile. Operacioni i zhvilluar sot “Fast Delivery:” ...
BULLGARI – Shtatë të mbijetuarit të aksidentit të tmerrshëm në Bullgari ndodhen jashtë rrezikut për jetën. Ata janë shtruar në spitalin Pirogov në kryeqyt...
Një mësuese në një gjimnaz në kryeqytet ka kërkuar mbrojtje nga ish nxënësi i saj, i cili është fiksuar aq shumë mbas saj saqë lidhi miqësi të ngushtë me të vël...