Protesta për Zvërnecin/ Protestuesit çajnë kordonin metalik, policia i sulmon me ujë. Tubimi shpërndahet në gjithë Tiranën
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Tragjedia me dy viktima në Shëngjin, policia jep detaje: Të gjithë shtetas nga Kosova, tre persona në spital 3 Qersho...
“Ka forca në Shqipëri dhe jashtë që janë kundër”/ Rama: Të rreshtohesh me PS, do të thot&eum...
"Shqipëria është e shqiptarëve"/ Qytetarët mbushin rrugët e Tiranës, kërkojnë anulimin e pr...
GJIROKASTËR- Policia ka bërë të ditur se kanë arrestuar 2 persona në Gjirokastër për transport të paligjshëm të emigrantëve. Arrestimi i 2 personave është pjesë e operacionit policor “Muzgu 5”. Të arrestuarit janë S.D 34 vjeç dhe S.B 25 vjeç. Këta të dy po transportonin 6 emigrantë të paligjshëm drejt Tiranës me një automjet tip “Volkswagen”. Kapja e këtyre personave u bë e mundur për me ndihmen e Policisë së Gjirokastrës, Policinë Kufijtare dhe shërbimet e FRONTEX-it.
Njoftimi i policisë:
Gjirokastër
Finalizohet me sukses operacioni policor i koduar “Muzgu 5”. Operacioni nga Seksioni i Hetimit të Trafiqeve në DVP Gjirokastër, në bashkëpunim me Policinë Kufitare dhe shërbimet e FRONTEX-it, për goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e dhënies ndihmë shtetasve të huaj për kalim të paligjshëm të kufirit, kundrejt fitimit. U kapën duke transportuar emigrantë të paligjshëm, vihen në pranga 2 shtetas. Sekuestrohet një automjet. Seksioni i Hetimit të Trafiqeve në DVP Gjirokastër, në bashkëpunim me Policinë Kufitare dhe shërbimet e FRONTEX-it, ka organizuar dhe finalizuar me sukses operacionin policor “Muzgu 5”, si rezultat i të cilit u bë arrestimi në flagrancë i shtetasve S. D., 34 vjeç, banues në Maminas, Durrës dhe S. B., 25 vjeç, banues në Kuçovë. Specialistët e Seksionit të Hetimit të Trafiqeve të paligjshme në DVP Gjirokastër, në bashkëpunim me Policinë Kufitare dhe shërbimet e FRONTEX-it, në bazë të informacioneve të siguruara në rrugë policore se përgjatë aksit rrugor Kakavijë-Gjirokastër, do të transportoheshin emigrantë të paligjshëm, kanë organizuar punën dhe kanë bërë të mundur arrestimin në flagrancë të shtetasve S. D. dhe S. B, të cilët u kapën në afërsi të fshatit Vanistër, duke transportuar në bashkëpunim me njëri-tjetrin, 6 emigrantë të paligjshëm, në drejtim të Tiranës, me mjetin tip “Volkswagen”. Në cilësinë e provës materiale u sekuestrua automjeti. Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Gjirokastër, për veprime të mëtejshme.
(I.A/dosja.al)
1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:
LEZHË- Policia ka bërë të ditur se kanë proceduar penalisht 4 persona pasi po transportonin lëndë drusore pa dokumentacion përkatës. Ndalimi i mjeteve që p...
LEZHË– Gjergj Gjini, personi që plagosi Hilë Gjinin në Lezhë është lënë në burg nga Gjykata e Lezhës. Vendimi është marrë gjatë seacnës së zhvilluar ...
TIRANË– Sipas gazetarit Artan Hoxha në atentatin ndaj Preng Gjinit është përdorur një ekzekutor i huaj. I ftuar në “Opinion” përballë ministrit Sandë...
TIRANË– Banorët e Durrësit kanë dalë ditën e sotme në protestë para SPAK pasi kanë një vit që presin ekspertizën e pallatit që ka pësuar dëmtime nga tërmet...
TIRANË– Policia e kryeqytetit ka vënë në pranga shtatë persona të cilët kanë kryer vepra të ndryshme penale.Si rezultat u bë arrestimi në flagrancë i shte...
TIRANË– Gazetarja Klodiana Lala ka publikuar një dokument sipas të cilit, Preng Gjini që iu bë atentat në Tiranë, është i dyshuar si autor i vrasjes ...
TIRANË– Një aksident ka ndodhur në Mamurras ditën e sotme aty ku dy persona janë plagosur pasi u përplasën me një motor.Drejtuesi i motorit humbi kon...
TIRANË-Operatori i Shërndarjes së Energjisë ka njoftuar qytetarët që ditën e sotme do të ketë ndërprerje të energjisë në katër zona të kryeqytetit.Puna në ...
SHBA– Pasi u përdor terapeutikisht për mijëra vjet, Kombet e Bashkuara kanë njohur përfundimisht vlerën medicinale të kanabisit dhe e ka hequr atë nga një listë...