LIVE UPDATES
Sport

Trajneri Edi Reja: “Do të luajmë vetëm për fitore ndaj Kazakistanit”

14 Nëntor 2020, 16:19 Nga DOSJA
Trajneri Edi Reja: “Do të luajmë vetëm për fitore ndaj

Trajneri i Kombëtares kuqezi Edoardo Reja, ka dalë sot në konferencën zyrtare për media, para ndeshjes kundër Kazakistanin, e vlefshme për Nations League. Duke iu përgjigjur interesit të medias, trajneri Reja u shpreh se fokusi i tij kryesor është ndeshja e parë ndaj Kazakistanit. Trajneri, më tej shtoi, se pavarësisht mungesave në skuadër, ekipi i është përgjigjur mirë në ndeshjen testuese dhe ka besim se në dy ndeshjet e ardhshme skuadra do të prodhojë si në ndeshjet e shkuara. Trajneri Reja iu përgjigj edhe pyetjeve të gazetarëve të pranishëm në konferencën për shtyp.

– Në miqësoren me Kosovën keni marrë rezultate pozitive nga një pjesë e mirë e lojtarëve. Jua vështirëson kjo punën për të vendosur edhe formacionin për ndeshjen me Kazakistanin?

– Sigurisht, vështirësia në këtë pjesë dihet, por unë i kam bërë zgjedhjet e mia me lojtarët që kam grumbulluar. Tashmë për fat të mirë kemi edhe Gjasulën që i është bashkuar grupit. Edhe Cikalleshi do të jetë i gatshëm, pasi pati probleme fizike para ndeshjes me Kosovën. Sigurisht, jam i lumtur pasi kam arritur të nxjerr disa konkluzione nga miqësorja me Kosovën. Jam i kënaqur jo thjesht për rezultatin por jam i kënaqur dhe me paraqitjen që bënë disa nga lojtarët, pra qoftë debutuesit, të cilët për mendimin tim treguan vlera dhe them që mora atë që prisja, pra mora disa sinjale mjaft të mira për sa i përket të ardhmes. Siç dihet ne punojmë edhe për skuadrën e të ardhmes. Sigurisht miqësoret janë për lojtarët e rinj, që ti të mund të provosh lojtarët e rinj. Jam i kënaqur jo vetëm për rezultatin siç thashë por arrita edhe në disa konkluzione që do më vlejnë shumë.

– Mister, me përjashtim të miqësores me Kosovën, Kombëtarja nuk ka arritur të shënojë asnjë gol në tri ndeshje zyrtare. Si mendoni ta zgjidhni problemin e golit?

– Në momentin që del përpara portës, ne duhet të jemi gjithmonë konkretë. Trajneri ka për detyrë të përgatisë ndeshjet dhe fakti që skuadra ka pasur raste për shënim, do të thotë që është bërë një punë e mirë. Por sigurisht, na ka munguar pak edhe fati në këtë drejtim. Është e vërtetë që kemi pasur shumë raste, por tani duhet të jemi më të kujdesshëm përpara portës dhe të shënojmë gola dhe sigurisht duke fituar që të arrijmë objektivin tonë që është vendi i parë në grup. Uroj që të jemi shumë konkretë përpara portës dhe uroj që ato rastet e humbura që kemi pasur në ndeshjet e kaluara, t’i shlyejmë këtë herë dhe djemtë t’i kenë ruajtur golat për këto dy ndeshje, që vlejnë shumë.

– Mister, moduli i përdor nga ju, 3-5-2 është kritikuar shpesh, por edhe zëvendësimet dhe levizjet e shpeshta në formacion. Në këto dy sfida dhe kryesisht me Kazakistanin, do ketë ndryshime në formacion, do jenë lojtarët të cilët kanë më tepër eksperiencë?

– Nuk është aq thjeshtë të ndryshosh skemat. Unë e kam nisur rrugëtimin në këtë kompeticion me këtë skemë, kam punuar me këtë skemë dhe sigurisht që kam besim sepse rezultatet deri-diku më kanë dhënë të drejtë në fushën e lojës. Nuk është aq thjeshtë të ndryshosh, sepse nuk mund të ndryshohet skema çdo të diel apo ndeshje pas ndeshje. Unë kam disa lojtarë, te të cilët kam krijuar siguri dhe kam bindjen që mund të japin maksimumin me këtë skemë dhe do vazhdojmë kështu. Është e rëndësishme të marrim maksimumin në këto dy ndeshje. Pastaj me të mbaruar këto dy ndeshje, mund ta rishikojmë, nuk është se jam i fiksuar pas kësaj skeme. Në varësi të lojtarëve, ndonjëherë skema zgjidhet ashtu. Lojtarët janë të motivuar dhe unë uroj të marrim maksimumin në këto dy ndeshje.

– Më tepër se edhe te skema, ishte ideja edhe te ndryshimet e shpeshta në formacion. Pra, luan Roshi, pastaj Lenjani, pastaj një alternativë tjetër.

– Unë zakonisht marr 20 lojtarë dhe kam dy lojtarë për çdo rol, por në fund pastaj vetëm njëri prej tyre do të luajë në fushë. Lojtarët që unë kam grumbulluar apo aktivizuar, më kanë krijuar njëfarë sigurie gjatë gjithë kësaj kohe dhe kanë bërë paraqitje të mira. Ndonjëherë kemi marrë rezultate pozitive, ndonjëherë nuk kemi marrë edhe rezultatet që kemi merituar, por këto janë gjëra që ndodhin. Sigurisht, do të doja të kisha marrë pikë dhe fitore ndaj Kazakistanit dhe Lituanisë, por për mënyrën si shkuan gjërat, nuk arritëm të merrnim maksimumin e mundshëm. Por tani jemi të detyruar të fitojmë këto dy ndeshjet e mbetura që të arrijmë objektivin tonë. E kam thënë dhe herë të tjera, nuk ka ndeshje të lehta, nuk ka kundërshtarë të lehtë, janë të gjithë skuadra të organizuara. Ne mbetemi favoritë sigurisht. Lojtarët që kanë luajtur më përshtaten më shumë në zgjedhjet që kam bërë në ndeshje. Do të doja të fokusoheshim te ndeshja me Kazakistanin, tashmë e njohim më mirë. Kemi bërë një ndeshje muajin e kaluar. E dimë ku janë pikat e tyre të forta dhe të dobëta. Unë shpresoj të paraqitemi mirë dhe të arrijmë objektivin tonë për të marrë këto tre pikë, pastaj  do kemi mundësi të flasim edhe për ndeshjen me Bjellorusinë.

– Mister, si është kontrata juaj me FSHF? A keni firmosur, apo ndeshja juaj varet nga këto dy ndeshje?

– Aktualisht kam një kontratë me Federatën Shqiptare të Futbollit për të drejtuar Kombëtaren. Sigurisht unë dua të vazhdoj, por siç e dini, çdo trajner është gjithmonë i varur nga rezultatet që arrin të marrë në fushën e lojës. Sigurisht, nëse Federata do jetë e kënaqur me punën time dhe me rezultatet kemi marrë, me shumë dëshirë do të vazhdojmë. Kemi pasur disa probleme rrugës, për shkak të pandemisë që na krijoi shumë vështirësi, në programin që ne kishim, duke mos na lënë të punojmë. Por jemi përpjekur të bëjmë maksimumin për të ndërtuar ekipin e së ardhmes. Siç e thashë pra që nëse nuk ke rezultate, një trajner apo edhe unë mund të jem në vështirësi. Por dëshira ime është që të vazhdoj. Nuk është se jam i lidhur me Federatën apo me Kombëtaren, nuk është thejsht çështje kontrate, jam i lidhur me një kontratë por nuk është çështje te paratë. Mua më intereson ky projekt dhe kam shumë dëshirë të vazhdoj në këtë mënyrë.

– Nesër është ndeshja me Kazakistanin. Cili prej reparteve ju shqetëson më tepër?

– Sigurisht që kemi mungesa në mbrojtje, por për fat të mirë rikthehet Ismajli, i cili është një siguri në mbrojtje. Gjithashtu do kem në dispozicion plotësisht edhe Gjimshitin, të cilin e pata lënë pushim për shkak se ka pasur shumë ngarkesë me klubin gjatë kësaj kohe. Por është stërvitur normalisht dhe tani është plotësisht në formë. Pra pak a shumë, mbrojtjen e kam të zgjidhur, pavarësisht se kemi mungesa të rëndësishme. Patjetër që ka vështirësi, por uroj që të bëjmë një paraqitje të mirë edhe me këto lojtarët që kemi. Në sulm po bëj disa zgjedhje, do përpiqemi të përmirësohemi dhe në rastin konkret ndaj Kazakistanit e dimë që do të jetë e vështirë, sepse është një nga ato skuadra që luan me shumë lojtarë mbrapa. Pra është shumë e vështirë të çash një mbrojtje që rri gjithë kohës e pozicionuar me një numër shumë të madh lojtarësh në vijën e fundit. Kazakistani përdor skemat 3-5-2 apo 3-4-3 dhe ne do na duhet të luajmë me shumë shpejtësi. E thashë pra, te pjesa e mbrojtjes e kemi njëfarë garancie, e treguam edhe në ndeshjen me Kosovën, që kemi zgjedhje dhe jemi në rregull. Në mesfushë e lart kemi pak vështirësi, por gjithsesi ne kemi arritur të kemi produktivitet në ndeshjet e fundit pavarësisht se na munguan golat. Por në pjesën tjetër të ndeshjeve të kaluara, ne nuk kemi vuajtur por kemi arritur të shkojmë kollaj te goli.

– Presioni që krijohet për të fituar patjetër ndeshjen me Kazakistanin, mendoni që mund të ndikojë te lojtarët?

– Nuk është problem pjesa e presionit. Unë mendoj që duhet presion, sepse pa presion është shumë e vështirë që t’i vësh lojtarët në kushtet e duhura në fushë. Është diçka që duhet. Në momentin që ne kemi ulur përqëndrimin në ndeshjet e kaluara kemi pasur rezultate negative, apo kemi gabuar. Kështu që unë mendoj se presioni bën mirë. Unë ndihem mirë që kam lojtarë me eksperiencë dhe që i njohin këto lloj situatash dhe janë mësuar me këtë klimë dhe e dinë se çfarë është përqëndrimi dhe çfarë është të luash në këto nivele. E kam thënë shumë herë që më vjen keq për pjesën e tifozëve që nuk do t’i kemi. Po t’i keni vënë re në ndeshjet e fundit të kombëtareve që janë luajtur në Europë, ka pasur rezultate të çuditshme, sepse mendoj unë për një fakt të thjeshtë, nuk ekziston më faktori fushë, pra si të luash brenda, si të luash jashtë, është po e njëjta gjë.  Dhe më vjen shumë keq që ne nuk do të kemi ndihmën e tifozëve në këto dy ndeshje.

– Çfarë përshtypjesh kanë lënë Balaj dhe Seferi në ndeshjen me Kosovën dhe pas asaj ndeshje meritojnë vendin e titullarit të dy, në ndeshjen kundër Kazakistanit?

– Balaj dhe Seferi bënë një paraqitje të mire, por janë lojtarë të ndryshëm. Unë tashmë kam edhe Cikalleshin në gatishmëri për këto dy ndeshje, pra mund të them që kam katër lojtarë që janë pak a shumë i njëjti nivel dhe mund të luajnë të katër. Sigurisht do zgjedh ato që janë më në formë, por unë nuk kam vendosur akoma sa i përket pjesës ofensive. Të shohim në stërvitje, ata e dinë se çfarë mendoj unë. Unë i njoh shumë mirë, janë gati të katër, por duhet të bëj edhe zgjedhje duke pasur parasysh kundërshtarin që kemi përpara. Pra, Kazakistani është diçka tjetër, Bjellorusia diçka tjetër. Dhe unë duhet të bëj zgjedhjet e duhura, në bazë të rivalëve që ne do të kemi përballë,” deklaroi trajneri i kuqezinjve të Kombëtares, italiani Edoardo Reja gjatë konferences për shtyp.

B.T (Dosja.al)

 

 

 

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

sport sport bjellorusia cikalleshi kapiteni berisha kazakistani kombetarja konferencë për shtyp kuqzinjte nations league bjellorusia cikalleshi kapiteni berisha kazakistani kombetarja konferencë për shtyp kuqzinjte nations league

Sondazh

Poll
Sport 14 Nëntor 2020, 11:23

Prishen me forcë zgjedhjet te peshëngritja

TIRANE – Ka dështuar Asambleja Zgjedhore e Peshëngritjes për shkak të tensionmeve dhe situatës së krijuar nga ish-kandidati dhe ish-presidenti Elez Gjoza, së ba...

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete

Berisha: Protesta 46-ditore që vazhdon është tërësisht antidiktatoriale

Berisha: Gjithçka zhvillohet sot në rrugë dhe sheshet e Tiranës është një betejë e kauzës

Këshilli Kombëtar/ Berisha prezanton emrat e propozuar për anëtarët e Këshillit të Diasporës

Dua Lipa: Frymëzuese të shoh qytetarët në protestë, ndërkohë që qeveria anashkalon ligjet