Protesta për Zvërnecin/ Protestuesit çajnë kordonin metalik, policia i sulmon me ujë. Tubimi shpërndahet në gjithë Tiranën
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Tragjedia me dy viktima në Shëngjin, policia jep detaje: Të gjithë shtetas nga Kosova, tre persona në spital 3 Qersho...
“Ka forca në Shqipëri dhe jashtë që janë kundër”/ Rama: Të rreshtohesh me PS, do të thot&eum...
"Shqipëria është e shqiptarëve"/ Qytetarët mbushin rrugët e Tiranës, kërkojnë anulimin e pr...
LIBI – Mjekët pa Kufij (MSF) kanw raportuar se dhjetë persona u gjetën të vdekur në kuvertën e poshtme të një varke druri të ngarkuar rëndë jashtë kapaciteteve në brigjet e Libisë.
Sipas The Guardian, ata që vdiqën të martën u mbytën pas 13 orësh qwndrim në kuvertën e poshtme, ku ndihej një erë e fortë karburanti. Në një operacion të vështirë, më pak se 30 milje detare nga brigjet libiane, ekipi i MSF-së me anijen e kërkim-shpëtimit të Geo Barents arriti në varkën me më shumë se 100 azilkërkues që përpiqeshin të arrinin në Evropë . Të mbijetuarit u thanë shpëtimtarëve se kishte njerëz të grumbulluar në kuvertën e poshtme, të cilët nuk reagonin. Pasi 99 persona, të gjithë duke shfaqur shenja stresi akut dhe traumë, u sollën në bordin e Geo Barents, ekipi i shpëtimit gjeti 10 trupa të pajetë në fund të varkës.
“Na u deshën pothuajse dy orë për t’i tërhequr dhe për t’i sjellë në bord, në mënyrë që ata të mund të kenë një varrim dinjitoz pasi të mbërrinin në breg. Ishte e tmerrshme dhe indinjuese në të njëjtën kohë. Kjo është një tjetër tragjedi në det që mund të ishte shmangur” tha Fulvia Conte, zëvendës drejtuese e ekipit të kërkimit dhe shpëtimit të MSF në Geo Barents.
Abdoulaye, një nga të mbijetuarit e fundit që la varkën, mezi mundi të kuptonte se çfarë kishte ndodhur me bashkëudhëtarët e tij përpara se shpëtimtarët e MSF-së ta ndihmonin të futej në varkën e shpëtimit.
“Më lejoni të shoh trupat e tyre. Këta janë vëllezërit e mi. Ne vijmë nga i njëjti vend, kemi kaluar Libinë bashkë. Më duhet t’u them familjeve të tyre se ata kanë vdekur. Ju lutem më lejoni t’i shoh ata”, ” i tha ai ekipit.
Disave iu desh të identifikonin trupin e një vëllai ose miku që kishte vdekur para tyre disa orë më parë. Linja telefonike e shpëtimit mesdhetare, Alarm Phone, e drejtuar nga vullnetarët, akuzoi autoritetet evropiane për injorimin e thirrjes. Pasi të mbijetuarit u sollën në bordin e anijes së MSF-së, ekipit të shpëtimit iu deshën dy orë për të nxjerrë 10 trupat nga kuverta e poshtme. Në më pak se 24 orë, Geo Barents kreu tre shpëtime në zonat malteze dhe libiane të kërkim-shpëtimit, duke sjellë 186 njerëz të sigurt në bord, duke përfshirë të mbijetuarit nga anija ku 10 vdiqën. Ata që u shpëtuan ishin nga Guinea, Nigeria, Bregu i Fildishtë, Somalia dhe Siria, dhe përfshinin disa fëmijë, më i vogli vetëm 10 muajsh.
(m.k/dosja.al)
Cila mendoni se është alternativa më e mirë:
GREQI – Familja Zhuleku u aksidentua para disa ditësh në zonën e Lamias, në Greqi teksa po udhëtonin me mjetin tip “BMë”, i cili u përplas me një trailer ...
ITALI -Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Sassuolo , në provincën e Modenës në Itali ku një burrë ka vrarë me thikë gruan, vjehrrën 64-vjeçare dhe dy fëmi...
ITALI – I dërguari i BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak, ka zhvilluar ditën e sotme një takim me nënsekretarin italian të shtetit Ben...
BRUKSEL – Ushtria polake arrestoi dhjetëra emigrantë që kaluan kufirin Bjellorusi dhe akuzoi forcat speciale bjelloruse se organizuan operacionin, ndërsa ...
POLONI – Kryeministri polak, Mateusz Morawiecki, ka paralajmëruar se Evropa do të përballet me fluks të “miliona” migrantëve, nëse nuk ashpërsohen politik...
UKRAINË – Presidenti ukrainas Volodymyr Zelenskiy ka vendosur sanksione ndaj 28 punonjësve të shërbimeve speciale ruse, sipas një dekreti të publikua...
KOSOVË – Rreth 72 për qind e fëmijëve në Kosovë janë disiplinuar me dhunë, e cila nënkupton atë fizike, verbale, emocionale, psikologjike dhe ngacmim...
BULLGARI – Daniel Lohrer nga partia bullgare, “Ne vazhdojmë ndryshimin”, ka thënë se nuk është reale të pritet që deri më 14 dhjetor do të ketë marrëveshj...
SHBA – Trupi i një modeleje u gjet i hedhur në një trotuar jashtë një spitali në Los Anxhelos dhe familja e saj beson se vdekja e saj fsheh shumë sekrete ...
GREQI- Dy oficerë policie në Nice të Greqisë janë kafshur nga një qen pitbull me urdhër të personit që do vinin në pranga. Qeni kafshoi në kyçin e këmbës...